Kresha
A pretty face can never trick me
Kosi është ushqimi që dietologët sugjerojnë se duhet ngrënë çdo ditë. Ka shumë vlera si dhe elementë apo ushqyes të lartë. Për më tepër, lufton gripin, mund të jetë një vakt me vetë dhe redukton kile.
I nevojshëm për organizmin
Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit që i nevojitet organizmit të njeriut. Ai është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut. Nëse ndiheni me stomak të fryrë, konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë do t’ju lehtësonte shumë, pasi redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta. Kosi mund të përdoret në çdo vakt. Në mëngjes dhe në darkë janë vaktet që dietologët sugjerojnë më tepër.
Lufton gripin
Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit. Specialistët kanë theksuar se këto baktere mund të përdoren në sprajtët e hundës, në sapunët e lëngshëm dhe në filtrat e ujit për të penguar përhapjen e virusit të gripit. Ai mund të shoqërohet edhe me vitamina C, si fruta apo limon, që po ashtu ndihmojnë në luftën kundër gripit. Por kjo duhet bërë vetëm, nëse jeni në gjendje gripi.
Ndihmon në dobësim dhe më tepër
Kosi mund të përmbajë fruta, proteina, dhe elementë fermentues që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete. Të ngrënit e kosit për një periudhë të gjatë mund të jetë e vështirë, por organizmi nuk ka probleme. Kjo sipas disa studimeve të bërë në vitin 2009.
Për të çliruar energji të mjaftueshme konsumoni deri në 12 filxhanë në ditë. Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjera. Kosi është zëvendësues i mirë dhe më se i shëndetshëm.
Kosi përmban për më tepër, probiotik, të cilët gjenden në zorrë. ثshtë zbuluar se ushqimi i rëndë dhe veçanërisht ai fast food (ushqimi i shpejtë) arrijnë të zvogëlojnë probiotikun. Edhe përdorimi i antibiotikut madje e redukton këtë lloj substance. Kosi është një burim i shëndetshëm i probiotikut në shumë prej rasteve, kur ai bëhet vetë. Nëse blihet, elementë të tillë edhe mund të hiqen gjatë prodhimit.
Kosi më fruta, një vakt më vetë
Kosi me fruta është po aq me vlerë sa dhe kosi natyral. Megjithëse në përbërjen e tij ka fruta dhe më tepër sheqer, ai mund të përdoret si vakt më vete. Sigurisht nëse jeni me grip, ai që do të luftonte vërtet virusin është kosi natyral. Merrini me fruta të ndryshme duke konsumuar më tepër se një. Për fëmijët ai është njëlloj i shëndetshëm. //keshilla