Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pse infromacioni për mediat nga zyrat e partive shkon i gatshëm ?

Shëmbullin më të mirë e jep një video e hedhur në yuotube , ku tregon se si akuzohet kandidati i Tiranës nga PD Lulëzim Basha, vrasës etj etj . Duhet të jetë diku në ndonjë universitet në Tiranë ky takim. Nuk e di nëse është temë e hapur e kërkova tek zgjedhjet vendore edhe nuk e gjeta nëse është i lutem modit përkatës ta mbyllë. Tani shkon një pyetje :Në sa takime të tilla elektorale ndodhin të tilla ''incidente'' ?
 
Pe: Pse infromacioni për mediat nga zyrat e partive shkon i gatshëm ?

E pash videon ,nderkohe qe le shume per te deshiruar ......ne parim pjesmarja ne fushata eshte fakultative dhe nuk eshte i detyruar askush qe te shkoje dhe te degjoj ''fjalet & premtimet'' e secilit kandidat.

Nese ti apo une apo kushdo qofte tjeter ,ka ankesa ...verejtie ndaj X kandidati ,eshte vota ajo qe e vulos ,me ane te votes perveçse bindjes politike ,shpreh dhe te drejten si qytetar per te patur kandidatin tend ne krye qe perfaqeson bindjet e tua ,ne kete menyre injoron automatikisht kandidatin jo te preferuar.Fjalet e teperta ,epitetet ,apo inatet e shprehura ne kete forme nuk tregojne gje tjeter veçse munges qytetarie.
Ne disa komente ne fb ,lexova se Zonja ne fjale '' ka bere shume mire ,ka ngritur zerin ,keshtu duhet te bejme te gjithe '' ,nuk eshte se jam kundra ,por zerin shprehe me ane te votes te kutia e votimit.
 
Pedagogia akuza publike Bashës: Ti je një vrasës!

TIRANث- Kandidati demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është përballur me akuzat publike të një pedagogeje. Ajo është ngritur në këmbë nga salla dhe e ka thirrur Bashën, “Ti je një vrasës, ke lënë 4 palë jetimë, maskara”.

Incidenti nuk është lënë pa u komentuar nga Basha, i cili u ka bërë thirrje studentëve pë qetësi, ndërsa i është përgjigjur pedagoges, se "këto janë vetëm shpifje".

Njëri prej studentëve ka filmuar pamjet e takimit me celular, duke i hedhur në Youtube, nga ku duket e dëgjohet qartë pedagogia, Flora Hanelli.

Akuzave të pedagoges i janë përgjigjur truprojat e Bashës duke e nxjerrë atë jashtë, ndërsa Basha ka vazhduar fjalën e tij para studentëve i qetë.

Nga videoja e hedhur në Youtube dëgjohet se studentët e kanë duartrokitur fjalën e pedagoges së tyre.

PETAGOGIA PثR NEWS24: JAM KUNDثR KANDIDIMIT Tث NJث MONSTRE
Pedagogia Hanelli në një intervistë ekskluzive për NEWS24 shpjegoi arsyet që e cuan në këtë reagim publik. Hanelli u shpreh se nuk mund të lejonte që vatra e dijes, sic është universiteti të përdoret për fushatë elektorale.
“E para nuk lejoj që të përdhoset ajo vatër, që të përdoret, qoftë edhe nga autoritetet drejtuese të Universitetit Politeknik për fushatë elektorale. E dyta nuk dua që të indroktinohet mendja e studentëve të mij me brockulla elektorale”, shprehet Hanelli.

Në rrëfimin e saj pedagogia tregon edhe njëherë të gjitha akuzat që i tha përballë kandidatit të mazhoranës Lulzim Basha.
“Ja këtë i thashë...Unë jam 28 vjet në këtë vatër iluminimi dhe nuk lejoj njeri ta përdhosë atë, Ti je një vrasës i thashë. Reagimi i tij, ishte i tillë që ndërseu truprojat të vinin të më tërhiqnin mua nga duart, për të më nxjerrë përjashta me dhunë, për të më prerë fjalën. Por, studentët më ndihmuan dhe ata nuk arritën”, theksoi më tej pedagogia.

Pa u trembur zonja Hanelli tha se nuk ka frikë për reagimin e saj, madje shkoi më tej, duke e quajtur kandidimin e Bashës një gabim të madh. Tirana nuk e meriton një mostër të tillë, nënvizoi Hanelli.
“Po të mendonim në cdo hap tonin për të bërë një punë të udhës me frikë, atëherë s’do bënim asnjëgjë. Unë jam banore e Tiranës dhe si banore e Tiranës e quaj një fyerje të madhe kandidimin e kësaj monstre dhe jam plotësisht e bindur që populli i Tiranës do ia tregojë vendin”, deklaroi Hanelli.

(m.Arapi/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 42792.jpg
    42792.jpg
    24.5 KB · Shikime: 12
Pe: Pedagogia akuza publike Bashës: Ti je një vrasës!

Hallall i qofte ... me shume ne Shqiperi jane grate trimeresha sesa burrat :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back