PS mitingje përmbyllëse në Shkodër e Vlorë

WxP

Staf në FV.AL
Partia Socialiste e mbylli fushatën elektorale në dy qendra të rëndësishme, në Shkodër dhe në Vlorë, qytete në të cilat janë ndarë edhe figurat më të rëndësishme të partisë më të madhe të opozitës.


Fillimisht pasditen e te premtes, kreu i PS-së Edi Rama ishte ne Shkoder, ku theksoi se era e Rilindjes po fryn fort në kryeqendrën e veriut.



"Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni. Nuk duhet të jetojmë më me ndasitë e vjetra ndaj duhet të ndëshkojmë me votë marrëzinë e përçarjes", tha Rama.


Kreu socialist theksoi qytetarët shqiptarë ndodhen në kushte të vështira të jetesës dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri.


"Kush i thotë sot vetes shqiptar i mirë nuk duhet ta harrojë se kur e keqja e kap një vend për fyti, faji nuk është i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë", tha Rama.


Kreu socialist shprehu lumturinë që fushata zgjedhore përmbyllet pikërisht në dy qendra të rëndësishme të vendit, që Rama i cilësoi si qytetet e krenarisë shqiptarëve, por edhe të origjinës së tij.


Kreu socialist mberriti rreth ores 20:30 ne Vlore, ku premtoi ne fillim te fjales se tij se me skuadren e Rilindjes do ta ktheje qytetin e Flamurit dhe te gjithe Shqiperine, ne nje vend te zhvilluar.


"29, ky numer i bekuar i çlirimit do t'i çliroje shqiptaret nga barra e paperballueshme e kostove te prodhimit. Vota per PS dhe per numrin 29 eshte vula e pronesise se certifikates mbi token, te cilet fermeret e punojne, por nuk e zoterojne. Ne do te bejme legalizimin falas te ndertimeve pa leje", premtoi Rama.


Ne mbremje Rama do te jete i pranishem ne studion e "Top Story", kete radhe te spostuar ne Vlore. /Top channel
 

Attachments

  • image.jpg
    image.jpg
    20.4 KB · Shikime: 20

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top