Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?



Kosi është ushqimi që dietologët sugjerojnë se duhet ngrënë çdo ditë. Ka shumë vlera si dhe elementë apo ushqyes të lartë. Për më tepër, lufton gripin, mund të jetë një vakt me vetë dhe redukton kile.


I nevojshëm për organizmin

Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit që i nevojitet organizmit të njeriut. Ai është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut. Nëse ndiheni me stomak të fryrë, konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë do t’ju lehtësonte shumë, pasi redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta. Kosi mund të përdoret në çdo vakt. Në mëngjes dhe në darkë janë vaktet që dietologët sugjerojnë më tepër.

Lufton gripin

Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit. Specialistët kanë theksuar se këto baktere mund të përdoren në sprajtët e hundës, në sapunët e lëngshëm dhe në filtrat e ujit për të penguar përhapjen e virusit të gripit. Ai mund të shoqërohet edhe me vitamina C, si fruta apo limon, që po ashtu ndihmojnë në luftën kundër gripit. Por kjo duhet bërë vetëm, nëse jeni në gjendje gripi.

Ndihmon në dobësim dhe më tepër

Kosi mund të përmbajë fruta, proteina, dhe elementë fermentues që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete. Të ngrënit e kosit për një periudhë të gjatë mund të jetë e vështirë, por organizmi nuk ka probleme. Kjo sipas disa studimeve të bërë në vitin 2009.
Për të çliruar energji të mjaftueshme konsumoni deri në 12 filxhanë në ditë. Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjera. Kosi është zëvendësues i mirë dhe më se i shëndetshëm.
Kosi përmban për më tepër, probiotik, të cilët gjenden në zorrë. ثshtë zbuluar se ushqimi i rëndë dhe veçanërisht ai fast food (ushqimi i shpejtë) arrijnë të zvogëlojnë probiotikun. Edhe përdorimi i antibiotikut madje e redukton këtë lloj substance. Kosi është një burim i shëndetshëm i probiotikut në shumë prej rasteve, kur ai bëhet vetë. Nëse blihet, elementë të tillë edhe mund të hiqen gjatë prodhimit.

Kosi më fruta, një vakt më vetë

Kosi me fruta është po aq me vlerë sa dhe kosi natyral. Megjithëse në përbërjen e tij ka fruta dhe më tepër sheqer, ai mund të përdoret si vakt më vete. Sigurisht nëse jeni me grip, ai që do të luftonte vërtet virusin është kosi natyral. Merrini me fruta të ndryshme duke konsumuar më tepër se një. Për fëmijët ai është njëlloj i shëndetshëm. //keshilla
 
Pe: Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

Kam pas ngrene shume kosa frutash sa erdhi nje dite dhe mu merziten.....tani me pelqejne shume kosat e ngrire dhe nga kta blej shpesh :)

img_7743.jpg
 
Titulli: Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

Besoj se behet fjale per kos te fresket (kos fshati :D)
Per dobesime eshte shume e vertet, jep efekte.

images
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

O lover per cilin kos e ke fjalen:

ate me qumesht deleje, lope apo dhie:merzitje:
 
Titulli: Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

Kosi më fruta, një vakt më vetë

Kosi me fruta është po aq me vlerë sa dhe kosi natyral. Megjithëse në përbërjen e tij ka fruta dhe më tepër sheqer, ai mund të përdoret si vakt më vete. Sigurisht nëse jeni me grip, ai që do të luftonte vërtet virusin është kosi natyral. Merrini me fruta të ndryshme duke konsumuar më tepër se një. Për fëmijët ai është njëlloj i shëndetshëm.


kjo eshte perfekte immmmm .
 
Titulli: Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë?

Kiterr, per kos t'katunit / t'fshatit, jo ksi me sheqer e qa po jon :lol:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back