Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Pse po shkurorëzohen kosovarët?
Shkaqet duhet kërkuar në një transformim të shpejtë të dhimbshëm dhe shumë dinamik të mbarë shoqërisë sonë, e cila si duket nuk ka qenë e përgatitur për këto sfida dhe për këtë shpejtësi marramendëse të ndryshimeve brenda kësaj kohe kaq të shkurtër!
E mërkurë, 14 Janar 2009 09:23
Nga: Mevlude Zejnullahu
Paslufta e vitit 1999 në Kosovë u ballafaqua me shumë ndryshime të fenomeneve jetësore të cilat ose lindën ose filluan të rriten më shumë. Krahas këtyre ndryshimeve mund të themi se as martesa si institucion nuk u ka rezistuar ndryshimeve që e kanë përfshirë shoqërinë kosovare në përgjithësi.
Prishja e martesës është forma më e rëndë e krizës sentimentale që po prek themelet e martesave të qëndrueshme. Shoqëria jonë duket se po e braktis tabunë, konceptin e martesës unikale të përjetshme. Tani ka tentative për të dalë nga besnikëria e martesës së mbyllur.
Nuk janë vetëm burrat që kanë këtë përgjegjësi, po njëjtë e kanë përgjegjësinë edhe gratë. Ato sot janë më të lira, më të pavarura, fitojnë, studiojnë, udhëtojnë, prandaj edhe mundësit për të "shijuar" jetën sa më shumë janë më të mëdha. Natyrisht, këtij fenomeni i kontribuojnë një mori faktorësh si, trauma e luftës, përgjegjësia e humbur, varfëria, kushtet ekonomike, favorizimi i burrit në të kaluarën, joshja e femrave për nevojën e avancimit të pozitës së tyre ne shoqëri, si dhe dallimet e shumta(sociale, emancipuese, ekonomike, psikologjike) të partnerëve, kanë bërë që fenomeni i shkurorëzimeve të marr një tretman kogja significant në rrjedhat e raporteve tona shoqërore.
Nuk po themi se ky fenomen është alarmues, dhe me vetë faktin se sistemi i vjetër i vlerave dhe i normave akoma neglizhon procesin, por është në konditat e një fenomeni që duhet kushtuar vëmendje si institucionet ashtu edhe shoqëria në përgjithësi.
Në fakt, ky fenomen në sistemin tonë vleror akoma shikohet dhe këndvështrohet më tepër si diçka patologjike pra edhe devijuese se sa një proces normal që i shkon përshtati kohës në të cilën jemi duke jetuar dhe si individ e edhe si shoqëri.
Defekti i një këndvështrimi të tillë qëndron në paragjykimet tona, në trajtimin që i bëhet akoma femrës në shoqëri, në pengesat e shumta që asaj i bëhen në procesin e emancipimit, si edhe në pamundësinë e saj që të imponohet jo si objekt (politik, sa për sy e faqe si dekor i ndonjë subjekti të caktuar qoftë ai qeveritar apo opozitar, si është aktualisht?!) apo si subjekt: (politik ku kishte me ndihmuar shumë futja e saj në vendimmarrje) aktiv e cila me përgatitjen e saj profesionale dinë dhe mund të ushtrojë shumë veprimtari të cilat meshkujt aktualisht i bëjnë.
Do thënë që dukuria e shkurorëzimeve, në rastin e Kosovës për mendimin tonë përmban shumë specifika të cilat vetëm teoria e etiketimit do të mund t`i identifikonte si të tilla. Sepse, të gjitha rastet e shkurorëzimeve kosovare dallojnë prej njëri tjetrit dhe secili ka arsyet dhe argumentet e veta, pra, nuk mundet asnjë faktorë të determinojë "faktorin" e vetëm që mund të shkaktojë shkurorëzimin, të nxjerr përfundimin bie fjala se ky ose ai faktorë është shkaku i vetëm që e bëri një qift te shkurorëzohen!
Gjithmonë do të ketë shkaqe të larmishme dhe të shumta sa që as çiftet e shkurorëzuara nuk mund të definojnë vetëm një shkak-faktorë. Por, nëse u adresohemi faktorëve tanë empirik kosovar, kuptojmë që ata janë pak a shumë specifik edhe me vetë faktin se edhe rrethanat në të cilat është "ngritur" apo është sistemuar institucioni i familjes kosovare ka qenë i tillë. Pra, shkaqet duhet kërkuar në një transformim të shpejtë të dhimbshëm dhe shumë dinamik të mbarë shoqërisë sonë, e cila si duket nuk ka qenë e përgatitur për këto sfida dhe për këtë shpejtësi marramendëse të ndryshimeve brenda kësaj kohe kaq të shkurtër !
Si shoqëri e tranzicionit, padyshim qasja e tepruar ka të ngjarë që ka ndikuar shumë në marrjen apo absorbimin e vlerave: të pavarësisë ekonomike aty për aty të femrës sonë, të shpresës së punësimit të shpejtë (një lokomotive që pavarëson padyshim atë dhe e bënë personalitet aktiv në shoqëri) si dhe aktivizimin e saj në vendimmarrje ku aji është "mbretesha" e vetvetes.
(Autorja është gazetare e diplomuar dhe vijon studimet bachelor në Sociologji. Komentet mund t`i dërgoni në: [email protected])