Pse Enveri propozoi t'i jepet qytetit të Tropojës, emri i Bajram Currit?

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Sigurisht, nuk ishte kjo që donte populli i Kosovës dhe populli shqiptar, por si fillim mund të shërbente për të shkuar me tej në vendosjen e marrëdhënieve më të lirshme njerëzore, kulturore në kuptimin e gjerë të kësaj fjale, marrëdhënie vëllazërore në mes Shqipërisë e Kosovës. Qëndrimi i Enverit në atë kohë, që u transmetonte emisarëve të vëllezërve kosovarë, personaliteteve politike, shkencorë, kulturorë ishte: "Shfrytëzoni në maksimum të drejtat që ju njihen nga Kushtetuta e 1974-ës.


Po kështu do të bëjmë edhe ne nga ana jonë". Enveri mendonte se "njohja nga afër me njëri-tjetrin, arritja historike e unifikimit dhe e njësimit të të folmes së përbashkët në gjuhën letrare, ecja në shina paralele në arsim, shkencë, art e kulturë, do të krijonin atë bashkim shpirtëror kombëtar, për të realizuar më vonë ëndrrën shekullore të bashkimit të kombit tonë. Pikërisht në këtë kohë u gjallëruan, sidomos nga ana jonë, shkëmbimet arsimore, shkencore, artistike e kulturore me Kosovën. Shkëmbimet e bashkëpunimi në mes universiteteve tona, akademive dhe studiuesve të fushave të ndryshme, sidomos në fushën e shkencave gjuhësore, historike, kulturore etj. ndihmuan në njohjen e lartësimin e kulturës sonë të përbashkët kombëtare, në përgatitjen e një armate të re intelektualësh me formim patriotik e bashkëkohor, në një rigjallërim të ndërgjegjes kombëtare në masat e të rinjve. Televizioni shqiptar, Ansamblet e këngëve e valleve ngrinin peshë zemrat e zhuritura për liri të të gjithë shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi, të ndarë padrejtësisht nga atdheu amë. Në këto kushte të reja filluan të vizitojnë Shqipërinë personalitete politike nga Jugosllavia. Kuadro zyrtarë ose shoqërorë nga Kosova filluan të vijnë ose të dërgojnë përfaqësues të tyre për t'u takuar e këshilluar me Enverin. Kështu dërguan Bije Vokshin të pyesnin Enverin ç’ mendonte, nëse mund të ngrinin një parti komuniste ilegale të kosovarëve jashtë Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Megjithë marrëdhëniet shumë shoqërore që kishte me Bije Vokshin, Enveri u rezervua të jepte një mendim të prerë. Dihet që Enver Hoxha, në sistemin e atëhershëm monist, ishte njëkohësisht udhëheqësi kryesor i Partisë dhe i shtetit shqiptar. Duke qenë udhëheqës i shtetit amë, Enver Hoxha asnjëherë nuk u foli kosovarëve dhe udhëheqjes së tyre shqiptare "nga lart". Ai i respektonte, i paralajmëronte për rreziqet, mbronte çështjen e madhe që kishin për zemër, jepte ndonjë këshillë kur ia kërkonin, por fjalën e fundit ua linte atyre. Prandaj ai i tha Bijes: "Shokët që duan të ndërmarrin një iniciativë të tillë me shumë përgjegjësi mund ta gjykojnë më mirë këtë çështje, sepse njohin kushtet, njerëzit, duke pasur parasysh edhe prirjet e zhvillimeve aktuale e të perspektivës në Jugosllavi e Kosovë. Në fakt Enveri kishte rezerva për këtë iniciativë dhe në bisedë me mua, pasi iku Bija, shtjelloi se çmendonte për këtë çështje e përgjithësisht për formën e organizimit të kosovarëve. Në qoftë se këto nuk ia shprehu Bijes, këtë e bëri sepse Bije Vokshi, halla e Luftëtarit të Spanjës, Heroit të Popullit, Asim Vokshi, ishte një grua trime, që kish dhënë shumë prova guximi e zgjuarsie gjatë kohës që banonte në Tiranë. Në shtëpinë e saj jo vetëm ishin strehuar Enveri, Qemali e shumë ilegalë të tjerë, por aty ishin bërë Mbledhja e Themelimit të Rinisë Komuniste e Konsulta e pare e NAM Komuniste të Shqipërisë. Por Bija ishte një grua e thjeshtë dhe Enveri nuk ishte i sigurt nëse do të ishte në gjendje t'u transmetonte shokëve që e kishin dërguar qartë e drejtë ato që mendonte Enveri. Enveri gjykonte se në kushtet e Kosovës do të ishte mirë të kishte një parti Komuniste ilegale të shqiptarëve të Kosovës, por ajo nuk do ta kishte jetën e gjatë në qoftë se nuk do të krijonte rreth vetes një front të gjerë popullor, që edhe do ta mbronte nga goditjet e aparatit shtetëror serbomadh edhe do t'i jepte mundësi të shtrihej në gjithë Kosovën, gjë që s'e realizon dot një parti vetëm. Këto ide të Enverit mund të them se gjetën disi zbatim në Kosovë disa vite më vonë.

Kur në Gjermani u vranë Jusuf Gërvalla me të vëllanë, Bardhin e shokun e tyre Kadri Zekën, Enveri shumë i emocionuar nga kjo ngjarje tragjike, më foli për ta, veçanërisht për Jusuf Gërvallën, si poet e me kulturë të gjerë, por që të tre ishin jo vetëm patriotë të mirë por edhe revolucionarë me horizont të gjerë e largpamës. Enveri nuk e kish takuar drejtpërdrejt Jusuf Gërvallën, por - siç më tha - njëri nga grupi i tij kishte ardhur në Tiranë. Unë nuk e di nëse ky ka qenë Kadri Zeka apo ndonjë tjetër. Edhe atëherë ishte shtruar çështja nëse duhej organizuar një Parti apo Lëvizje. Enveri pat sugjeruar se do të ishte më mirë të organizohej një Lëvizje, një Front Popullor që të vepronte me të gjitha metodat legale, në bazë të Kushtetutës së Federatës Jugosllave, kurse grupi iniciator të mbetej si bërthamë që mund të drejtonte e të vepronte ilegalisht. Kur UDB ja jugosllave e nuhati kush frymëzonte këtë Lëvizje e goditi pa mëshirë në kokë. Por Kosova vazhdoi të nxjerrë nga gjiri i vet bij të shquar, duke u bashkuar gjithnjë e më tepër rreth tyre, që si udhëheqës politikë e ushtarakë për اlirimin e Pavarësinë e Kosovës e bëjnë "vdekjen si me le". Enver Hoxha ka qenë organizatori i Konferencës së Pezës, ku u hodhën themelet e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, duke bashkuar në të pjesën më të madhe të popullit nën thirrjen: "Të gjithë për اlirimin e Atdheut, pa dallim feje, krahine dhe ideje". Duke vlerësuar lart këtë përvojë, Enveri shfrytëzonte çdo rast për t'i këshilluar vëllezërit kosovarë bashkimin sa më të gjerë, pa dallim "feje, krahine e ideje", sepse Kosova vazhdonte të ishte e pushtuar. Ndonëse te ne kishat e xhamit ishin mbyllur, unë kisha dëgjuar Enverin që t'u thoshte shokëve të vet që të porosisnin njerëzit tanë, pedagogë, studiues, gazetarë etj. që shkonin me shërbim në Kosovë, në bisedime me kolegë e vendas, t'u thonin që t'i ruajnë xhamitë, se për ta ato janë si klube, ku mund të mblidhen, të bisedojnë e të qajnë hallet e tyre. Ne me ballistët në Shqipëri i kishim ndarë hesapet, por kur një ditë Enveri më tha se ishte takuar me një ballist kosovar, unë shpreha habi. Enveri më tregoi se ky ishte një figurë e nderuar në Kosovë, quhej Dem Ali Pozhari, i ndjekur nga regjimi titist si separatist e irredentist, qe vendosur në Turqi dhe kishte ardhur në Shqipëri me rastin e përkujtimit të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Enveri më shpjegoi se nacionalistët, ata që quhen ballistë, në Kosovë nuk janë si ballistët tanë, që na luftonin neve si komunistë, megjithëse ne ishim shqiptarë; nacionalistët kosovarë luftonin kundër pushtuesve serbë dhe forcave të tyre të armatosura, çetnikë etj., që kryenin akte terrori e masakra ndaj popullsisë shqiptare. Pavarësisht se në shumë raste këta nuk kanë bashkëpunuar me komunistët, ata ishin për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe bashkimin me shtetin amë.



Një tjetër personalitet shumë i nderuar në Kosovë, Rexhep Duraku, babai i dëshmorit Emin Duraku, erdhi në Shqipëri e kërkoi takim me Enverin, i cili e priti me respekt e kënaqësi. Pas një bisede të ngrohtë, vëllazërore, baca Rexhep i tha Enverit se ishte i ngarkuar të bisedonte me të e donin të dinin se "çmendonte Enver Hoxha po të ngrihej kërkesa që Krahina Autonome e Kosovës të bëhej Republikë, si të tjerat, brenda Federatës Jugosllave?".

Siç më tregoi Enveri, ky hap atë e kishte vënë në mendime sepse, si popullsi Kosova ia kalonte dhe e linte shumë prapa Republikën e Malit të Zi, por sa do të ishte e arsyeshme që të kishte dy republika shqiptare, një këtej kufirit, shtet më vete, një më atë anë të kufirit brenda shtetit të Federatës Jugosllave. Udhëheqja jugosllave, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, kishte bërë përpjekje për krijimin e Republikës së 7-të të shqiptarëve, por jo duke i dhënë Kosovën Shqipërisë, por duke përfshirë Shqipërinë brenda Federatës.

Megjithëse çështja e Federatës Ballkanike, përveç përmendjes në ndonjë nga dokumentet e Kominternit, që drejtohej nga Dimitrovi, pas Luftës së Dytë Botërore, nuk u ngrit në asnjë mbledhje të rëndësishme as të Ballkanit as të vendeve të demokracisë popullore. Edhe në udhëheqjen e Partisë sonë Komuniste nuk u diskutua për këtë çështje, por unë kisha dëgjuar të flitej, dhe Enveri mendonte se kjo mund të ishte një rrugë e bashkimit të gjithë shqiptarëve, krejt në të kundërtën me atë që mendonte Titoja e udhëheqja jugosllave, jo nën çatinë e Federatës Jugosllave, por nën çatinë e një familjeje më të madhe më dashamirëse se sa ajo e shovinistëve serbë.

Duke qenë se udhëheqja e Shqipërisë dhe vetë Enveri kishin njohur thellë dhe ishin ndeshur me planet ogurzeza të udhëheqjes jugosllave, ky ngriti pyetjen nëse këtë do ta pranonte udhëheqja jugosllave, veçanërisht serbët do ta pranonin formimin e Republikës së Kosovës? Cila do ishte arsyeja e këtij pranimi? Meqë tashmë jugosllavët nuk mund të silleshin me Shqipërinë, si në vitet 1945, '46 e '47, dmth të tërhiqnin atë si Republikë të 7-të brenda Federatës Jugosllave, Enveri shprehu mendimin se, tani për tani, nuk do të dilte gjë nga kjo kërkesë. Megjithatë, mikut të nderuar, Enveri i tha: "U thuaj vëllezërve tanë që ta pleqërojnë mirë dhe të vendosin vetë".

Takimi me burra të tillë, patriotë të nderuar, i jepte Enverit kënaqësi të veçantë. Ai u gëzua shumë kur dëgjoi se Rexhep Duraku kishte ardhur në Shkodër bashkë me gruan, për të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij me mbesën e Bajram Currit. U shpreh spontanisht: "Kjo është një krushqi e mrekullueshme". Meqë ato ditë ishte i zënë, më dërgoi mua t'i takoj e t'i uroj. Ata u kënaqën, por edhe unë u kënaqa, folëm për zakonet tona, shumë të afërta në mes krahinave tona. Të shoqen e Bacë Bajramit unë e kisha takuar edhe tjetër herë, ishte një boshnjake, me një pamje fisnike, që të impononte respekt për gjithçka kishte hequr përkrah bashkëshortit të saj legjendar. Veshja, krehja e saj ndryshonin nga ato të nënës së Emin Durakut, e cila kishte po atë lidhje shamie në kokë si nëna ime e shumë gra dibrane. Pas pak ditë shkoi në Shkodër Enveri e vizitoi familjet e nderuara Curri-Duraku. Me vonë Kryetari i Komitetit Ekzekutiv më pat treguar se, kur kishin dalë nga vizita, Enveri e kishte porositur që të organizonin një dasmë të bukur, të ftohen nga Kosova nja 40 veta nga rrethi fisnor e i miqve të dy familjeve, gjithë shpenzimet do të përballohen nga shteti ynë. Enveri u kujdes drejtpërdrejt të vinin në atdhe eshtrat e Kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri. Emocionet e tija gjatë ceremonisë, organizuar për këtë rast qenë aq të mëdha sa ai e ndjeu veten keq në tribunë, megjithatë ai shoqëroi arkivolet e Abdyl e Naim Frashërit, më këmbë, gjatë gjithë Bulevardit të Dëshmorëve, deri në parkun ku do të preheshin. Kështu u interesua për ardhjen e eshtrave të birit të shquar të Kosovës, Hasan Prishtinës dhe varrimin e tyre në Kukës, pranë vendit për të cilin luftoi. Mendoj se nuk është e rastit, ishte i vetmi, që Enveri propozoi t'i jepet qytetit të Tropojës emri i Bajram Currit, jo vetëm për nder të këtij burri legjendar të Malësisë së Gjakovës, por si simbol që lidh dy pjesët e ndara të një populli, që ka të njëjtin gjak e të njëjtët heronj. Enveri ndiqte me kënaqësi, merrte pjesë dhe vetë në mbledhjet që organizonin së bashku studiuesit nga Shqipëria e Kosova, siç qenë Konferencat Kombëtare shkencore, si mbi etnogjenezën, gjuhën letrare, figurën e Skënderbeut, Rilindësit tanë. Shumë i kënaqur e me përshtypje të thella kish mbetur nga takimi me delegacionin e intelektualëve kosovarë, që kishin ardhur me rastin e ceremonive kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Enver Hoxha ndiqte dhe zhvillimin e artit e kulturës në Kosovë. Ai edhe në një shënim Ditari, shpërthente në një kritikë të fortë e shkruante:

"Po më tërheq vëmendjen se nuk po shkruhet për korin e Prishtinës, "Kolegjium Kantorum". Shokët që merren me propagandën e shtypin, e kanë frikë të marrin përgjegjësi, e s'mendojnë fare... Si do t'ua tregojmë ne dashurinë tonë, kur ata futen në burgje, sepse dëgjojnë këngët tona, kurse shtypi ynë nuk shkruan për ta? Prandaj të ndryshojë që tash ky qëndrim pasiv, apolitik..." Po kështu ngjau kur dëgjoi se nuk po jepej një film kosovar...pse? sepse personazhi kryesor ishte Fadil Hoxha...! E pastaj? Po ky është anëtar i Presidencës Jugosllave... dhe disa hero ka bërë disa deklarata jo të mira... Enveri: po ai ka qenë nga frymëzuesit kryesorë të Konferencës së Bujanit, që i njihte kosovarëve "të drejtën e vetëvendosjes" pas luftës... deri në shkëputje, ka udhëhequr luftën antifashiste nacionalçlirimtare në Kosovë, pastaj ajo që është kryesore në film del lufta që kanë bërë vëllezërit tanë kosovarë. Enveri e kishte parë këtë film dhe qe emocionuar.

Gjatë një pasdarkeje, në shtypi, kur u hap biseda mbi shfaqjet e hermetizmit në poezinë tonë, Enveri, i cili ndiqte dhe krijimet letrare të kosovarëve, bëri këtë koment: "është ndryshe hermetizmi në poezitë kosovare, ata janë të detyruar nga kushtet ku jetojnë, ndjesitë e tyre t'i shprehin në mënyra të mbuluara, me shumë alegorizma etj."

Erdhi një kohë që edhe udhëheqja shqiptare e Kosovës filloi të dërgojë mesazhe në Tiranë: "T'i përmirësojmë marrëdhëniet tash që është gjallë Titoja, pse pas vdekjes së tij nuk dihet ç'bëhet". Kjo mund të na lerë të kuptojmë- shënon në Ditar Enveri- se pas Titos "ne kosovarët asnjë besim s'mund të kemi te serbët" dhe kishin të drejtë.

Në fakt edhe Enveri mendonte kështu. Pavarësisht se ai, gjatë gjithë jetës së tij demaskoi veprimtarinë antishqiptare të Titos dhe të atyre që kish për rreth në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e gjithë shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre në Jugosllavi, por kur J.B.Tito më 1980 ishte shtruar në spitalin e Ljubljanës dhe TV italian po transmetonte komunikatat shëndetësore, Enveri tha i menduar: "sikur të rronte edhe nja dy vjet..." Unë nuk e ndërpreva në refleksionin që bëri, por ai parashikonte, pas vdekjes së Titos, shpërbërjen e Jugosllavisë. Për këtë ai ka shkruar në veprat e tija. Atë e preokuponte e ardhmja e Kosovës. Me vdekjen e Josip Broz Titos, në maj 1980, filloi fermentimi i gjendjes në Jugosllavi. Kriza ekonomike e vetadministrimit kishte filluar shumë kohë më parë, por në këtë kohë filluan të ndihen lëvizjet separatiste e për pavarësi në Kroaci e Slloveni.


Dervina​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top