Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pse i quajmë romantikë shkrimtarët që vdesin të rinj?

Pse i quajmë romantikë shkrimtarët që vdesin të rinj?

Mungesë talenti, u tall romancieri holandez, Harry Mulisch, kur fliste për shkrimtarët që vdesin të rinj. Mulisch vetë jetoi 83 vjet dhe shkroi aq libra sa ishte gati gjysma e jetës së tij

Benjamin Moser


kulture-640x629.gif


Mungesë talenti, u tall romancieri holandez, Harry Mulisch, kur fliste për shkrimtarët që vdesin të rinj. Mulisch vetë jetoi 83 vjet dhe shkroi aq libra sa ishte gati gjysma e jetës së tij. Ai ishte shembull i përkryer i këmbënguljes që gjithmonë pohonte se pavarësisht nga mosha e tij fizike, “mosha absolute” e tij – në mendjen e vet kishte mbetur kokëfortësisht veçse 17 vjeç. Dhe nuk kishte të bënte fare me ata që përpiqeshin të përvidheshin në prapaskenë ende pa rënë perdja.

“Pse duhet t’ju shtypë tramvaji kur ju jeni i ri”, -pyeste ai, “ose të merrni goditje nga një meteor? Ku qëndron thelbi i kësaj? Ka njerëz që janë në depresion dhe të frikësuar për të ardhmen, por unë nuk jam nga ata. Dhe të vdes: Jo, nuk është për mua kjo punë. Dhe në kohën kur lëshoi këtë batutë sfiduese, tashmë ishte mplakur. Por nuk e kishte humbur atë forcë olimpike, as vetëdijen e tij se ku qëndron talenti i vërtetë: të mos heqësh dorë.

Ashtu si çdo talent tjetër –ai për të kënduar apo vallëzuar për shembull, edhe talentin për të mos vdekur nuk e kanë për hise të gjithë. Jo të gjithë mund të vallëzojnë dhe jo të gjithë mund të plaken. Por si me çdo talent tjetër, të trashëgosh rrethana të përshtatshme është një gjë dhe të bësh të mundur që dhuntitë e tua të lindura të lulëzojnë është diçka tjetër. Për këtë, vetëm gjeniu më i rrallë mund t’ia dalë pa dhuntinë më kryesore të artistit, që është aftësia për të punuar pa u lodhur.

Puna e palodhur mund të jetë e admirueshme në shumë mënyra. Por ajo kurrë nuk do të jetë romantike. Në këtë pikëpamje, ajo ngjan me paranë. Në të tashmen, paratë dhe puna janë thjesht të dobishme. Në të kaluarën –nëse paraja ka humbur, nëse puna është bërë, ato thjesht mund të bëhen pjesë e një historie. Dhe historitë mund të bëhen romantike: një plantacion që e kujtojmë nën sfondin e letrës së grisur të murit të një pensioni, apo një krijuesi të magjepsur nga muza e tij. Por që t’ia dalin mbanë në jetë, shkrimtarëve u duhen të njëjtat cilësi joromantike që u duhen dhe të tjerëve për jetën e tyre.

Si grua e re e sapombërritur në qytetin e madh, njujorkezja Joan Acocella u miqësua me një grup artistësh “aq të shkëlqyer, të guximshëm”, sa natyrisht mezi priste të shihte se çfarë rruge do të merrnin ata në jetë. Megjithatë, me kalimin e viteve njëri pas tjetrit ata dështuan me premtimet e tyre. Divorcet e këqija, zhgënjimet në profesion, kokaina, ua hëngrën kokën. Ata që mbijetuan, kombinuan famën me virtyte si: durimi, elasticiteti, guximi.

Këto vese dhe virtyte vështirë se bëhen objekt romance. Ne nuk mund ta dimë se çfarë mund të kenë qenë. Ndoshta gjenialiteti i Bajronit, Shelley-it dhe Keats-it për t’u shprehur, do të ishte tulatur nën mungesën e dukshme të cilësive të këqija që përshkruan Acocella. Ndoshta, ashtu si Rembo, ata vdiqën pasi thanë atë që kishin për të thënë.

A do të ishte kjo kaq e tmerrshme? Atletët dhe valltarët e pranojnë se karriera e tyre do të jetë e shkurtër. Por, me apo pa të drejtë, ne e mendojmë të shkruarit si ushtrim shpirtëror, si projekt i barasvlefshëm me jetën e shkrimtarit. Kur një projekt i tillë ndërpritet që në fillim, ai gjithmonë do të ndihet i paplotë, një katedrale e lavdishme, por që i mungon kulmi. Ideja, ashtu si imazhi, është në vetvete shumë romantike. Por mund të ndihmojë për të shpjeguar se çfarë na prek aq shumë te një shkrimtar që ka vdekur i ri.

Një shkrimtar i tillë është mbi të gjitha një qenie njerëzore e vdekur. Dhe për çdo qenie njerëzore, vdekja e hershme është realitet i kobshëm. Nuk është aspak më romantike se tuberkulozi apo sifilizi, sëmundje që dikur mendohej se u jepnin viktimave të tyre një pamje joshëse. Dhe vija e hollë që ndan romancën nga sentimentaliteti është e njëjta që ndan zinë nga sendet pa vlerë; ta kapërcesh atë do të thotë të ngresh lart një vdekje të trishtë, në vend që të kujtosh arritjet e një jete.

Ka diçka groteske në lidhje me gjetjen e romancës tek abuzimi me drogën, aksidentet me makinë, ose sëmundjet veneriane. ثshtë shumë më mirë të admirojnë talentin e vërtetë të shkrimtarit: që ngrihet çdo mëngjes, që shkon te tryeza e punës, që përqendrohet i tëri aty dhe nuk vdes. Shkrimtarëve, si çdokush tjetër, nuk u mungojnë kurrë arsye për të hequr dorë. Dhe një shkrimtar nuk duhet ta kujtojmë për vdekjen e tij, për atë që mund të ketë qenë, por për atë që ai ishte, për atë që arriti të bëhet.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back