Pse duhet të trembet Edi Rama?

Kësaj here Kryeministri i Shqipërisë duhet të mendohet dy herë. Ai mund të përdorë marifete sa të dojë. Ndoshta do ta shkatërrojë edhe shpirtin e kësaj proteste, por kur ata njerëz të kthehen në shtëpi, të shpërndarë me dhunë e shkop gome, do ta gjejnë prapë tryezën bosh e fëmijët e uritur.
ede-1-642x375.png

Protestat e këtyre dy ditëve, mund të kenë qenë pak kaotike, por, për herë të parë pas shumë vitesh, në Shqipëri po ndihet zëri i qytetarëve të zemëruar.

Qytetarë që u ka shkuar ‘thika në kockë’ dhe nuk mbajnë më. Njerëz të thjeshtë, të të gjitha shtresave që po u kërcënohet ekzistenca. Historia e Shqipërisë ka treguar se kur populli vjen në këtë pikë, asgjë e mirë nuk pritet të ndodhë.

Për këtë arsye, kësaj here, Edi Rama duhet të trembet.

Deri më sot Edi Rama ka qeverisur me politikën: “Ç’më duhet mua se çfarë bëj unë, ata le ta zgjidhin vetë”. Por kësaj here kjo formulë nuk po i funksionon.

Ka një luftë të vërtetë, jo shumë larg Shqipërisë, ka një pandemi që zgjat prej dy vjetësh, ka 9 vjet që Shqipëria vetëm harxhon e merr borxhe dhe, sado të mbijetesës qofshin shqiptarët, kësaj here e kanë të vështirë t’ia dalin me Ligjin e Xhunglës, siç kanë bërë deri më sot.

Për këtë arsye, kësaj here, Edi Rama duhet trembet.

Sikur Edi Rama të kish qenë, qoftë edhe pak fare Kryeministër i Shqipërisë, nuk do t’i kishte bërë pluhur e hi të gjitha rezervat financiare të vendit me PPP. Sikur Edi Rama të kishte bërë atë që bën çdo qeveri e botës, të ruante mënjanë rezervat për ditë si këto, sot Shqipëria nuk do të ishte në pikë të hallit dhe njerëzit nuk do të ishin në rrugë.

Por ai nuk ka lënë asnjë kacidhe dhe nuk ka asnjë “Plan B” për Shqipërinë.

Për këtë arsye, kësaj here, Edi Rama duhet trembet.

U mundua t’ia hidhte me propagandë Edi Rama, por nuk i piu ujë. Rritej çmimi i bukës, gazit, karburantit etj., ai dilte e thoshte, “ta dini ju, ç’po ndodh me energjinë…”.

Dje, pasi kuptoi se çmimi i naftës nuk mund t’i lihej tregut, shpalli Bordin që medemek do të kontrollojë importuesit që të mos abuzojnë me çmimet.

Por importuesit janë njëkohësisht edhe shpërndarës, edhe shitësit me pakicë të karburanteve. Sepse janë shokët oligarkë të Edi Ramës. Ky vetë i ka lejuar të funksionojnë si të tillë, prandaj sot ai nuk i kontrollon dot.

Për këtë arsye, kësaj here, Edi Rama duhet trembet.

Kohët janë të vështira dhe asgjë nuk duket në anën e popullit. Një vend i brishtë ekonomikisht e politikisht është lehtësisht i manipulueshëm dhe të gjitha gjasat janë që politika të fusë hundët në këto protesta, vetë qeveria të fusë eksponentë të dhunshëm që të dalë pastaj e të thotë “ata janë huliganë”, e ti fusë në burg. Një skenar i tillë ka filluar të praktikohet edhe dje në darkë.

Diçka e ngjashme ndodhi me protestat e studentëve, disa muaj më parë.

Edi Rama është ekspert i manipulimit, puna që di të bëjë më mirë është kjo.
Por kësaj here Kryemininstri i Shqipërisë duhet të mendohet dy herë. Ai mund të përdorë marifete sa të dojë. Ndoshta do ta shkatërrojë edhe shpirtin e kësaj proteste, por kur ata njerëz të kthehen në shtëpi, të shpërndarë me dhunë e shkop gome, do ta gjejnë prap tryezën bosh e fëmijët e uritur. Këta që kanë dalë në rrugë këto dy ditë janë prindërit e atyre studentëve që Kryeministri u minoi dhe hodhi në erë shpirtin e protestës.

Prandaj Edi Rama duhet të ketë frikë kësaj here./Pamfleti
 
Sa të ketë këtë lloj opozite dhe parlament me Mediu, Dash Shehi, Noka, Ndoka, etj... Rama e ka në terezi.
Brenda javës prit e kur të fillojnë të dalin këta tipat në krye të protestës me gishta lart.
Ta prishin edhe këtë si kanë bërë me protestat e tjera.
 
E quajti qesharake turmen ky i gjati diten e pare te protestes
Prite kur te zbythet sot nga protestuesit para kryeministrise!
 
Nuk do ndodhe, isha vete dje dhe kur njeri filloi me thirrjet 'Rama Ik' desh e moren me shkelma b...!

Normal qe ata do mundohen ta kthejne protesten ne favor te tyre por jam i sigurt qe populli do i tregoje vendin.
Kjo nuk eshte proteste politike, eshte proteste per mbijetese!!!
 
E quajti qesharake turmen ky i gjati diten e pare te protestes
Prite kur te zbythet sot nga protestuesit para kryeministrise!
E kam thene para 5 ditesh, po e them prape-
Ai e di mire qe kjo nuk eshte protesta e sales, as e lulit, aq me pak e likes, eshte PROTESTE POPULLORE.
Sot nafta ka zbrit ne 180 leke.
Ai e di qe nuk luan dot me zjarrin!!!
 
I shkreti i ka mbush breket perderisa ka blindu dyert e kryeministrise😂😂😂
 
Nuk do ndodhe, isha vete dje dhe kur njeri filloi me thirrjet 'Rama Ik' desh e moren me shkelma b...!

Normal qe ata do mundohen ta kthejne protesten ne favor te tyre por jam i sigurt qe populli do i tregoje vendin.
Kjo nuk eshte proteste politike, eshte proteste per mbijetese!!!

Ja ta shohim.
Mua nuk më pëlqeu ajo turma që shkonte nëpër lokale dhe bërtiste "Turp, turp..." Mu dukën një grup militantësh.
 
Kta të pamflet sikur flasin në ajër e asgjë nuk mbyllin 😎
 
Fitojnë mirë https://socialblade.com/youtube/c/pamfletinet

Ka filluar edhe News24 me kështu videosh analitike

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Nuk eshte çeshtja nese dikush fiton apo nuk fiton me ate qe ben!

Çeshtja eshte-

A kane te drejte ne ate qe thone/bejne?

Nese po i lumte qe fitojne, nese jo do te thote qe se meritojne.

Kurre nuk i kam kuptuar ata qe sulmojne dike a priori, pa u futur ne thelbin e subjektit qe trajtojne.

PS-Me sakte i kuptoj mire, kur nuk kane ç'te thone per thelbin e nje çeshtje sulmojne personin qe e thote, eshte film i vjeter por gjithmone bashkekohor!
 
Nuk eshte çeshtja nese dikush fiton apo nuk fiton me ate qe ben!

Çeshtja eshte-

A kane te drejte ne ate qe thone/bejne?

Nese po i lumte qe fitojne, nese jo do te thote qe se meritojne.

Kurre nuk i kam kuptuar ata qe sulmojne dike a priori, pa u futur ne thelbin e subjektit qe trajtojne.

Me aq shumë video sa publikojnë përditë ata gjen me lopata edhe të drejta edhe të padrejta.
Nuk sulmova njeri unë, thjesht ndava një informacion për mënyrën si funksionon ky biznes, nëse mendon se janë organizatë bamirëse e ke gabim.
 
Jo, jo pa merak se e di kush eshte pamfleti, jane antishqiptare, kete e di mire por kur kane te drejte , kane te drejte!!!
 
Jo, jo pa merak se e di kush eshte pamfleti, jane antishqiptare, kete e di mire por kur kane te drejte , kane te drejte!!!

Jo më antishqiptarë nuk janë ata.
Të paktën për mua dhe shumicën e shikuesve.
Mjafton të shikosh videot më popullore, kliko këtu
 
"...Unë iu bashkova protestës si të gjithë qytetarët që ndjehen të kërcënuar nga rritja e çmimeve dhe nga pasiguria e të nesëmes që detyron mijëra të rinj e të reja të ikin nga ky vend e bindur se vetëm protesta e vendosur per t’u shkuar deri ne fund plotësimit të gjithë kërkesave eshte zgjidhja, po kur shoh se në protestë është edhe Petrit Vasili e gjithë soji e sorrollopi i klasës politike që ai përfaqëson, më vjen për të vjellë. Në fakt më vjen për të dhjerë, po për etikë thashë për të vjellë.

Keta lëtyra të pafytyrë e të dalë boje, njerëz që në këtë vend nuk i do askush se vetëm janë tallur me interesat e këtij populli e të këtij vendi, nuk kanë se pse shfaqen më në publik.

Ata nuk kanë vend në protestat qytetare sepse e bëjnë pis atë me pocaqillëkun që përfaqësojnë.

Imazhi i Petrit Vasilit në protestë është argumenti që përdor Edi Rama për ta paraqitur protestën si organizim të bandës së hajdutëve dhe të sojit të tyre, ndaj vëllezër dhe motra protestues, unë jam gati e do ta bëj. Bëjeni edhe ju, nëse fytyra si Petrit Vasili i shihni në protestën tonë pështyjini e përzijini...."

Sala, likja, luli, moni as ne endrrat e tyre me te bukura nuk i mbledhin dot kaq njerez👍
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

PS-As ed psikopati me gjithe administraten by**lepirese!
 
Ne fakt nese vazhdon kshu me kto ritme, pa futur hundet e qelbura saliu & Co, duhet te kene frike te gjithe !
 
edushi mos te trembet por te lere vendin dhe te marre LEJEN E ZAKONSHME pa te drejte rrikthimi . Faleminderit🙏🤦‍♂️ ( komplet politika 32 vjeçare )
 
Qytetaret nuk duhet te stepen nga coroditjet e disa protestuesve apo mjeteve politike qe perdoren per t'i ulur vleren protestes.
Do gjenden perhere perdorim i femijeve, pankarta te gabuara, fytyra te urryera, por KAUZA eshte ajo qe duhet te kemi parasysh sigurisht duke ngritur zeri dhe per padrejtesite e vete protestes.
 
Se mos janë vetëm disa fytyra të urryera që prishin punë. Saliu u ka hedhur trutë e gomarit gjithë militantëve që e ndjekin në fb. Vetëm gjuhë urrejtje dhe banalitete has kudo ku shprehen kjo kategori. Kanë arrit deri aty sa po e vendosin banalitetin edhe ke fëmijët. Njerëz të degjenerum.
 
Te trembet ai?
Shifni se do ju fuse tmerrin dhe pak juve😂
 
Mbreme kishte thene sala qe po konsideronte te dilte e ti printe protestes.
Dil o sale dil, ate do edhe edi, sa te dalesh ti ne krye te protestes do ikin gjithe te tjeret e do ngelesh ti me sahanlepiresit e tu
 
Më kujtohet mandati i parë i Edi Ramës kur tha: ne do ju dëgjojmë, por ne do qeverisim. Prandaj dhe nuk besoj shumë tek protesta. Ai e ka ndarë mendjen që kur erdhi në pushtet se çfarë do bënte. E kishte menduar !
 
Ky është momenti kur protesta kthehet nga qytetare në partiake 😁
@Soulmind do ikësh të bësh foto?! 😁

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ky është momenti kur protesta kthehet nga qytetare në partiake 😁
@Soulmind do ikësh të bësh foto?! 😁

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Do vish ti? 😁
 
Pamje ekskluzive me dron/ Paralajmëruan se do zgjaste 24 orë, protesta në Tiranë kundër rritjes së çmimeve mbyllet pas 10 orësh! Të pranishëm deputetë e militantë të Berishës​

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
Screenshot 2022-03-20 at 1.02.35 PM.png
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top