Pse nuk duhet të vishni xhinse të ngushta…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1435059501xhinse-ngushta.jpg


Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja, paralajmërojnë doktorët. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim të nervit të këmbës dhe mjekët i prenë xhinset e ngushta për të patur mundësi për lehtësim.

Këto lloj xhinsesh kanë qënë në modë për shumë vite, por ekspertët kanë paralajmëruar se mund të dëmtojnë muskujt dhe nervat e këmbëve.


“The Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry” ka përshkruar rastin në të cilin një 35-vjeçare humbi kontrollin, pasi këmbët e saj u frynë.

Gruaja kaloi disa orë duke ndihmuar familjarët e saj që po zhvendoseshin me shtëpi. Pas pak, ajo nisi të ketë vështirësi në të ecur dhe nuk i ndjente më këmbët e saj.

Pasi u rrëzua ajo u përpoq të ngrihej përsëri, por e pamundur. Disa orë më vonë gruaja u dërgua në spital, ku doktorët i prenë xhinset dhe panë se muskujt e saj dhe nervat ishin dëmtuar.

Doktorët besonin se ajo ishte në kushtet e një sindromi të sjelljes, një sindrom që shkaktohet nga rritja e presionit në një hapësirë të mbyllur të trupit e që për pasojë shtyp nervat. Pasi i prenë xhinset doktorët, muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish.

Doktorët kanë paralajmëruar gjithashtu më herët për të mos veshur taka të larta dhe xhinse të ngushta, pasi këpucët e tilla rrisin presionin në legenin e trupit, dhe xhinset rrezikojnë dëmtimin e nervave.

/ Top Channel
 
Titulli: Pse nuk duhet të vishni xhinse të ngushta…

Epo pa xhinset e ngushta e pa takat e larta si do ja bejen kto gocat te na ekspozojen nje cik bycen me forma looooool
 
Titulli: Pse nuk duhet të vishni xhinse të ngushta…

Mos vishni xhinse me zor dhe qe s'ju bejne thuaj....vishni xhinse ne masen tuaj!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top