Pse Flamuri ynë kombëtar ka shqiponjën dykrerëshe?

Shqiponja eshte nje shpend grabitqar , shume grabitqar , ndoshta me grabitqari i te gjithe shpendve dhe kafsheve te botes .
Eshte simbol i familjes se grabitqareve dhe ne e zevendesojme ate identikisht ne familjen humane , pra jemi simbol i familjes humane , me humanet e humaneve jemi ne.
Ne kete kontest e kuptoj une kete dhe jo ne kuptimin qe meqe shqiponja eshte grabiqtare dhe e kemi ne flamur , o burra te grabitim dhe ne. Jo jo jo , gabim.
Pse dy koka ? Per te pare dhe para nga serbet , por dhe prapa nag greket ,qe dihet qe jane pederaste , pra duhet te ruajm prapanicen .

Do doja te dija se ne ç'vend te Shqiperise jetojne akoma shqiponja .

Kam pershtypjen se jane rralluar shume ose nuk eshte me as dhe nje e vetme .
 
shqiponjame 2 koka tregon se eshte shqiponje e rradhe dhe antike 1 koke eshte barngrenese tjetra mishngrenese
 
legjenda qe njihet sot!

Nje djale i ri ishte duke dal per gjueti ne mal,nje shqiponje qe fluturonte mbi te ndaloi mbi nje dege te thate ne majen e nje mali.Shqiponja ishte me te vertet e madhe dhe mbante ne goje nje gjarper duke fluturuar drejt cerdhes se saj.Djaloshit i ra ne sy shqiponja dhe u ngjit drejt majes se malit dhe kur arrin atje shikon ne fole nje shqiponje te vogel qe luante me gjarperin qe i coi nena.

...por gjarpri nuk ishte i ngordhur dhe papritur ai kerkon te sulmoj shqiponjen e vogel me helmin e tij vdekjeprures,nderkohe djaloshi merr harkun dhe shigjeten e vret gjarprin,pastaj mer shqiponjen e vogel dhe niset drejt shtepis se tij.
papritur djaloshi degjon mbi koken e tij nje zhurme te madhe qe ishte shqiponja nene duke e ndjekur nga lart e egersuar dhe i thot me ze te cjerre:

---pse e ke vjedhur foshnjen time??
---foshnja eshte e imja,sepse e shpetova nga gjarperi qe ti e cove ne fole te pangordhur-thote djali!

shqiponja i thote: ''Nqs ti me kthen foshnjen une do ta shperblej duke te dhen gjithe forcen dhe vigjelencen time'',ti do te behesh i pathyeshem dhe gjithmone do te marresh bekimet e mia! Ne kte menyre djali ja kthen foshnjen.

....Zogu i shqiponjes rritet dhe fluturon gjithe kohes duke shoqeruar djalin,dhe ky tashme ishte i rritur,qe me aftesit e tij te jashtzakonshme te dhena nga shqiponja nene vriste kafshe te egra dhe shpetonte vendin e tij nga armiqte.

....Te habitur nga gjithe keto aftesit e fuqit e tij,njerzit e krahines i dhane kuroren e mbretit dhe e quajten ''shqipetar-qe do te thote ''djali i shqiponjes''
dhe mbreteria e tij njihet me emrin SHQIPERIose VENDI I SHQIPONJAVE!

PS. kjo eshte legjenda qe lidhet me orgjinen e emrit shqipetar dhe arsyes se mbajties se shqiponjes me dy koka ne flamur!

[/B]

Me pelqeu shume legjenda dhe nuk e kisha degjuar .
Kur kam qene kalama kam perjetuar gjysmen e saj ,
ate te fillimit ,por jo fundin se shqiponja qe pash ma tregoj gjarprin
dhe me tha , ja e shikon qe eshte i ngordhur , po i thash ,
epo tani do ja çoj zogut tim ne fole dhe nuk do perseris gabimin e paraardhesve te mi. Bravo shqipe , bravo!
 
Shqiponja Dy krenare,,o mor nga Skenderbeu sepse,,,jo qe ai deshi ta vidhte simbolin,,por sepse ajo ishte simboli qe na pershtatej ne te gjitha aspektet!!!!

nuk e ka mar vetem per te nenkuptuar se ka te bej me katolicizmin,,,por ka patur edhe 98 arsye tjera,,,pastaj edhe me krishterimin lidhet automatikisht,,sepse esht nje simbol qe ka luftuar qe nga fillimi per krishterimin!!!! ne shum kisha te Gjermanis shikon Shqiponjen dykrenare si simbol!!!!!!

filozofia e saj esht e pa par,,gjithashtu edhe pak e ngaterrueshme per tu spjeguar fare qart,,,,duhet te kesh koh per te formuluar filozofin e shqiponjes ne flamurin ton kombtar,,sepse gjithshka lidhet me shifren 2,,,,

2 koka
2 ngjyra,,
tosk dhe geg,,
dy gjini,,,,,,,,finiks dhe shqiponj,,
e shum e shum kuptime te tjera,,,,

qe do mundohem ndonje dit kur te kem me shum koh qe ti shkruaj te gjitha!!!!
 
Me 28 nentor te vitit 1443 garnizoni turk ne kruje u masakrua, flamuri Osman u ul dhe Skenderbeu ngriti simbolin e familjes se tij, nje Shqiponje 2 krenare te vendosur ne nje fushe te kuqe.
 
Mesa kam degjuar thone qe eshte me dy koka pasi jemi vemendshem dhe nuk na i hedh dot njeri, kemi sy edhe prapa kokes, shohim ne veri dhe ne jug... Sna nget dot njeri.
 
arsyeja osht se kur jon kon lufta jan kan dy shqiponja edhe jan bashku krah per krah per me ja rujt shpinen njona tjetres edhe skenderbeu i ka fotografu edhe i ka qit ne flamur
heheh JOKE
 
Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar!


“Flamuri Shqiptar ashtu si dhe gjuha e tij, kanë karakter kozmik, andaj ai duket se është po aq i vjetër sa dhe vet ndërgjegjja njerëzore! Gjithashtu, i gjen të mishëruara brenda simbolit të tij, të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar gjaku i shqiptarëve, nëpër mijëvjeçarët dhe peripecitë e civilizimit të vet të famshëm!”

اdo dukuri, ngjarje, fenomen shoqëror ka origjinën si fillim procesi historik. Kemi këtu parasysh momentin e lindjes dhe shkëlqimit të tij. Pastaj maja e arritjes apo suksesi udhëton nëpër kohë dhe transformohet derisa vjen dhe na gjen ne në ditët e sotme. Natyrisht i nënshtrohet një ndryshimi të pandërprerë, i cili i jep një kuptim të ri, formë dhe domethënie të veçantë. Kur bëhet rezistent, arrin pavdekësinë! Mbetet koncepti qendror, i veçantë dhe më i rëndësishmi!…

Në fakt, këtë shkrim timin, unë dua t’ia dedikoj flamurit tonë kombëtar … Flamuri ynë përbëhet siç edhe dihet prej dy ngjyrave kryesore. Nga e kuqja dhe e zeza! E kuqe është fusha e flamurit! E zeza qëndron në mes, me shqiponjën e famshme dykrerëshe. Pyetja shtrohet se pse duhet të jetë kështu? اfarë mesazhi fshihet për mijëra e mijëra vjet, mbrapa këtyre dy ngjyrave? Nga e kanë origjinën pra, këto simbole? Po ne brezi i sotëm, a mundemi të zbërthejmë kodin e saj të vërtetë?…

Një filozofi e vjetër thotë; “Në qoftë se përpiqet njeriu, për të gjithçka është e mundur”!…

Mbi flamurin shqiptar padyshim në gjatësinë e shekujve është folur, shkruar, dhe komentuar mjaft! Autorë të ndryshëm kanë thënë gjëra të rëndësishme rreth tij. Janë pasqyruar opinione, dhënë argumente, edhe më tutje do të vazhdojnë të bëjnë po kështu! ثshtë padyshim, shumë-shumë e rëndësishme të gërmosh, mbledhësh, flasësh dhe komentosh rreth këtij simboli, sepse është shenja më kuptimplote, si dëshmitari i përjetshëm i origjinës tonë! Historia e tij është krejt e veçantë, siç është e veçantë dhe historia e popullit tonë. Sa i vjetër duhet të jetë ky simbol? Po populli shqiptar, sa i vjetër është? Pikërisht rreth këtij subjekti do të përdridhemi në këtë shkrim…

Le të themi fillimisht, se flamuri ynë kombëtar për të cilin po flasim, ekziston si diçka materiale dhe ka një përdorim të gjithanshëm praktik! Atë mundet ta mbash në dorë, në tavolinë, t’ia u tregosh të tjerëve në takime të ndryshme, si përfaqësi shtetërore, në ceremonitë, në përvjetore festash, ndeshje ndërkombëtare futbolli etj… Por nga përmbajtja, ai është një koncept abstrakt… Ai përfaqëson gjithashtu në mënyrë krejt të sintetizuar; filozofinë, kulturën, traditën, dhe eksperiencën e epokave të tëra… ثshtë dëshmitar i momenteve pozitive dhe negative… Dëshmitar i dorës parë në sukseset, dhe dështimet tona po ashtu… Ai është vetë shpirti ynë! Njerëzit kanë vdekur nën hijen e tij… dhe kanë lindur po ashtu… (dhe jo si ndonjë politikan që papërgjegjësish deklaron për flamurin, sikur të ishte fjala për gruan e tij, duke thënë se, ai është thjesht një leckë)… Por flamuri i “Bijve të Shqipes” nuk është leckë, ai është Shenjti, sepse nëpërmjet tij ne zbulojmë origjinën tonë se nga vijmë dhe që në mënyrë të dukshme na shtyn sot, të vazhdojmë të ruajmë lidhjet tona shpirtërore me Krijuesin!

Shkëputja në kohë

Sot shpesh hasim në pyetje praktike rreth elementëve përbërës të flamurit, si p.sh; se pse fusha është e kuqe? Po shqiponja pse është me dy koka? E të tjera si këto!… Sot gjindja duan të dinë diçka më shumë… Dhe padyshim që ata kanë të drejtë…!

Me gjithë vështirësitë që vijnë prej shkëputjes në kohë prej filozofisë origjinale të të parëve tanë, sidomos në këtë mijëvjeçarin e fundit, unë kam qenë i mendimit se, ja vlen që ta nisësh një mision modest zbulimi, për të nxjerrë në sipërfaqe atë shpirt gjenial dhe të mrekullueshëm që kanë treguar gjatë epokave të kaluara, të famshmit “Bijtë e Shqipes”! Filozofia e jetës së tyre s’ka dyshim që gjendet e pasqyruar, në librat e shenjtë, në shpella, në gurët e varreve, në shkollat dhe universitetet, në librat e shenjtë!… Ata lanë gjurmë kudo ku shkelën, duke kaluar dhe jetuar!… Ata ishin mjeshtra ndërtimesh, njerëz me kurajë të veçantë, optimist të pandreqshëm, dhe mësues të mëdhenj po ashtu!

Luftëtarë të rreptë, që njëherë në një kohë askush nuk ja u pa shpinën! Gjuha e tyre ishte gjuha e Zotit!.. Megjithëse se gjatë tremijë e pesëqindvjeçarit, të cilin po e lëmë mbrapa, ne si komb kaluam tronditje dhe katastrofa të tmerrshme; shkëlqimet dhe rëniet e perandorive më të mëdha të kohëve si ato të Yllirëve, Hittitëve, Persëve, Maqedonasve, Romakëve, apo Bizantit, prapëseprapë mbijetuam!… Dhe padyshim kjo është shenjë e mirë, është shenja e vërtetë e një rizgjimi të madh kolektiv!…

Kishte të drejtë profeti Nostradamus (1503-1566), kur predikonte për ne p.sh; “Shqiptarët ende nuk i kanë luajtur të gjitha kartat e tyre dhe se padyshim ata përsëri do ta habisin gjithë botën në arenën ndërkombëtare”! Robert D’Angely, “Enigma”, bot, Toena, Tiranë, 1998.

Për Yllirët që ishte popullsia e parë dhe origjinale e Evropës dhe për vlerat e tyre në fushën dijes e teknologjisë, historiani i shquar italian, Enzo Gatti, me një ironi krejt të dukshme, theksonte;

“E pra, qytetërimi grek dhe ai romak nuk njihen që ta kenë krijuar, as pëlhurën, as bronzin, as rrotën, as qeramikën, mullinjtë me erë; dhe as grurin, as vreshtat, as ullinjtë, as shkrimin, dhe as rrugët e tulave… Ulliri dhe vreshti, simbole sigurie, paqeje dhe gëzimi, janë krenaria e popujve mesdhetarë: e Albano-Yllirëve”!…

Më poshtë akoma ai vazhdon:”Ky civilizim pati me siguri, shumë shekuj mirëqenie, zhvillimi e paqeje. Shtrirja e tij e gjatë në kohë e tregon qartë këtë gjë. E vetmja njësi matëse e zhvillimit paqësor është prodhimi i punës së njeriut!” Marrë nga, Libri, “Yllirët”, bot i “Bargjini”, Tiranë. 2005.

Për arsye metodologjike, ne do të përdorim për argumente historike edhe disiplina të tjera simotra shkencore, si; Arkeologjia, Matematika, Gjeometria, Gjeografia, Letërsia, Gjuhësia, Filozofia, Folklori, Astronomia, Astrologjia, etj; Kjo gjë na bën pra, që të shkelim brenda territorit të historisë së sotme moderne!

Joseph Campbell u bë në vitet 80, “Babai Shpirtëror” i lëvizjes për zbulimin e të kaluarës sonë mitologjike dhe të interpretimit të saj me konceptet dhe eksperiencën e zhvillimit të shek. XX. Në programin e PBS-së, kanali 13, i intervistuar nga gazetari i shquar televiziv amerikan Bill Moyers, deklaroi; “Mitet janë mbartësit e potencialit shpirtëror të jetës njerëzore” dhe si përgjigje të kësaj thënie në vazhdim, Moyers duke u bashkuar me idenë e tij thekson; “Mitet janë histori, rezultat i kërkimit të njeriut nëpër mijëravjeçarët, për domethënien apo thelbin e të vërtetës”! Të dy ata me argumentet e tyre, në parim kishin të drejtë, por në qoftë se mitet nga e kaluara nuk i përgjigjen nivelit të sotëm shkencor mbi vetveten, dhe natyrës që na rrethon atëherë ato humbasin kredibilitetin për ç’farë flasin! Paul Von Ward, “Solaris Legacy” page xviii, publ, by Inner Eye Books, 1998.

Jo pa qëllim e vura këtë sentencë mbi mitologjinë, sepse ajo është bërë tani gati një nga burimet kryesore informative për një të kaluar tepër të largët. Mitologjia sot siç duket, ka mbetur elementi më rezistent përballë katastrofave të ndryshme natyrore që ka kaluar planeti ynë herë pas here, dhe gjithashtu dallgëve lajthitëse që janë pasqyruar në vetë psikologjinë e njeriut si individ, dhe kolektiv po ashtu!

Diplomati i shquar amerikan i fillimit të shek. XX dhe adhuruesi i shqiptarëve, Georg Fred Williams në artikullin e tij të famshëm “The Shkypetars” botuar fillimisht në revistën autoritative amerikane të asaj kohe “Harper’s Weekly” në vitin 1915, thekson mbi origjinën e shqiptarëve si p.sh;

“Në parahistori, përpara se rapsodët Homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, jetonte një popull me emrin “Pellazgë”… Duke zbritur më poshtë në artikullin e tij, ai vazhdon; “Ndërtimet me gurë të pagdhendur, përballë Partenonit, në Akropolin e Athinës edhe sot e gjithë ditën quhen Pellazgjike”!… Këta banorë të lashtë, që njihen si “Pellazgët Hyjnorë” ndërtuan gjithashtu muret e mëdhenj primitive “Qiklopikë”; (Ato të Phenixit të Delvinës, apo ato të Ulqinit) (shën i imi), që siç e ka theksuar edhe prof. Pokoki, ato janë ngritur shumë kohë përpara se grekët të vinin në jetë”! Dihet që me teknologjinë e gurëve “Qiklopikë” janë konstruktuar edhe piramidat e Egjiptit!

Një paralele e çuditshme, kjo ndoshta për pseudo-historianët, të cilët ende vazhdojnë të manipulojnë me të kaluarën e shqiptarëve. Por edhe më tej, gjatë këtij shkrimi ne do të hasim kalimthi dhe në mënyrë krejt të natyrshme, paralele të tëra të civilizimit Pellazgo-Yllir, me atë të Egjiptit të lashtë të Piramidave, që pothuajse kanë fare pak diference për kohën dhe hapësirën ku janë zhvilluar.

Megjithëse për kushtet e vështira, të cilat ne po kalojmë si komb sot jemi të ndërgjegjshëm, se nuk do të jetë aq e lehtë që të saktësohet koha kur u kryen këto ndërtime, por jo aq e pamundur! Një gjë shihet se është e sigurt, se ato janë ndërtuar prej duarve të mjeshtrave Pellazgjikë (paraardhësit e Shqiptarëve të sotëm), dhe se ato janë ndërtuar në një kohë, tepër-tepër të largët, mijëra-mijëra, vjeçare…

Kulti i Zeusit

Përpara se t’i hyjmë një shpjegimi të mirëfilltë mbi simbolin e shqiponjës dhe se çfarë përfaqëson ajo në flamur, neve na duhet, siç bëhet në raste të tilla që të kthehemi mbrapa në kohë, në kërkim të origjinës, dhe arsyeve se përse ky simbol gjatë epokave, ka kaluar në kaq shumë procese ndryshimi emrash!

Arkeologu i pasionuar dhe atdhetari ynë i madh At Shtjefën Gjeçovi, në studimin e tij mbi Pellazgo-Yllirët shkruante; “Zeusi, kishte tre preferenca të cilat ishin; Lisi që simbolizonte jetëgjatësinë (rreth 1500 vjet), Dhia Amaltia (që njihej për qumështin e saj shërues) dhe shqiponja (zogu simbol i Diellit)”! Nga Libri “Trashëgimi Thrako-Yllire, Vepra, vëll. 2. Prishtinë, 1985.

Nga vinte origjina e këtij kulti, që duket se ka qenë më i vjetri në civilizimin human? ثshtë pikërisht kjo gjë, që historianët e ndryshëm tashmë i janë kthyer me forcë të madhe, dhe po zbulojnë shumë enigma të njeriut dhe peripecitë që ka kaluar ai për ta populluar planetin Tokë!

“Kur martesa e Qiellit me Tokën shfaqesh në kultin e Zeusit, tek Dodona, Priftëreshat e tij atje, këndonin;

Zeusi ishte, Zeusi është, Zeusi do të jetë, O Zeus i madh!

Toka i prodhon të gjitha frutat, nderojeni Tokën si Nënën”!

Këto rreshta të rimuar, të cilat i përgjigjen me një qartësi të çuditshme pyetjeve tona, i mora si shembull nga libri “Një histori pagane e Evropës” me autorët, Prudencë Jones& Nigel Pennick, Publ, by Barnes&Noble Inc, USA. 1995.

Pra siç thamë, kulti i Zeusit, tek shqiptarët e vjetër edhe ata të sotëm dihet që ka dhe zë një vend qendror në trashëgiminë e tij kulturore dhe atë shpirtërore! Megjithëse në literaturën botërore përgjithësisht neve na e servirin atë, si “Perëndia greke” më e rëndësishme e Olimpit, ne pra (shqiptarët) sot mund të themi ndoshta me gjysmëzëri, -”Eh, mendoni çfarë të doni ju, por Zeusi vetë, në të gjitha kohërat ka folur vetëm shqip!

Le të pranojmë pak histori, duke rreshtuar fakte!…

ثshtë krejt e njohur, dhe pranohet nga të gjithë që “Yllirët” dhe “Pellazgët Hyjnorë” e adhuronin dhe i faleshin Zeusit në faltoret e tyre të kultit. Ata ishin “Paganë” mijëra vjet për nga besimi dhe perëndia kryesore për ta në Olimp ishte padyshim Zeusi!… Ai, Zeusi thirrej ndryshe si babai i “Shkreptimave dhe Rrufeve” midis perëndive të tjera në Panteon! Nga literatura paraklasike dhe ajo klasike shembujt janë të pafund. E thënë ndryshe, Zeusi merrte pjesë në çdo aspekt të jetës së tyre:

Për këtë arsye tani po ju afroj dy tablo të shkurtra nga lufta e Trojës, të përshkruara nga dy autorë të ndryshëm, por të famshëm dhe që shkruan në kohë të ndryshme për të njëjtën temë! Paragrafi e parë është shkëputur nga libri i Quintus of Smirna, me emrin “Lufta e Trojës” publ, by, Barnes&Noble. 1996. Duke theksuar fuqinë e Zeusit, të padiskutueshëm në Panteonin e Olimpit, me zërin e tij buçitës, improvizon papritur për lexuesin një skenë paraprake, ku ai Zeusi do të thotë:

“Mësoni, o ju perënditë e Olimpit! Një e keqe e madhe do t’ju vijë nga lufta e

(Trojës) që po ju pret nesër… Ju do të shikoni atje poshtë (në fushëbetejë) fuqinë e kuajve, e cila do të shuhet mbrapa karrove të luftës, dhe gjithashtu nga të dyja palët e ushtrive, që do të qëndrojnë përballë njëra-tjetrës, do të shikoni vdekjen e birit të njeriut! Secili nga ju, pavarësisht nga skenat makabre që do të shihni, qëndroni të fortë, dhe as që mos e merrni mundimin të më bindni që ta ndaloj këtë kasaphanë, qoftë edhe duke më rënë në gjunjë! Ora e Fatit nuk ka mëshirë edhe për vetë ne!…

Kështu “Baba Zeusi”, ju drejtua atyre, të cilët e dinin mirë gjithashtu, një fakt të tillë… Por, kur e dëgjuan gjykimin e ashpër nga goja e “Zotit të Pavdekësisë”, “Shkrepësit të Rrufeve”, “Birit të Kronosit”, (Zeusit), ata as që morën guximin që ta kundërshtonin, Bossin e tyre!”

Ja pra, “Baba Zeusi”, “Zoti i Pavdekësisë”, “Shkrepësi i Rrufeve” apo “Biri i Kronosit” parashikonte dhe paralajmëronte birin e njeriut, përpara se gjërat e këqija apo katastrofat natyrore të ndodhnin!

Në Iliadë, gjithashtu gjatë leximit të saj, ne e hasim emrin e tij pothuajse në të gjitha lutjet; si, p.sh. “Mbretit Zeus”, “Atit Zeus”. Ose, Agamemnoni ju lut: Zeusit, Diellit, lumenjve, Tokës dhe Nëntokës”! Akili thirri me zë të lartë “Zeus o Atë”! Edhe kur merrnin vendime të veçanta, ata ngrinin duart përpjetë drejt qiellit dhe i luteshin prapë Zeusit, për një zgjedhje të drejtë! Kështu luteshin Akejtë dhe Trojanët po ashtu, “Atit Zeus”!

Edwin Jacques, në librin e tij “Shqiptarët”, faq. 78-79, bot. “Kartë e Pendë” e Fond. Abraham Linkoln, Fasano, Italy !”… dhe më tutje po aty ai vazhdon…

Por ashtu si dhe Homeri, Virgjili poeti latin, i paraqiti protagonistët e tragjedisë trojane, jo si grekë por si pellazgë! Ai deklaroi se Mbreti dardan i Trojës, Priami ishte pellazg si të gjithë mbretërit e tjerë Trojanë. Enea gjithashtu ishte dardan dhe rrjedhimisht pellazg, ashtu si shumica e trojanëve. Edhe forcat rrethuese ishin pellazgë! Ndonëse aty-këtu përkthimi në anglisht i cilëson gabimisht si grekë, po në tekstin latinisht, ata përshkruhen nga Virgjili me të drejtë si danaj ose pellazgë. Duket pra fare e qartë se heronjtë “grekë” nuk ishin aspak “grekë, por thjesht pellazgë”!

Pra, pas këtyre pasazheve historike nuk është shumë e vështirë për ta kuptuar se, lufta e famshme e Trojës ishte thjesht një lajthitje në formën e luftës civile, me të gjitha elementët e vetë katastrofikë, që në fakt Pellazgo-Yllirët në shekujt e mëvonshëm do t’i vuanin akoma më tmerrësisht këto pasoja! Aty në Trojë filloi tatëpjeta e madhe e civilizimit dhe dominimit Yllir…

Zeusi pra, siç e patë nga shembulli që sollëm pak më sipër i paralajmëroi palët ndërluftuese… Zeusi i dinte të gjitha, por siç ndodh rëndom në të tilla raste, askush nuk kishte vesh që ta dëgjonte… Pjesa tjetër e ngjarjes duket se, ishte thjesht statistikë historike e fatit njerëzor që po rrokullisej me zhurmë…

“Në festivalin kombëtar të Lojërave Olimpike në 336 BC, në Aegean, ishte vetë Philipi II, në krye të këtij festimi. Në emër të shtetit maqedonas, ai (Philipi) bëri dhuratat për Zeusin, (Shpëtimtarit dhe Mbrojtësit të tyre)…

“Po për këtë bekim, Aleksandri i Madh kishte arsye gjithashtu që të falënderonte Zeusin e Olimpit”! Nicolas. G. L. Hammond, “The Genius of Alexander the Great”,Publ, by. Chapel Hill, USA. 1997.

Siç shihet edhe nga këta shembuj, edhe në shekujt e mëvonshëm, ende Zeusi, për perandoritë dhe mbretëritë e shumta të Yllirëve, mbetet protagonisti kryesor i dominimit të Olimpit!

Le të vazhdojmë më poshtë me një legjendë interesante të mbledhur nga Zoto Mollosi në shek XIX, në librin e tij me titull “Historia e Epirit dhe e Shqipërisë” fillimisht në gjuhën greke, por që është e përkthyer dhe ka qarkulluar edhe në gjuhën shqipe në fillim të viteve 20 të shek XX, prej At Shtjefën Gjeçovit;

“Zeusi vetë, sipas kësaj legjende, besohej se kishte lindur në Palavli të Delvinës dhe që prej këndej u dërgua me varkë prej Butrintit në Kretë” !… Jaho brahaj, “Kurora Mbretërore Shqiptare”, faq. 9, bot i “FV”, Tirane 1998.

Le ta nisim me emrin, Zeus! Duket qartë se në rrafshin gjuhësor ky emër, ka ndihmuar në formimin e fjalës, Zoti, që përdoret dendur në shqipen e sotme!

Rrënja e kësaj fjale në të dy dialektet tona kryesore (Gegë e Toskë) ka të njëjtin kuptim. Në atë të hershmin është ; zë-zëri në toskërisht, dhe siç dihet; za-zani, ose zo-zoni, në dialektin gegërisht…

Siç e theksuam pak më lart, në përfytyrimin e njerëzve të lashtë besohej se Zeusi ishte zëri i të “Plotfuqishmit!” Siç e pamë, ai krahasohej me rrufetë që binin nga qielli dhe nderohej si perëndia kryesore e Olimpit! Vendoste rregulla, të cilat po qe se njerëzit nuk i zbatonin, ndëshkoheshin ashpër po prej tij.

Le të marrim si shembull këtu, rastin e Prometeut!… Për mosbindje, rebelim, ose ndoshta për nxjerrje sekretesh (spiun), Zeusi vetë e lidhi atë në shkëmbinjtë e largët të Skithisë, diku andej nga brigjet e detit të zi dhe i la atij mbi gjoks shqiponjën që ta ndëshkonte hera-herës, duke i çukitur mëlçinë. Me këtë rast shtrohet pyetja: A është shqiponja simbol i ndëshkimit? Në legjendën e “Prometeut të Lidhur” dukshëm që po!

A ka lidhje kjo domethënie e shqiponjës së Zeusit, me shqiponjën dykrerëshe të simbolit të sotëm shqiptar mbi flamur? Ngjyra e saj e zezë mbi fushën e kuqe, nuk na lë shumë vend për manipulim!

Po vazhdojmë më tej me autorin Ralph Ellis, në “Thoth, The Architect of the Universe”, Publ. në UK. 2001, i cili na afron këtë legjendë për “Atlantidën” dhe pyet se nga e kishte origjinën ky mit? Duke qenë se kalimthi përmenden edhe shqiptarët me emrin e toskëve po në këtë legjendë po e riprodhoj ashtu siç e ka trajtuar ai… Ralph Ellis!

“Platoni (427-347, BC), e theksonte origjinën e Atlantidës me forcë të madhe si egjiptiane. Kjo histori thuhet se i është treguar fillimisht Solonit, një nga të shtatë të urtët e Athinës, gjatë vizitës së tij në Heliopolisin e Egjiptit. Soloni (639-559, BC) rridhte nga një familje fisnikësh dhe udhëtoi për në Egjipt më 571 BC, ku ai kaloi kohë në Heliopolis dhe në qytetin Sais. Në vazhdim pastaj ai qëndroi në Qipro, si mik i Mbretit Philocyprus dhe kthehet prapë në Greqi, në 561 BC. Fatkeqësisht, asnjë nga punët e tij, përfshi këtu edhe komentet mbi Atlantidën s’ka mbijetuar.

Historia e tij, transmetohet nga Kritias, i cili riprodhon Sokratin dhe pastaj Platoni e shkruan atë në veprën e tij të njohur Timeaus dhe Kritias! 300 vjet më pas një tjetër emër Crator gjithashtu vizitoi qytetin Sais, dhe pa në një kolonë guri të shkruar me Hieroglife, historinë e Atlantidës njësoj siç e pat treguar edhe Platoni! Megjithatë, nga historianët theksohet se, ende nuk është gjetur diçka e tillë nga arkeologët e sotëm, në qytetin e Sais.

Por vetë legjenda e Atlantidës thoshte; Vajza Cleito mbeti shtatzënë nga zotat, (Alien-ët?!!), ( Homonoidët?!!) ,të cilët gjejnë tek ajo idealin origjinal, të civilizimit human! Civilizimi njerëzor u ndërtua në kontinentin e Atlantidës i filluar nga Poseidoni matanë shtyllave të famshme të Herkulit (Gjibraltar). Shoqëria që u themelua nga pesë çifte binjakësh të lindur nga vajza Cleito, jo vetëm që zhvilluan Atlantidën, por edhe Mesdheun, nga Egjipti deri në Toskani, thotë legjenda!”

Mbas këtij tregimi pak të gjatë ne vijmë papritur tek Toskania ose YIliria e Jugut!… Le t’i kursejmë komentet për diku tjetër!

Në një artikull studimi të “New York Times”, që e pata lexuar në qershor të vitit 2000, mbi fillimin e inteligjencës njerëzore nëpërmjet Homo-Sapiensit, civilizimi i sotëm konsiderohet të ketë filluar 50 000 vjet më parë!… Nga Afrika e jugut qenkan shpërndarë 18-të, (Adamë dhe Eva së bashku)! Mund të kuptohet lehtë, se autori i shkrimit ka përdorur emrat biblikë nga libri i parë i Moisiut, në mënyrë simbolike! Pra ata logjikisht duhej të ishin dhjetë vajza e tetë djem, të cilët populluan planetin duke u shpërndarë në të gjitha kontinentet!

Por ajo që më bëri përshtypje në këtë studim, ishte fakti i fillimit të jetës në Evropë. “Aty thuhej saktësisht se jeta ka filluar atje, sipër kufirit të sotëm grek, 45.000 vjet më parë!” Ky studim interesant, dhe pa as më të voglin dyshim, serioz, konkludonte me praktikimin e kërkimeve shkencore me metoda gjenetike !…

Pasi e mbarova së lexuari artikullin, pyetja më lindi vetvetiu! Po përse vallë në një gazetë me kaq autoritet të gjerë sa “New York Times”, ndruhet dhe nuk ja përmend emrin këtij territori që i bie po ashtu, sipas përshkrimit të tyre, t’i përkasë “Bijve të Shqipes?”

A thua Toskët e Atlantidës, të jenë të njëjtë me Toskët e jugut të Shqipërisë? Apo këtu kemi thjesht një koincidencë të keqe, e cila vazhdon t’i lerë armiqtë e shqiponjave pa gjumë? Megjithatë, theksoj me kënaqësi, se sot në agjendat dhe tavolinat e historianëve botërorë, po dëgjojmë gjithnjë e më shpesh të përmenden Yllirët dhe civilizimi i tyre i mrekullueshëm!

Autori, John Wilkes në librin me titull “The Yllirians”, Publ. by Blackwell Library 1995, e sjell në kujtesën tonë fillimin e Evropës, krejt kështu;

“Në dokumentet romake me titullin (Ilirike-1), gadishulli ynë e ka marrë emrin nga Yllirius, djali i Polifemit. Ky ciklopi Polifem u martua me gruan Galatea nga Sicilia dhe nga martesa e tyre ata patën tre djem me emrat; Celtus, Yllirius dhe Galas dhe pastaj ata emigruan për në vende të tjera ku dhe kanë formuar popujt, të cilët morën emrat e tyre.” Kjo histori duket se është më e pranueshme se të gjitha të tjerat; gjykon në fund, J. Wilkes!…

Yllirius, vetë pati nga martesa e tij, gjashtë djem me emrat Encheleus, Autarieus, Dardanus, Maedus, Taulas dhe Perrhaebus. Gjithashtu vajzat me emrin Partho, Daortho, Dassaro etj. Nga këto rrënjë dolën më pas; Taulantti, Perrhaebi, Encheeles, Autaries, Dardani, Pertheni, Dassaretii dhe më pas Daorsii. Autarieus, pati një djalë, me emrin Pannonius, ose Paeon, më vonë djemtë me emrin Scordiscus dhe Triballus nga të cilët u krijuan fise me të njëjtin emër. (Yllirike-2).

Të ashtuquajturit “Grekë” gjithashtu thoshin se; “Yllirians janë shtrirë dhe kanë jetuar në territoret matanë Maqedonisë dhe Trakës që prej Chaonia dhe Thesprotia deri tek brigjet e lumit Danub. Kjo është gjatësia e shtrirjes së vendit, por në gjerësi ata shtriheshin nga Maqedonia në malet e Trakës tek Pannonia dhe nga brigjet e Adriatikut tek Alpet e veriut.”

Po G. F. Williams, në faq. 13 të shkrimit të tij,”The Shkypetars” duke folur për prejardhjen e shqiptarëve theksonte; “Herodoti nuk e dinte se emrat e heronjve Homerikë dilnin qartë në Pellazgjisht, ashtu si dhe studiuesit tanë Amerikanë, (shen i im); ata ende nuk janë të ndërgjegjshëm se ato ruhen pastër në shqipen e sotme”.

Për kujtesë theksojmë këtu se Yllirët dhe Pellazgët ishin dy degë të një gjaku (fisi). Për ta kuptuar më lehtë këtë, hidhini një sy të gjitha hartave të vjetra, sidomos në ato të perandorisë Maqedonisë, të Romës, apo të Bizantit, ku gjithmonë Epiri vetë quhesh në atë kohë, Ylliria e jugut.

Dhe si një fakt i pa kundërshtueshëm, është se, deri vonë në fillim të shek. XIX, vetë i ashtuquajturi “Gadishulli Ballkanik” quhej me emrin e tij të stërlashtë, “Gadishulli Yllirik” !… Por kaq u ka mjaftuar disa ” historianëve”, përfshi këtu sidomos ata “Greko-Romakë”, që të ngatërrohen në çorbën e emrave dhe me një injorancë të pashembullt, duke e shoqëruar me mbrapshti, kanë zhdukur nga librat civilizimin Pellazgo-Yllir, duke i rënë thjesht me një majë lapsi!…

Në këtë rast është detyra jonë që të përcaktojmë shkallën e besueshmërisë së tyre dhe duke mos rënë në të njëjtat pozita të gabuara, të bëjmë ashtu siç veprojnë zakonisht historianët seriozë, të cilët vënë në bazë të studimeve të tyre konsiderojnë të vërtetën absolute, duke ju afruar ndershmërisht asaj!

Pellazgo-Yllirët, ose “Bijtë e Shqipes”

Siç e theksuam pak më sipër, Pellazgo-Yllirët të njohur gjithashtu edhe me termin popullsi “Proto-Yllire” ose banorët origjinalë të Evropës, besonin se i pari i tyre vinte nga galaktikat. Dhe ky quhej thjesht, Ylli! Nga ku shkak ata e quajtën vendin e tyre Ylliria. Ky fakt për ata ishte një bindje thelbësore. Po e konsiderojmë për një çast këtë besim… Si është pasqyruar ky besim i tyre gjatë mijëravjeçarëve?

ثshtë fjala për Ibishin, Thotin, Hermesin etj… Ibishi dhe më pas Thothi ishin emra që u përdorën në mitologjinë egjiptiane dhe që simbolizonin shqiponjën, njësoj si tek Yllirët, Hermesi!

Marry Hope, in “Sirius Connection” faq. 9, thotë për Hermesin p. sh;

“Përpara se të supozohej që të largohej nga Toka, duke u kthyer tek yjet, andej nga ai kishte ardhur, Hermesi me krahë fluturues besohet se ai i ka lënë shumë porosi qenieve humane, nëpërmjet të ashtuquajturës “Tabletat e Blerta të Hermes Trismegistus”!

Vini re këtu me kujdes “Hermesin me krahë fluturues”! Shqiponja-Yll apo Ylli-shqiponjë? Po porositë e çuditshme të tij! Pra dukshëm këta emra metaforikë, të cilët hyjnë dhe dalin në mënyrë konstante nëpër mitologji të ndryshme duhen interpretuar drejt dhe me kujdes, që të nxjerrim thelbin e të vërtetës!

Po misteri i Yllirëve, a do të ketë fatin që të zbulohet nga gojëdhënat apo mitet e ndryshme, të cilat i kemi me bollëk? Ja pra, këtu del një arsye më shumë, se pse mitologjia është bërë sot burimi më i saktë dhe i dorës së parë, për të kaluarën tonë tepër të largët, ndaj të cilës arkeologjia e sotme ndihet ende e pafuqishme!…

Po le të vazhdojmë edhe më tej duke bërë një udhëtim të shkurtër me Thothin.

“I edukuari Thoth, shpesh quhej edhe Hermesi, ose Mërkuri”, thoshte në vargjet e një poemë, Gaius Manilus (48 BC-20 AD) poet i njohur latin.

Thamë diku më lart në këtë shkrim, shqiponja në lashtësi ishte zogu simbol i Diellit! Dielli është i vetmi yll, me gjuhën e Astronomisë, në sistemin tonë Diellor, dhe sigurisht simbol i dritës dhe energjisë për njeriun, që ja bën të mundshme atij jetën në Tokë! Por le të kthehemi prapë tek ky Thothi !…

Ishte ky Thothi, atij që i pëlqente të thoshte “Si lart edhe poshtë”, që duhet kuptuar ndryshe si “Makro dhe Mikro Kosmosi”, terma me të cilat sot operon shkenca e Astronomisë… “Ai ishte Perëndia e Shkencës dhe veçanërisht Matematikës”…

Ai ishte; Gjykatësi Hyjnor, Lordi i Kohës, edhe Kontrolluesi i famshëm i lojës që bënte Toka, në tërheqjen e saj me Hënën! Nga kjo lojë, e cila ai fitoi 1/70 pjesë të dritës, ose 1/72 e 360 na prodhon nr. 5, që korrespondon me 5 ditët e reja të njohura si “Epagomenal”. Thuhet se universi me këtë rast lindi 5 fëmijë të quajtur–Osiris, Horus, Set, Isis, dhe Nephthys. Dhe legjenda, apo miti Pellazgjik vazhdon se; Kronos (Koha), i hëngri të pesë bijtë vet”! Murry Hope, “The Sirius Connection”.

Egjiptianët këtu veçanërisht kanë vepruar shumë të kujdesshëm të na tregojnë të 5 Epigomenal Neters, që kishin një lidhje shumë të fortë me Siriusin…

Ndoshta ne mund ta marrim me mënd se” Ylli-Blu-Bardhë” (Dogon Star), në konstelacionin e Canis Major ishte i treti dhe ndoshta më influencuesi në Dramën Celestiale…

Por Thoti vetë ishte “Lunar Deity”, i cili influenconte në alternimin. Me fjalë të tjera ai influenconte në ndryshimin e orbitës së Tokës në tërheqjen e saj reciproke me Hënën, e cila me këtë rast aktivizohej nga forca e njohur e gravitetit që pasqyrohej në shmangiet e aksit të saj. Si rezultat i këtij fenomeni celestial ndryshon dalëngadalë gjatë lëvizjes së tij centrifugale pozicioni i boshti tokësor! Murry Hope, “The Sirius Connection” Page 23, publ. by, Element Books, UK 1996.

Në “Egyptian Mythology, publ,by. Metro Books,2002. Anthony S. Mercante thoshte për Thothin gjithashtu se:

Thothi njihet si “Zot i Hënës”, “Padroni i Arteve”, “Oratorisë” “Hieroglifëve”, “Shkencës”, dhe i të “Vërtetës Universale”! Në periudha të ndryshme ai është quajtur edhe si “Zëmra e Universit” dhe “Lordi i fjalëve Hyjnore”, “I Vetëlinduri” ose ai i cili ndryshe quhej, “Zoti Vetë” i lindur nga askush!

Tek egjiptianët ai ishte perëndia më e rëndësishme nga të gjitha dhe mendohet që të ketë shkruar variantin e parë të Biblës, e cila konsiderohet edhe si traktati më i vjetër kristian, “Librin e Vdekjes tek egjiptianët”! Por akoma më interesante është ajo që Thothi, tregonte për veten e tij;

“Unë jam Thothi!… “Zëri Hyjnor”, i cili i ka duart të pastra, “Lordi i dy Brirëve”, që dërrmon padrejtësinë, flet të vërtetën, mbron të drejtën, duke shkelmuar me neveri të keqen!”…

Tek Pellazgo-Yllirët, ashtu si tek Atlantët, emri i Thothit identifikohej me Hermesin e tyre! Nga ky emër e ka burimin filozofia e Hermetizmit si filozofi e jetës… Vetë Yllirët, i atribuonin Hermesit; zbulimin e Astronomisë dhe Astrologjisë, Shkencës së Numrave, Matematikës, Gjeometrisë, Medicinës dhe Botanikës! Gjithashtu ata besonin se Hermesi ishte i pari që stabilizoi “Besimin Fetar dhe Qeverisjen” duke krijuar rregullat e marrëdhënieve midis njeriut dhe Zotit”!

Hermesi thoshte p.sh: “Që të jesh filozof Hermetik, duhet që gjithmonë të kërkosh të vërtetën! Dhe në qoftë se është e nevojshme, kur gjendesh midis dy të vërtetave, kërko matanë asaj që duket!”

“E vërteta e thjeshtë apo gjysmë e vërteta duhen injoruar! Lufto, për të arritur të vërtetën universale, e cila gjithmonë ka ekzistuar… Ajo korrespondon me shprehjen e ligjeve të natyrës, të cilat mbajnë dhe qeverisin ekzistencën e të gjithë Universit!”

Hermes Trimegistus mendohet nga shkollarët që të ketë jetuar 15.000 vjet të shkuara! John Baines, “The Hermetic Philosophy”, Book One. publ, by, John Baines Institute, Inc.

Këtu shihet prapë, fare qartë, se sa ngushtë kanë qenë Pellazgo-Yllirët me egjiptianët, pothuajse në të gjitha fushat, sidomos në ato të origjinës tyre të përbashkët, gjuhës dhe besimit hyjnor! Por një herë tjetër më duhet të ndalem në mënyrë më specifike në këtë moment kyç të historisë së shqipeve dhe lidhjet e tyre të ngushta me civilizimin e vjetër egjiptian!…

Në librin tjetër me titull “The Secret Science” kushtuar po hermetizmit autori John Baines thotë; “Të pesë cepat e yllit ose (Pentagramit) simbolizojnë njeriun me të dy duart dhe këmbët e hapura dhe njihet si shenjë tepër e lashtë okulte. Pikërisht ky yll simbolizon idealin, i cili pasqyron shpirtin që dominon trupin. “Prandaj Pellazgo-Yllirët i kishin përqafuar këtë filozofi si të tyren, sepse ata ishin të ndërgjegjshëm për emrin “Bijtë e Shqipes”! Ylli siç e thamë, është gjithashtu sinonim i shqiponjës! Shqiponja metaforikisht është simbol i dritës dhe dukshëm shqiptarët kanë identifikuar veten si misionarët e saj! Për ta ilustruar më tej këtë ide, le të përmendim këtu shprehjen e famshme të Plutarkut kur thotë:

- “Ah, këta Yllirët! Ky popull i mrekullueshëm dhe misterioz, i cili ngado që shkoi nëpër Evropë, ndërtoi qytete dhe shtete për nder të fitoreve të tyre të mëdha!”

Nga kërkimet e shumta arkeologjike në Ylliri, objekti i zotit Diell, është pikërisht simboli më i zbuluar në këto territore. Njerëzit i faleshin kultit të tij. Për këtë ne kemi një evidencë krejt të mjaftueshme tashmë! Po ashtu edhe egjiptianët!

Tek egjiptianët e vjetër e gjejmë këtë simbol të pikturuar brenda mureve të Piramidave herë si simbol dhe herë si Hieroglifë! Zbulimi veçanërisht i “Rozeta Stonë”, nga një ushtar i zakonshëm i Napoleon Bonapartit, gjatë ekspeditës së Egjiptit, ndihmoi shumë në përkthimin e Hieroglifëve. Shkrimet e tyre tani interpretohen, pasi domethënia dhe mesazhet janë ruajtur të paprekura qysh nga thellësia e epokave të largëta! Studiues të ndryshëm sot i konsiderojnë Piramidat edhe si librat e gurtë!…

Në një tjetër shembull Ibishi, i përmendur edhe në fillim tek egjiptianët prapë në shqip, ishte sinonim i shqiponjës. Për koincidencë këtë emër ende edhe sot e ndeshim midis malësorëve tanë të veriut! Po t’i hedhim një vështrim më të qartë shqiponjës ne do të kemi këtë analizë: Në realitet shqiponja është qenie e gjallë, “zogu i qiellit”!

Në librin e tij “365 Konstelacionet e Natës” Autori Chet Raymo prof. i Fizikës dhe i Astronomisë, në Stonehill College në Eastonin e Veriut, Massachusett, bën një prezantim dyfish, astronomik dhe mitologjik të pozicionit të yjeve për çdo natë të dhënë të vitit! Kur bie fjala për netët e 1-2 shtatorit, ai thotë:

“Në ajrin e këtyre netëve ndihet fresku i parë i vjeshtës! Tingujt natyralë, të natës së verës, vijnë duke u shuar. Të tre yjet e ndritshëm të trekëndëshit veror, lëvizin në zenit dhe i drejtohen qiellit dimëror për në perëndim. Nga mesnata yjet e Dimërorit mund t’i shohësh të bashkuar sipër horizontit të lindjes, me emrat Aldebaran, Rigel dhe Betelguese. Por në thellësi, midis qiellit të ndritshëm të beharit dhe qiellit akoma më të ndritshëm dimëror, ne papritur ndodhemi, drejt e nën galaktikën e famshme të “Rrugës së Qumështit”, ku qielli vjen e humb nga pak shkëlqimin e tij… Gjatë shtatorit në qoftë se do të ndjekim me syrin e lirë konstelacionet, ato zbehen më shumë se zakonisht… Por në fillim do të na bien në sy të tre yjet e ndritshëm të verës; Altair, Aquila, Eagle, apo shqiponjën në gjuhën shqipe”. Dhe pak më poshtë,… prof. Chet Raymo na rikujton duke kaluar në shpjegimin e lidhjeve mitologjike së Zeusit me shqiponjën;

Një tjetër rast interesant ky me prof. Chet Raymo, ku shkencëtarët pa hezitim e trajtojnë mitologjinë sot, krejt seriozisht, duke e trajtuar atë, si pjesë organike të argumenteve të tyre shkencore.

“Shqiponja sipas legjendës, ishte e preferuara e Zeusit të plotfuqishëm. Kur kishte nevojë një shërbim fluturimi midis Qiellit dhe Tokës ai ja besonte këtë mision vetëm asaj (Shqiponjës)! Për shërbimin e gjatë, asaj i ishte rezervuar një vend i veçantë midis yjeve. Siç e dimë, për të Plotfuqishmin, (Zeusin) nuk ishte gjë e zakonshme që t’i shpërblente miqtë e tij duke i dhuruar atyre një vend të veçantë midis yjeve dhe konstelacioneve që shiheshin në qiellin e natës”… Por, prof. Chet Raymo, thekson këtu edhe një fakt tjetër të rëndësishëm për ne se kjo legjendë apo mit është shumë më i vjetër se vet “Grekët” dhe se shoqërimi i këtij zogu me yjet ka qenë i pranishëm në të gjitha kulturat! Ja pra edhe një here nga këto argumente të analizuara, krejt pastër dalin lidhjet e trashëgimisë midis Pellazgo-Yllirëve, me shqiptarët e sotëm! Ose ndryshe siç kanë dëshirë të huajt të na quajnë “Bijtë e Shqipes”!

Mbasi folëm për shqiponjën dhe origjinën e saj bazuar në cilësitë e veçanta le të shtojmë një detaj tjetër të rëndësishëm, simbolin e saj me dy koka!

“Pranë Delphit njerëzit e vjetër nderonin një gur të cilin e quanin “omphalos”, që konsiderohej si shenja e qendrës së botës. Padyshim këtu kemi një mit, i cili na tregon një ngjarje… Në të dy anët e kësaj qendre Zeusi lëshoi dy shqiponja, të cilat fluturuan njëra në lindje dhe tjetra në perëndim. Të dy shqiponjat e kryqëzuan fluturimin e tyre mbi Delphin dhe pra kështu u projektua dhe u ndërtua qyteti, i cili më pas do të konsiderohej me bekimin e Zeusit, si qendra e botës. “The Atlantis Bluprints” (Author;Kolin Willson&Rand Flem-Ath). Publ. 2002.

ثshtë fjala për qytetin e Athinës ! Etimologjia e këtij emri zbërthehet lehtësisht në shqip. Kuptimi i saj është “E Thëna”! Në artikullin tim mbi orakullin e Dodonës dhe rëndësinë qendrore të saj, theksova se; Dodona dhe Delphi ishin ndërtuar si tempuj kulti në distanca kohe të ndryshme nga njëra-tjetra, por ato kishin afërsi gjeografike dhe një mënyrë të fshehtë dhe krejt të veçantë komunikimi. Ishin pjesë e trekëndëshit të madh ku përfshihen në këtë tetëshe (octava), qendrat kryesore të kultit”! Sot Orakulli i Dephit ndodhet brenda territorit të shtetit grek dhe nuk është e nevojshme që të debatoj për këtë gjë… Por po të bëjmë pak mbrapa në kohë dhe të shohim me kujdes afrinë fizike dhe komunikimin e veçantë, të këtyre Orakujve, vëmë re se gjejmë një zbatim të çuditshëm të shprehjes së njohur; “Nga e thëna në të bërë”! Të jetë një rastësi kjo? “E Bëra” (qyteti i Beratit) “E Thëna” (qyteti i Athinës)! I pari është ngritur në Dodonë dhe i dyti në Delphi… Nga ky fakt i thjeshtë na shkon mendja prapë tek “Pellazgët Hyjnorë”, tek duart e tyre mjeshtërore, të cilat i ndërtuan këto dy qendra të lashta kulti dhe që tashmë ato përfaqësojnë dy nga pikat kulmore të trashëgimisë së historisë humane!

Origjina e të kuqes?

“Lëre atje, të bjerë drita! Drita ra, dhe u bë ditë! Zoti e pa dritën, ajo ishte e mirë: Zoti e ndau dritën, nga errësira! Mbrëmja dhe mëngjesi, u bë dita e parë!” Bibla; Testamenti i vjetër, Libri i parë i Moisiut, Gjeneza 1989. Varianti zyrtar i King James-it.

Një variant i dytë shpjegues, i cili pasqyron po momentin e lindjes së dritës, e kam marrë nga të rejat në fushën e Astronomisë :

“Eksplorimi i universit prej nesh si qenie humane, po zhvillohet në drejtime të ndryshme. Përveç satelitëve, anijeve kozmike, teleskopëve, ne kemi vënë në përdorim gjithashtu mikroskopët, kemi zbërthyer atomin, kemi shumëfishuar kapacitetin e kompjuterëve dhe kemi zhvilluar në një nivel më të lartë mendimin human, për të kuptuar drejt dhe më mirë kozmosin”… John D. Barrow,”The Origin of The Universë” by, Phenix, London, UK 1995… Po më poshtë ky autor vazhdon; “Astronomi i famshëm amerikan Edvin Hubble vëzhgoi dritën e galaktikave në distanca të largëta. Pra kështu, në këtë mënyrë, ai i bëri thjesht të përdorshme valët e dritës… Sepse drita ishte valë, dhe kur ajo largohej nga burimi fillestar, binte frekuenca e valës së dritës, që do të thotë gjatë vëzhgimit shkonte ngadalë drejt të kuqes. Pra ky fenomen kozmik njihet mirë në gjuhën e Astronomisë edhe si “Udhëtimi i së Kuqes”… ose ekspansioni i saj. Dhe prapë Hubble zbuloi se drita e galaktikave të largëta, të cilën ai po vëzhgonte sistematikisht ishte pikërisht “ا’vendosja e së Kuqes” !

Drita dihet gjithashtu, që është në fakt hallka ndërmjetëse, midis Krijuesit dhe të gjitha substancave të gjalla në fillimin e jetës. Kjo është baza, është esenciale për çdo element që merr pjesë në aktin e krijimit! Po le t’i japim një shpjegim pak më thelluar fenomenit të së kuqes, e cila merr pjesë aktive qysh në sekondat e para në formimin e jetës në univers…

Si e pamë edhe nga “Bibla”, (Gjeneza), apo nga libri i mjeshtërit të shkencës së Astronomisë anglezi, John D.Barrow, “The Origin of Universë”çdo gjë që ekziston në natyrë, përfshi edhe ngjyrat, janë pronë e krijuesit! Dhe në këtë pikë shkenca nuk bën tjetër veçse vërteton duke i shpjeguar me metodat e saj, atë çka është predikuar në librat e shenjtë në një kohë tepër të lashtë!

Sa për kureshtjen tuaj këtu po shtoj se;

“Përkthyesi i parë i testamentit të vjetër Shën Jeronimi, ishte një prift, studiues dhe doktor i kishës i lindur në Dalmaci të Yllirisë (340-420AC). Ai e përktheu nga Yllirishtja, testamentin e vjetër, në gjuhën latine dhe e vuri në kontakt për herë të parë botën perëndimore me përmbajtjen e saj” Edvin Jacques “The Shqypëtars” publ, McFarlands&Company. USA 1995.

Sidomos në testamentin e vjetër janë pasqyruar shumë elementë të jetës së Yllirëve dhe të njohurive të thella universale që kishin ata për kozmosin dhe fillimin e jetës në tokë gjithashtu! Mendohet se testamenti i vjetër është shkruar rreth 600 BC!

Po një fakt të tillë, se Yllirët janë një popull Biblik, pa kurrëfarë hezitimi e thekson edhe studiuesi i madh francez me origjinë hebraike Zacharia Mayani në librin e tij me titull, “The Etruscans Begin to Speak” publ, by. Simon&Schuster,INC. USA. 1961. Ai në këtë botim i kushton një kapitull të tërë këtij fakti, në faq . (411-425) !

Po kështu bën edhe Robert Temple në librin e tij “The Sirius Mistery”, në Appendix VI! Ai duke lexuar (gjenezën) nga testamenti i vjetër 23:7, nënvizon se;

“Abrahami ndaloi dhe u përkul thellë kur pa Hittitët, banorët e këtij vendi!… Ai vend quhesh Hebron. Mendohesh që Hittitët nuk kishin jetuar kurrë aq poshtë në jug… ثshtë i mirënjohur fakti se zemra e perandorisë së tyre ka qenë gjithmonë fusha e Anadollit” ! Hittitët ishin një fis i njohur Pellazgo-Yllir dhe gjithashtu ata njihen si paraardhësit e Dardanëve!

Një tjetër, prof. Oliver Gurney, po ashtu i kushton një seksion të plotë, prezencës së Hittitëve në Palestinë në librin e tij “The Hittites” faq. 59-62, duke e përmbyllur me këtë shprehje;

“Prezenca e Hittitëve në Palestinë përbën një problem vërtet kureshtar!”

Shqiponja me dy krerë ka qenë gjithmonë simboli kryesor i Hittitëve, gjithashtu. Do të doja t’i këshilloja lexuesit e mi me këtë rast, që Biblën ta konsiderojnë veçanërisht, si pjesë e kulturës së paraardhësve tanë, “Bijve të Shqipes”! Lashtësia e historisë njerëzore që përmban Bibla është po ashtu pjesë e vjetërsisë së civilizimit Pellazgo-Yllir!

Kështu pra, hap pas hapi, analizë pas analize, ne vijmë tek i njëjti konkluzion i filozofisë hermetike, që na kujton se, njeriu si qenie humane përbëhet nga dy elementë kryesorë; së pari ai fizik (tokësor) dhe ai shpirtëror(qiellor), i cili na mban të lidhur me Krijuesin, (Zotin)!

Njeriu, në fillim ngriti sytë e tij kurioz atje lart në qiell, si një vëzhgues i një fenomeni thjesht kozmik. Dhe nga ky gjest i rëndomtë ai nisi njëkohësisht rrugën e gjatë dhe të pafund të dijes. Duke lexuar librat e shenjtë dhe duke bërë kërkime shkencore i stabilizoi njohuritë e veta në fushën e riprodhimit të (ngjyrave) për t’i përdorur pastaj në jetën e tij të përditshme. Ai (njeriu) këtë gjë e bëri ose për nevoja praktike, ose thjesht edhe për të kënaqur shijet e veta estetike.

Po si lindi dhe si u zhvillua, vetë procesi i gjatë i transformimit të tyre? Sipas teorisë së Bing-Beng me shpërthimin kozmik, i cili në momentin e parë energjia e akumuluar shpërndahet në formën e dritës së kuqe ose (Ekspansionit të Kuq)! Ndryshe kjo quhet Supernova! Gjatë Supernovës drita e kuqe e dalë nga ky shpërthim kozmik udhëton duke mbuluar hapësirën gjigandeske dhe kështu ai merr emrin “Udhëtimi i Dritës së Kuqe”, e cila mbas një periudhe fillestare ndihmon në formimin e konstelacioneve, galaktikave, sistemeve diellore, kometave, yjeve, planetëve, hënave dhe trupave të ndryshëm qiellorë! Masa e Kuqe është pa formë, karakterizohet nga një energji dhe temperaturë e lartë dhe pikërisht është kjo temperaturë e lartë që merr pjesë aktive dhe luan një rol të dorës së parë në formimin e Universit! Jo rastësisht thuhet në librat e shenjtë se pa prezencën e temperaturës, asgjë nuk lind në Univers, duke filluar nga qeniet një qelizore e deri tek yjet dhe planetët që njeriu i dallon ato me lehtësi në një natë të kthjellët e pa re!

Pra ngjyra e kuqe, dominon në gjenezë dhe simbolikisht do të thotë ekspansion. Njëkohësisht e kuqja zhvillohet nën prezencën e një temperature shumë të lartë dhe merr pjesë në krijimin e formave të reja të ekzistencës. Ai gjithashtu pasqyron gjithashtu edhe kohëzgjatjen e këtij procesi. Por gjuha e zotit nuk ka qenë asnjëherë e njëjtë me atë të njeriut! Thonë se atje lart, “Atij” i pëlqente të shprehej me numra! Nga ky shkak për njeriun, “Ai” krijoi fillimisht shenjat dhe simbolet, të cilat kuptoheshin me lehtësi nga qeniet humane!

Po kështu ne bëjmë sot, me shenjat e trafikut rrugor për t’i krijuar gjithkujt një gjuhë universale komunikimi për të gjithë ata që qarkullojnë në rrugë. Për ta shpjeguar dhe adaptuar në mes njerëzve këtë mënyrë sistemi komunikimi Zoti si zakonisht dërgoi zogun e tij të preferuar si mesazhier, Ibisin, Thothin, ose Hermesin, që në fakt të gjithë këto emra së bashku, nëpër procesin e civilizimit mijëravjeçar, përmblidhen me një emër të vetëm, siç e thamë dhe më lart në këtë shkrim me atë të shqiponjës

Flamuri!

Pasi morëm në analizë elementët përbërës të flamurit dhe origjinën e tyre të largët, tani vijmë tek ana konkrete e problemit në një kohë më të afërt. Në pamje të parë duket sikur nuk kemi shumë për të thënë, sepse qysh kur ndodhi pushtimi Otoman, ne si komb duke humbur pavarësinë, natyrisht u ndaluam që të përdornim të gjitha shenjat nacionale që na përfaqësonin.

Këtu është fjala për Heraldikën shqiptare dhe historinë e procesit të shenjave dhe simboleve, që janë përdorur padyshim nga perandoritë, mbretëritë, principatat, dhe familjet e mëdha si shenjë e përfaqësimit të tyre… Por, më 1875, në gërmimet arkeologjike të Orakullit të Janinës është zbuluar në gurin e tempullit e skalitur një shqiponjë me dy krerë (që arkeologu Karapano) kishte qejf ta quante atë si tempullin e Dodonës! Por, tashmë ne e dimë, Dodona ende fle nën këmbët e Baba Tomorit, e pa rizbuluar nga askush për arsye qesharake, ku ne shqiptarëve na rëndon mbi shpatulla ana e turpshme e ngjarjes! Prandaj, dhe rizbulimi i “Flamurit të Skënderbeut” nga patrioti ynë i madh Faik Konica ishte një lajm i madh… Dhe me këtë rast ai (Konica), kishte kryer më shumë se një akt patriotik!…

Por përveç shqiponjës me dy krerë të Zeusit, që padyshim tashmë e dimë se është tepër e lashtë dhe është simbol kozmik, ne kemi edhe gjurmë të tjera nga e kaluara jonë historike, të cilat mundet t’i përdorim, si argumente, apo si rekorde origjinalë.

Le të kujtojmë këtu mbretin Hyllus (1225 BC)! Mbretëria e tij padyshim që ka pasur flamuj përfaqësues, së bashkë me shenjat e tjera të mbretërisë së tij!

Po ashtu lufta e Trojës gati (1200 BC)… Edhe atyre u kanë hyrë në punë flamurët! Mbreti Dardan Bardhylus, “Ylli i Bardhë”(449?-359?BC) ishte ai,

i cili formoi fillimisht mbretërinë e Maqedonisë dhe që e cila më pas, u shndërrua në perandorinë e famshme maqedonase nga Philipi II (359-336 BC), i ndjekur nga i biri, Aleksandri i Madh (336-323 BC)! Dihet tashmë, se ata besonin tek Zeusi, quheshin shqiponja, mbanin pelerina të kuqe all mbi shpatulla dhe në flamurët e tyre në qendër, kishin simbolin e Diellit të pikturuar në variante të ndryshme!

Vetëm sa për koincidencë, unë si një dëshmitar i aktiviteteve patriotike të komuniteti shqiptar i Amerikës të paktën në këto 15 vjetët e fundit, në këndvështrimin tim personal vlerësoj si një moment madhështor, pamjen e demonstruesve tanë me flamujt kuq e zinj të hedhur mbi supe nëpër rrugët e Washingtonit, New Yorkut, Chicagos, Detroitit dhe sa e sa qyteteve të tjera… ثshtë krejt e mrekullueshme që të shikosh se si flamujt e hedhur mbi supet e demonstruesve shqiptarë për mbrojtur në mënyrë paqësore të drejtat e tyre njerëzore, gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugë, nga lart ata duket sikur shvendosen si pjesë e të kuqes kozmike!

Në fillim të viteve 80, thonë se: “Në një intervistë televizive me yllin e ri në ngritje të artit Amerikan, aktorit me origjinë shqiptare John Bellushi, drejtuesi i atij programi për t’i bërë një kompliment, i drejtohet: – “Hej, Johnny! Në tiparet e tua mesdhetare, ju keni përafërsi me Julius Qezarin! Por Johnny vetë, aty për aty ja priti; “Unë afroj më shumë me Aleksandërin e Madh, se me Julis Qezarin! Babai im Adam Bellushi ka lindur në të njëjtin vend, ku ka lindur Aleksandri i Madh”!…

Pra, komentet janë të tepërta!…

Por sot në literaturën klasike thuhet se origjina e flamurit vjen, ose e ka filluar të përdoret në lashtësi, fillimisht nga perandorët kinezë, qysh në shek X BC!

“Flamurët valëvitës dhe të gjitha shenjat e tjera luftarake të rreshtuara në fushë-betejë janë praktikuar fillimisht në ditët e Kinës së lashtë. Perandori kinez Chou themelues i dinastisë Zhou, në shek e X (BC) përdorte një flamur të bardhë përpara kalit të tij, sa për të deklaruar prezencën, thuhet në “Dictionary Enciclopedic Illustrated”. page. 634, publ by, Tormount Publications Inc. 1990.

Eduard Gibboni, i cili sot konsiderohet si historiani më i madh në të gjitha kohërat, hipi në panteonin e nderit me librin e tij të famshëm në 4 pjesë, dhe krejt voluminoz, me titull:”The Decline and Fall of Roman Empire”. Puna e tij në këto libra historik, konsiderohet prej të gjithëve, si një përpjekje titanike, dhe është model i skrupulozitetit dhe ndershmërisë profesionale…

Diku në këtë libër ai shkruan:”Klaudius teveqeli, vëllai i Gjermanikusit, pothuajse arriti në kampin e tyre dhe kishte hedhur mbi supe “Të Kuqen Perandorake”, dhe po përgatitej që të zgjidhej perandor me mbështetjen e ushtrisë”! (The decline and Fall…) faq. 99-100). by Pinguin Books USA 1987…

Në faq. 149, ai në rastin e perandorit Valerian ai përshkruan kështu: “Valeriani ishte rreth 60 vjeç, kur ai hodhi mbi supe “Të Kuqen Perandorake”,

jo për kapriço, popullaritet, apo shkëlqim ushtarak, por për të treguar aprovimin dhe unitetin e botës romane” Pra është më se e qartë se “Pelerina e Kuqe”, flamujt, dhe shqiponjat në majë të shtizës nuk tregonin tjetër veçse besimin tek (Dielli zot, ose Zeusi) .

Këtu gjithashtu, duhet theksuar se Republika Romake në fillim kishte të tjera shenja simbolike; shqiponjën me një kokë të vendosur në majë të shtizës së flamurit të kuq. Por më vonë kur ajo (R. Romake) u zgjerua, dhe kur u hodh matanë Adriatikut mori kontrollin e lindjes duke u shndërruar në Perandori!

Pastaj ajo vuri në përdorim shqiponjën me dy krerë. Kjo gjë erdhi edhe si rezultat i prezencës dominuese, të Yllirëve…

Le të citojmë përsëri, Gibbonin e madh: “Puna e shkëlqyer e bërë për të shpëtuar perandorinë nga sulmet e gjithanshme të tiranëve, dhe barbarëve, ishte realizuar tashmë me sukses të plotë nga vazhduesit, Yllirë… Sapo perandori Dioclecian hyri në vitin e tij të njëzetë të dominimit të tij, nisi festimet triumfuese, duke lejuar dhe pjesëmarrjen pompoze të ushtrisë që të parakalojë në rrugët e Romës! Partneri i tij me fuqi të barabartë perandorake Maksimiani (tjetër Yllir ky) ishte i vetme shoqërues, në lavdinë e atyre ditëve të mëdha.” Këto radhë janë shkëputur, po nga libri “The Decline and fall of…) në faq. (198-199).

Por në fakt riorganizimin e plotë të perandorisë e bëri Kostandini i Madh (306-337 AC), dhe atëherë shqiponja me dy krerë u ristabilizua përfundimisht. Le ta ilustrojmë më mirë këtë fakt nga libri: “The Complete Dictionary of Symbols” në faq. 161, thuhet p.sh;

“Shqiponja është një nga simbolet më të lashta dhe më populloret si emblemë fitoresh. Shpirti i saj luftarak konsiderohej, fat dhe sukses për ushtrinë persiane! Më vonë shqiponja për Romën, thuhej se buronte nga legjenda e Eneas që erdhi nga Troja, i shoqëruar prej saj në Itali, dhe mbahej në standardin Roman, si “Zogu i Jovit”!

Më vonë Perandoria e Romës dhe e ajo Bizantine përdorën shqiponjën me dy krerë që simbolizonte tashmë të dy gjysmat; perandorinë e lindjes dhe atë të perëndimit! Kjo thuhet se u adaptua nga perandorët e mëvonshëm (kryesisht Yllirë), dhe pastaj nga “Perandoria e shenjtë Romane”, nga “Hadsburgët”, dhe më tej nga “Perandoria Ruse”, rreth vitit 1 200, si rezultat i një martese që erdhi, me një nga princeshat e familjes së famshme Komneni në Anadoll! Nga kjo familje siç dihet dolën disa perandorë Bizantinë dhe njihen mirë për rrënjën e tyre shqiptare !

Sa për kureshtjen tuaj, flamujt e Perandorisë Bizantine ishin me fushë të verdhë, dhe me shqiponjën e zezë në mes, ndryshe nga ato të Romës të kuq! Ashtu si kemi parë tek filmi mbi “Skënderbeu”, por vetëm për të treguar se tashmë dielli kur ngrihet në lindje ka ngjyrën e verdhë! E verdha gjithashtu në kodin e ngjyrave zbërthehet edhe si shëmbëlltyra e Zotit!

Duke kujtuar veprimin e Zeusit me dy shqiponjat tek Delphi, ai caktoi atje qendrën e botës së vjetër! Aty ndahej lindja, me perëndimin dhe siç duket aty ka kaluar meridiani fillestar, i cili në artikullin tim mbi Dodonën, theksova se ky meridian fillon tek piramida e madhe e Keopsit dhe se duke u ngjitur në veri ai e ndante trekëndëshin e madh në dy pjesë të barabarta, duke formuar kështu këndin 90؛! Mali i Tomorit dhe ai Araratit përfitonin nga kjo pingule një pikë të baraslarguar.

Më pas vjen periudha e gjatë e rezistencës kundra pushtimit Otoman dhe më tutje, për 450 vjet me radhë deri tek rizbulimi i flamurit kuq e zi të Skënderbeut nga i madhi, Faik Konicës! Pra duke ju afruar fundit të këtij shkrimi mbi lashtësinë e historisë tonë si komb, s’di pse në mbyllje të këtij shkrimi dua të përmend një pasazh të shkurtër nga komedia Shekspirit “Nata e Dymbëdhjetë”, ngjarje e cila ka ndodhur në Ylliri, që ai, thonë se e vizitonte rregullisht, për të parë në origjinal tragjeditë e Eskilit:

Si heroina “anijembytur”, e (Natës së Dymbëdhjetë ) pra, po pyesim; -Cili vend, or miq… është ky? Kapiteni Shekspirian i anijes ju përgjigj . -”Kjo është Ylliria, zonjë”… !(1.2 1.2) Kurse ajo pyeti. -”A e njeh ti këtë vend”? Ai u përgjigj; -”Ehë, zonjë… mirë” !

Nga Maksim Zotaj shqipmedia
 
Eshte Kopjim !

Ne perandorin Osame Ndodhej nje flamur i till, pikerisht tek Selcuket !

E kam pare edhe une vet, Ne konja ku kan qene Selcuket edhe tani perdoret flamuri me shqiponje me dy koka dhe kte e kan edhe ne Myhyr (Vula) !
 
Shume vende e kan kete simbol, nga Gjermania deri tek popujt sllav. Nuk besoj se ka ndonje origjine te vecant, edhe ne e kemi zgjedhur si te tjeret..
 
Loverboy said:
Sa kam lexuar kohe me pare, sumeret e lashte ishin ata qe e kane pasur si simbol shqiponjen 2 krereshe edhe me heret se romaket e bizantet.
(Sumeret e lashte jane perpara egjiptaseve dhe fenikaseve)

Pastaj sa i perket shqiponjes ne flamur, mund te them qe nuk eshte kjo shqiponje por nje fenix.Me shume i gjason nje fenixi se sa nje shqiponje.
(Fenixi shqip/feniks; eshte nje shpend, i cili sipas legjendave ne pleqeri fillon te digjet nga vetvetja dhe ne fund behet hi. Me pastaj nga hiri i vet lind perseri, dmth ringjallet.)
Ngele duke keputur kopace o lover djali ....!
Sa te kollaj e keni te mos thuani te verteta, vetem e vetem qe ato te kene permbajtje fetare


hahhahaahha
LOL LOL LOL


Nuk do te qeshje ti sikur ta lexoje edhe postimin e Nostres #23.

Te lumte Loverboy, jam i befasuer me njohurite tua!:)

E falenderoj dhe Nostren per artikullin mjaft interesant. :dong:
 
kjo si legjende pak a shume ashtu eshte eshte shpjeguar pak nga disa por ne dite te sotme kjo shqiponja me dy krere paska kuptim tjeter per ne qe edhe po te na e presin njeren koke kemi tjetren:pLOLLOL............por me perpara kane pase thene edhe kete ne shqiperi se qingji i urte thith dy nena ne kohet e sotme eshte qingjit te urte ju nda nena (nuk po e them ashtu si duhet)........
 
Une mesa di shqiponja me dy krere simbulizon lirine etj.. ndersa e kuqja gjakun e deshmoreve te kombit ...
 
Titulli: Pse Flamuri ynë kombëtar ka shqiponjën dykrerëshe?

Shqiponja me dy koka, simboli ynë është më i lashti i botës

Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë.

Origjina e Masonërisë

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si simboli më i lashtë i botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik që
mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë. Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfarë simbolizon ai në të vërtetë, ku e ka zanafillën, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund të ketë lindur?

Këto dhe pyetje të tjera kanë qenë objekt i shumë studimeve, të cilat janë bërë në lidhje me të. Një nga këto është ai që shpjegimin në lidhje me simboliken e shqiponjës me dy koka e jep nëpërmjet okultizmit.

Për të kuptuar se çfarë simbolizon shqiponja me dy koka duhet të shikosh shumë larg në lashtësi. Janë rreth 4300 vjet që na ndajnë që nga gdhendja më e lashtë që tregon një shqiponjë me dy koka (e gjetur në Babiloni).

Në tempullin e vjetër Summer, në qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotëve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase.

Pra, lashtësia e këtij simboli daton që në fillimet e qytetërimeve. Më e veçanta e tij qëndron në përdorjen e elementit të dy kokave. ثshtë pikërisht ky detaj ai që është edhe çelësi i shpjegimit të kuptimit të kësaj embleme të lashtë.

Po si ka mundësi që ky simbol i fuqishëm i botës antike dhe i qytetërimeve më të njohura pagane të qëndronte në të njëjtin rang, të ishte përsëri më i fuqishmi i heraldikës mesjetare, të behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndërsa kisha ortodokse edhe sot e kësaj dite e ka simbol shqiponjën së florinjtë me dy koka) dhe të jetë edhe sot simbol i shumë shteteve, ushtrive e shoqërive?! Për të bërë një lloj krahasimi, ndahet në dy periudha përdorimi i këtij simboli, në erën tonë dhe para erës sonë.

Studiues të ndryshëm të cilët japin shpjegimin në lidhje me këtë simbol, janë dakord në të njëjtën pikë. Ky simbol, në fillimet e erës sonë pavarësisht se u përdor nga mbretër e perandori, qëndroi vetëm si kompozim figurativ pasi kuptimi që fshihte në vetvete, u kamuflua qëllimisht.

Prej kohësh është arritur në përfundimin se ky simbol nuk është shqiponjë me dy koka, ashtu si emërtohet nga e gjithë bota, por është një feniks, një shpend legjendash e mistik, i cili në lashtësi ishte qenia më magjike. Për të kuptuar se përse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emërtua shqiponjë me dy koka. duhet të dimë se çfarë simbolizonin këto dy shpendë, shqiponja dhe feniksi në antikitet.

Simboli i shqiponjës gjatë shekujve

Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetën, qiellin dhe zotat e diellit. Zeusi në skeptrin e tij mbante një shqiponjë. Ajo ishte simbol i perëndisë që drejtonte gjithë hierarkinë qiellore (sipas mitologjisë së grekëve të lashtë, të cilët e trashëguan ketë të fundit nga pellazgët.) Për paganët, shqiponja, ajo natyralja (me një kokë), ishte një emblemë e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit, ligjit, rregullit dhe dënues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Në Enciklopedinë e Keltëve thuhet se, “Shqiponja është emblemë e Zotëve të Qiejve dhe e Diellit që mbyt errësirën. Shqiponja me dy krerë, është simbol i zotëve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithëdije të dyfishtë. Ky është një simbol me origjinë lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe në traditat e Uellsit dhe të Irlandës, por në traditën kelte shfaqet më rrallë”. Shqiponja dhe luani i Innishoen ishin të përdorura si simbole kryesore keltiko-druide.

Sipas indianeve të Amerikës, shqiponja është pika nëpër të cilën rrjedh energjia në Botë. Shqiponja gjithashtu kryen “udhërrëfimin eterik mes botëve”, ku ajo shndërrohet në udhëheqëse dhe u sjell personave energjinë dhe informacionin për të kaluar në botë të tjera.

Në vitin 102 para erës sonë, konsulli romak Marius, dekretoi që shqiponja me një kokë të bëhej simbol i Perandorisë së Romës (më poshtë do të shohim se përse Perandoria e Romës pati ndikimin e shqiponjës me dy koka dhe kush e solli atë).

Besohet se flamuri i parë standard i Profetit Muhamed, në shekullin VII të erës sonë, ishte një flamur pa asnjë lloj simbolike në të, kjo për të qenë në kundërshtim me flamurin kombëtar standard të fisit pagan Quraish tribe, Al -Uqaab, i cili kishte një shqiponjë të zezë të vendosur mbi një sfond të bardhë. Shqiponja e tyre ishte e konsideruar si e shenjtë dhe besohej se merrte shpirtrat nga toka për në qiell.

Shamanët turq të Azisë Qendrore gjatë ritualeve të tyre ndërtonin një shkalle me 7-të ose 9-të stika druri dhe në majë vendosnin shqiponjën. Për ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqëruese e shpirtrave në momentin e lënies së tokës pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura në shkëmbinj në këto zona tregojnë se sa e rëndësishme ishte kjo simbolikë. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe për shumë kohë pas pranimit të Islamit. Tougrul Beig (993-1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emërtimin metaforik “Shqiponjë”. Në heraldiken e mesjetës dhe në atë moderne, shqiponja është simbol i guximit dhe mbahet pikërisht për të treguar një gjë të tillë.

Shikim i shkurtër mbi shqiponjën me dy koka dhe heraldiken

Për të lashtët, shqiponja me dy koka ishte emblemë e ekuilibrit, i cili konsistonte në një trup të përbashkët që udhëhiqej nga dy koka – njëra femra, tjetra mashkulli. Gjithashtu, ajo simbolizonte universin në tërësi, i cili ishte i ndërtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar në të dyja kokat, të cilat kanë të njëjtin dinjitet. ثshtë emblemë e finalizimit të individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinë absolute. Duke pasur një simbolikë kaq të fuqishme, ajo u përdor gjerësisht nga shumë popuj.

Shqiponjat janë të përdorura në heraldikë si në formën e pikturave ashtu edhe në atë të gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë, por edhe pjesë të saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë përdorur si simbolika nga shumë vende.

Ashtu si luani që konsiderohet mbreti i kafshëve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendëve. Duke qenë se ka një simbolikë kaq të fuqishme, shqiponja është përdorur gjerësisht në të gjithë anët e globit.

Ajo ka ekzistuar paralelisht si simbol me një, ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjës (si me një dhe me dy koka) është përdorur më shumë në Evropën Kontinentale sesa në heraldiken angleze.

Kur mbretëronte Henry III (1216-1272), shqiponja haset vetëm në tre raste. Shpesh shqiponjat (përjashto heraldiken italiane), janë të pikturuara me sqepin, gjuhën dhe majat e flatrave me ngjyra të ndryshme nga ajo e trupit.

Një shqiponjë mund të jetë e paraqitur me një apo edhe me dy koka dhe të paktën në një rast (në Gjermani) ekziston edhe një variant ku shqiponja është me tre koka. Versioni i thjeshtë, ku dy kokat shohin në drejtime të kundërta dhe shqiponja ka vetëm një trup, është edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali.

Ndryshimet e tjera dhe shtesat që i janë bërë si p.sh. kryqe, armë, kurora, luanë etj. i përkasin kryesisht periudhës së shekullit XI, periudhë e cila mbahet edhe si lulëzim i heraldikes.

Monedha islamike të periudhës së Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajnë në njërën anë shqiponjën me dy koka dhe në anën tjetër yllin e Davidit. Ndërsa shqiponja me dy koka e Bizantit është shfaqur fuqishëm, rreth shekullit XIII në heraldiken perëndimore.

Një rast i veçantë është edhe përdorimi i emblemës së shqiponjës me dy koka nga heraldika e hebrenjve. Ky është një nga faktet më interesante – veçanërisht sepse bëhet fjalë për periudhën e mesjetës. Dihet botërisht që hebrenjtë, nuk kanë preferenca për të tjerët e kësaj botë, pasi konsiderojnë vetën si popull i zgjedhur. Në një dorëshkrim Mahzor (libër hebre) të shek. XV, i cili ndodhet në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos, tregohet një koleksion armësh, ku një shqiponjë me dy koka shfaqet para të gjitha shenjave të tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishëm i shqiponjës me dy koka te sllavët

Ky simbol, një ndikim të fuqishëm pati edhe në Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka është emblemë shteti në Rusi. Ajo është vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq për herë të parë në Rusi në vitin 1472 me dhënien e të drejtave të fronit për Sofiya Paleolog, për shkak të martesës së saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit të fundit të Bizantit, perandorisë e cila pati shqiponjën me dy koka si simbol kryesor.

Carët rusë e konsideronin veten si perandorë të perandorisë së tretë, ku e para ishte Roma (në Romë u përdor shqiponja si simbol) ndërsa e dyta ishte Kostandinopoja e më pas Bizanti (po ashtu me shqiponjën me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Në gjoksin e shqiponjës më 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec, i cili shfaqet hipur mbi një kalë të bardhë duke vrarë një dragua. Ky ishte simboli i triumfit të së mirës mbi të keqen. Këtë ndikim ata e përcollën edhe në vendet e tjera sllave, të cilat kishin qenë pjesë e perandorisë bizantine. Aktualisht, shqiponja me dy koka përdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zezë e shqiponjës dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme të shqiponjës kishin të bënin me rangjet e ndryshme, të cilat përfaqësoheshin me këtë shenjë. Sipas shpjegimeve të autorëve të ndryshëm, shqiponja e artë me dy koka, ishte simboli mbretëror.

Kështu me radhë do të vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte për rangje me të ulëta, ato me ngjyra të ndryshme (unike apo të përziera) i përkisnin shtresave të tjera apo edhe momenteve e vende të ndryshme sipas të cilave përdoreshin.

Ndër këto klasifikime, vend të veçantë ka shqiponja e zezë, e cila nuk kishte shkëlqimin e artë të shqiponjës mbretërore, por me hijen që ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja që përdorej në luftë. Shqiponjat e zeza përdoreshin kur kryheshin luftëra dhe ngjyra e tyre nuk kishte të bënte me rangun, pasi të gjithë mbanin shqiponjë të zezë në betejë.
 
Shqiponja me dy koka, simboli ynë, më i lashti i botës

420691_365296560148438_141388129205950_1587301_1886281604_n.jpg


Kronologji e shkurtër e përdorimit të këtij simboli

1) Aparenca e parë historike: afërsisht në vitin 2300 para erës sonë në disa gdhendje që gjenden në Lagash të Babilonisë (Iraku i sotëm);
2) E shfaqur në monumente të qytetërimit të Hititëve, 1250 para erës sonë;
3) E përdorur si simbol kryesor i Perandorisë së Bizantit;
4) E përdorur nga Sulxhuket (Turqi) në shekullin e 13 të erës sonë;
5) Për herë të parë shfaqet e dokumentuar në Evrope rreth vitit 1800 të erës sonë (pikturat të cilat e dokumentojnë ketë, ndodhen në një manastir në St.Emmeram/Regensburg të Gjermanisë);
6) E përdorur për herë të parë si simbol në armatura në Habsburg, 16 mars 1365;
7) Që nga 1433 është pjesë simbolikes së ushtrisë gjermane;
8) Që nga shekulli i 15 është e përdorur në Rusi, fillimisht nga Carët e tani nga shteti;
9) Shqipëria e përdor në flamur dhe e ka simbol kombëtar. ثshtë simboli ynë më i lashtë.

Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si simboli më i lashtë i botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë.
Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfarë simbolizon ai në të vërtetë, ku e ka zanafillën, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund të ketë lindur?
Këto dhe pyetje të tjera kanë qenë objekt i shumë studimeve të cilët janë bërë në lidhje me të. Një nga këto është ai që shpjegimin në lidhje me simboliken e shqiponjës me dy koka e jep nëpërmjet okultizmit. Le të shohim se si ka ardhur deri në ditët tona simboli ynë kombëtar, por mbi të gjitha le të shohim nëse është vërtet simboli ynë dhe a jemi të sigurt nëse e dimë domethënien e tij?
Për të kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet të shikosh shumë larg në lashtësi. Janë rreth 4300 vjet që na ndajnë që nga gdhendja më e lashtë që tregon një shqiponjë me dy koka (e gjetur në Babiloni).

Në tempullin e vjetër summer, në qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotëve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase.
Pra, lashtësia e këtij simboli daton që në fillimet e qytetërimeve. Me e veçanta e tij qëndron në përdorjen e elementit të dy kokave. ثshtë pikërisht ky detaj ai që është edhe çelësi i shpjegimit të kuptimit të kësaj embleme të lashtë.

Po si ka mundësi që ky simbol i fuqishëm i botës antike dhe i qytetërimeve më të njohura pagane të qëndronte në të njëjtin rang, të ishte përsëri më i fuqishmi i heraldikes mesjetare, të behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndërsa kisha ortodokse edhe sot e kësaj dite e ka simbol shqiponjën së florinjtë me dy koka) dhe të jetë edhe sot simbol i shumë shteteve, ushtrive e shoqërive?! Për të bëre një lloj krahasimi, ndahet në dy periudha përdorimi i këtij simboli, në erën tonë dhe para erës sonë.
Studiues të ndryshëm të cilët japin shpjegimin në lidhje me ketë simbol, janë dakord në të njëjtën pikë. Ky simbol, në fillimet e erës sonë pavarësisht se u përdor nga mbretër e perandori, qëndroi vetëm si kompozim figurativ pasi kuptimi që fshihte në vetvete, u kamuflua qëllimisht.

Prej kohësh është arritur në përfundimin se ky simbol nuk është shqiponjë me dy koka, ashtu si emërtohet nga e gjithë bota, por është një feniks, një shpend legjendash e mistik i cili në lashtësi ishte qenia më magjike. Për të kuptuar se përse, e nga kush, ky simbol u transformua dhe u emërtua shqiponjë me dy koka duhet të dimë se çfarë simbolizonin këto dy shpendë, shqiponja dhe feniksi në antikitet.

Simboli i shqiponjës gjatë shekujve

Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetën, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi në skeptrin e tij mbante një shqiponjë. Ajo ishte simbol i perëndisë që drejtonte gjithë hierarkinë qiellore (sipas mitologjisë së grekëve të lashtë, të cilët e trashëguan ketë të fundit nga pellazgët.) Për paganët, shqiponja, ajo natyralja (me një koke), ishte një emblemë e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit, ligjit, rregullit dhe dënues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Në Enciklopedinë e Kelteve thuhet se: "Shqiponja është emblemë e Zotëve të Qiejve dhe e Diellit që mbyt errësirën. Shqiponja me dy krerë, është simbol i zotëve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithëdije të dyfishtë. Ky është një simbol me origjinë Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe në traditat e Eellsit dhe të Irlandës, por në traditën Kelte shfaqet më rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin të përdorura si simbole kryesore keltiko- druide.
Sipas indianeve të Amerikës, shqiponja është pika nëpër të cilën rrjedh energjia në Botë. Shqiponja gjithashtu kryen "udhërrëfimin eterik mes boteve", ku ajo shndërrohet në udhëheqëse dhe u sjell personave energjinë dhe informacionin për të kaluar në botë të tjera.

Në vitin 102 para erës sonë, konsulli romak Marius, dekretoi që shqiponja me një kokë të bëhej simbol i Perandorisë së Romes (më poshtë do të shohim se përse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjës me dy koka dhe kush e solli atë).
Besohet se flamuri i parë standard i Profetit Muhamed, në shekullin e 7-të të erës sonë, ishte një flamur pa asnjë lloj simbolike në të, kjo për të qenë në kundërshtim me flamurin kombëtar standard të fisit pagan Quraish tribe, Al -Uqaab, i cili kishte një shqiponjë te zeze të vendosur mbi një sfond të bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsideruar si e shenjtë dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka për në qiell.
Shamanët turq të Azisë Qendrore gjatë ritualeve të tyre ndërtonin një shkalle me 7-të ose 9-të stika druri dhe në maje vendosnin shqiponjën. Për ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqërues i shpirtrave në momentin e lënies së Tokës pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura në shkëmbinj në këto zona tregojnë se sa e rëndësishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe për shumë kohe pas pranimit të Islamit. Tougrul Beig (993 - 1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emërtimin metaforik "Shqiponjë". Në heraldiken e mesjetës dhe në atë moderne, shqiponja është simbol i guximit dhe mbahet pikërisht për të treguar një gjë të tillë.
Për të lashtët, shqiponja me dy koka ishte emblemë e ekuilibrit i cili konsistonte në një trup të përbashkët që udhëhiqej nga dy koka, njëra femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin në tërësi, i cili ishte i ndërtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar në të dyja kokat, të cilat kanë të njëjtin dinjitet. ثshtë emblemë e finalizimit të individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinë absolute. Duke pasur një simbolike kaq të fuqishme, ajo u përdor gjerësisht nga shumë popuj.
Shqiponjat janë të përdorura në heraldikë si në formën e pikturave ashtu edhe në atë të gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë por edhe pjesë të saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë përdorur si simbolika nga shumë vende.

Ashtu si luani që konsiderohet mbreti i kafshëve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendëve. Duke qenë se ka një simbolikë kaq të fuqishme, shqiponja është përdorur gjerësisht në të gjithë anët e Globit. Ajo ka ekzistuar paralelisht si simbol me një ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjës (si me një dhe me dy koka) është përdorur më shumë në Evropën Kontinentale sesa në heraldiken angleze. Kur mbretëronte Henry III (1216 - 1272), shqiponja haset vetëm në tre raste. Shpesh shqiponjat (përjashto heraldiken italiane), janë të pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyra të ndryshme nga ajo e trupit. Një shqiponjë mund të jetë e paraqitur me një apo edhe me dy koka dhe të paktën në një rast (në Gjermani) ekziston edhe një variant ku shqiponja është me tre koka. Versioni i thjeshtë, ku dy kokat shohin në drejtime të kundërta dhe shqiponja ka vetëm një trup, është edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat që i janë bërë si p.sh. kryqe, armë, kurora, luanë etj. i përkasin kryesisht periudhës së shekullit të 11-të, periudhe e cila mbahet edhe si lulëzim i heraldikes.

Monedha islamike të periudhës së Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajnë në njërën anë shqiponjën me dy koka dhe në anën tjetër yllin e Davidit. Ndërsa shqiponja me dy koka e Bizantit është shfaqur fuqishëm, rreth shekullit të 13 në heraldiken perëndimore.
Një rast i veçantë është edhe përdorimi i emblemës së shqiponjës me dy koka nga heraldika e hebrenjve. Ky është një nga faktet më interesante - veçanërisht sepse bëhet fjale për periudhën e mesjetës. Dihet botërisht që hebrenjtë, nuk kanë preferenca për të tjerët e kësaj botë, pasi konsiderojnë vetën si popull i zgjedhur. Në një dorëshkrim Mahzor ( libër hebre ) të shek. 15-të, i cili ndodhet në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos, tregohet një koleksion armesh, ku një shqiponjë me dy koka shfaqet para të gjitha shenjave të tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishëm i shqiponjës me dy koka të sllavet

Ky simbol, një ndikim të fuqishëm pati edhe në Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka është emblemë shteti në Rusi. Ajo është vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.
Ky simbol u shfaq për herë të parë në Rusi në vitin 1472 me dhënien e të drejtave të fronit për Sofiya Paleolog, për shkak të martesës së saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit të fundit të Bizantit, perandorisë e cila pati shqiponjën me dy koka si simbol kryesor.
Carët rus e konsideronin veten si perandorë të perandorisë së trete, ku e para ishte Roma (në Romë u përdor shqiponja si simbol) ndërsa e dyta ishte Kostandinopoja e më pas Bizanti (po ashtu me shqiponjën me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.
Në gjoksin e shqiponjës më 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi një kalë të bardhe duke vrare një dragua. Ky ishte simboli i triumfit të së mirës mbi të keqen. Këtë ndikim ata e përcollën edhe në vendet e tjera sllave, të cilat kishin qenë pjesë e perandorisë bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka përdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjës dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme të shqiponjës kishin të bënin me rangjet e ndryshme të cilat përfaqësoheshin me këtë shenjë. Sipas shpjegimeve të autoreve të ndryshëm, shqiponja e artë me dy koka, ishte simboli mbretëror.
Kështu me radhë do të vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte për rangje me të ulëta, ato me ngjyra të ndryshme (unike apo të përziera) i përkisnin shtresave të tjera, apo edhe momenteve e vende të ndryshme sipas të cilave përdoreshin. Ndër këto klasifikime, vend të veçantë ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkëlqimin e artë të shqiponjës mbretërore, por me hijen që ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja që përdorej në luftë. Shqiponjat e zeza përdoreshin kur kryheshin luftëra dhe ngjyra e tyre nuk kishte të bënte me rangun pasi të gjithë mbanin shqiponjë të zeze në beteje.

Simboli i Feniksit, një prej qenieve me mistike

Tregojnë për të emrat e njohur të botës antike latine dhe greke.
Për të parë se ç'lidhje ka simboli i shqiponjës me dy koka me atë të feniksit legjendar, duhet të sqarojmë më parë se çfarë simbolizonte feniksi. Në lidhje me feniksin kanë shkruajtur edhe disa prej emrave më të njohur të antikitetit. Ja se ç'thonë dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:
Ovidi e përshkruan kështu feniksin: "Shumica e qenieve të gjalla lindin nga qenie të tjera, por ekziston një specie e cila riprodhon vetveten. E quajnë feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bimë, por me rrëshire dhe me lëngje pemësh aromatike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, ndërton një fole në maje të një peme arre apo palme.
Në të ai akumulon kanelle dhe gjithfarë lloje bimësh të tjera aromatike nga të cilat nxirren esencat e parfumeve. Ndërton me to një fole në të cilën vendoset dhe ndërsa vdes, nxjerr jashtë frymën e tij të fundit e cila përzihet me erën e bimëve aromatike.
Nga trupi i feniksit që vdiq del një feniks i ri, i destinuar që të jetoje po aq gjatë sa edhe paraardhësi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhësit. Ai merr me vetë hirin e të parit dhe e çon në tempullin e diellit në Heliopolis, në Egjipt. Ai jeton në vetmi."

Herodoti do të shkruante për Feniksin:
"Një shpend tjetër i shenjtë është feniksi. Unë vetë nuk kam parë ndonjë feniks, përveç rasteve kur e kam parë të pikturuar, por është një shpend shumë i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, në intervale që zgjasin afërsisht 500 vjet. Ai është momenti në të cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhësi."
Këtu shihet qartë se feniksi ka të beje me kultin e lashtë egjiptian të diellit. Shpjegimin e këtij simboli dhe lidhjen që ka ky me atë të shqiponjës me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe të Masonerisë. Masoneria është bazuar pikërisht në religjionet e lashta misterioze të Egjiptit dhe të Babilonisë.//shqip.dk//
 
Pe: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, më i lashti i botës

اfarë është Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit të vjetër vazhdoi së ekzistuari edhe pas zhdukjes së këtij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajtën të gjallë brenda në doktrinën kabaliste. Nga ana tjetër, një numër i mendimtarëve greke kishin adoptuar filozofinë e njëjtë dhe e riinterpretuan dhe e përjetësuan në formë të shkollës së mendimit të njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e shpjegon kështu origjinën e kësaj filozofie dhe vendin e saj në masonerinë moderne:
"Në Egjiptin e vjetër ekzistonte një shoqëri fetare që la si trashëgim një sistem të besimit dhe të menduarit në hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka të ngjashme. P.sh., ata që kishin arritur deri në një nivel të caktuar, përcillnin ceremonitë e shoqërisë, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirtërore dhe mandej i pasonin tek ata që ishin në nivele më të ulëta.
Pitagora ishte njëri nder hermeticistet që shkollohej në këto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike të shkollës së Aleksandrisë dhe Neoplatonizmit i kishin rrënjët e tyre në Egjiptin e vjetër dhe atje gjendeshin disa ngjashmëri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag është shumë i qartë në lidhje me ndikimin e Egjiptit të vjetër në origjinën e Masonerisë kur deklaron: "Frankmasoneria është organizatë shoqërore dhe rituale që i ka fillet e saja në Egjiptin e vjetër."
Edhe shumë autoritete të tjera masonike thonë se origjina e Masonerisë është në shoqëritë sekrete të kulturave të lashta pagane, siç janë ato nga Egjipti i vjetër dhe Greqia antike. Një mason i vjetër, i deklaruar turk, Celil Layiketez, në revistën "Mimar Sinan", në artikullin me titull "Fshehtësia masonike: اfarë është sekrete e çfarë jo?" shkruan:
"Në civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike që ndeshen në kontekst të një shkence të caktuar apo njohuri sekrete. Anëtarët e këtyre shkollave mistike ishin pranuar vetëm pas një periudhe të gjatë të studimeve dhe të riteve të pranimit.
Në mesin e këtyre shkollave, e para që mendohet të jetë hapur, ka qenë shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej në ngjarjet e lindjes së këtij Zoti, rinisë, luftës kundër errësirës, vdekjes dhe ringjalljes së tij. Këto çështje ishin dramatizuar ritualisht në ceremonitë e përformuara dhe në ketë mënyrë ritet dhe simbolet që prezantoheshin ishin më shumë efektive për shkak të pjesëmarrjes aktuale.
Vite më vonë, këto rite themelojnë qarkun e parë të rendit të vëllazërisë që aktualisht vazhdon me emrin e Masonerisë. Vëllazëritë e tilla çdo herë vendosin ideale të njëjta dhe kur janë në presion janë në gjendje që të jetojnë në mënyrë sekrete. Ata ishin në gjendje që të mbijetojnë deri më sot pasi ata vazhdimisht ndërronin emrat dhe format e tyre.
Por, ata i mbetën besnik simbolizmit të lashtë dhe karakterit të tyre të veçantë i cili kalon dore më dore si trashëgimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashëgimi i saj deri në ditët aktuale ka të bëjë edhe me përdorimin prej tyre të simbolit të shqiponjës me dy koka apo ndryshe simbolit të feniksit.

Pse simboli i feniksit u emërtua shqiponjë me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht?

Masoneria është e mbushur me simbole magjike. Po ç' është një simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, është një imazh i cili fsheh një kuptim të brendshëm ne vetvete, pra një imazh që ka dykuptimësi, por që kuptimi i vërtetë fshihet nga pamja, e cila shërben vetëm për kamuflim.
Po të ekzaminosh simbolet masonike dalin në pah kuptime të fshehta që tregojnë përshkallëzimin e pushtetit, hyjnores, të keqes e kështu më radhë. Shqiponja me dy koka është simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Për të është folur shumë sepse ajo ka një shpërndarje të gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6).
Që në momentin e parë, në atë të emërimit, njerëzit gabohen pasi në dukje ajo është një shqiponjë me dy koka, por simbolet magjike kanë pikërisht ketë qëllim, të kamuflojnë kuptimin. E vërteta është se ky imazh simbolizon një shpend tjetër, feniksin.
Në Egjiptin e lashtë ky simbol ishte simbol i shkollave të misterit. Shqiponja ishte një shpend të cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si shpjeguam më lart. Emërtimi i simbolit të feniksit në shqiponjë me dy koka ishte i thjeshtë sepse shqiponja ishte një shpend që qëndronte përkrah feniksit në hierarkinë e të mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmëri fizike mes tyre. Kështu që pati një ndërrim të emrave, por simboli ruajti të njëjtin pozicion dhe ngeli shenja më e pushtetshme.
Në shekujt e erës sonë emri i feniksit do të harrohej dhe simboli do të quhej shqiponjë me dy koka. Shpjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall në librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Një shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofinë):
"Mes të lashtëve ekzistonin historira për një zog përrallor të quajtur feniks. Ai është përshkruar nga shkrimtaret e hershem si një zog që i përngjan nga forma shqiponjës, por me disa dallime të vogla. Trupi i feniksit është i mbuluar me pupla të purpurta, ndërsa pendët e flatrave i ka me ngjyre blu dhe të kuqe. Kokën e ka të bardhe dhe në qafe ka një rreth me ngjyre të artë. Në fund të shpinës së feniksit gjendet një tufe puplash me ngjyre të ndezur.
ثshtë besuar se ky shpend jeton për 500 vjet dhe gjatë vdekjes së tij trupi hapet dhe del prej andej një feniks i ri. Për shkak të këtij simbolizmi feniksi është parë gjithmonë si prezantues i pavdekësisë dhe i ringjalljes. Feniksi është një nga shenjat e shoqërive apo vëllazërive sekrete të cilat zanafillën e ekzistencës së tyre e kanë në lashtësi.
Këto shoqëri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo është edhe arsyeja pse feniksi ishte simbol i tyre, pasi ata besonin të ringjallja. (faqe 176-177)". Megjithatë ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk është simbol që lindi në qytetërimin egjiptian. Ai ka qenë fillimisht i përdorur nga sumeret e më pas nga qytetërimi hittit dhe persian.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top