PS mbledh firmat për peticion mbi hapjen e kutive

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Para dhe gjatë mitingut, grupet e vullnetarëve arritën të sigurojnë siglimet e qytetarëve​
Partia Socialiste nis mbledhjen e firmave nga qytetarë të thjeshtë, të cilët kërkojnë hapjen e kutive të votimit, duke shfrytëzuar mbledhjen e qytetarëve përballë sheshit te Kryeministria. Të rinj mbështetës të kësaj partie mblodhën dje firma nga qytetarët të cilët duhet të shënojnë në fletën përkatëse emrin, mbiemrin, moshën apo vendin kur banojnë, duke e shoqëruar me firmën e tyre. Kërkesa bazë e këtij peticioni ishte ajo e hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. PS pretendon se në këto kuti gjenden provat për manipulimin e rezultatit, ndaj në fillim të muajit shtator mori vendimin që grupi parlamentar të mos hyjë në Parlamentin e ri. Pas bojkotit, hapi i dytë i hedhur është ai i organizimit të protestave nën moton "Dua të shoh votën time", që do të shpërndahen në të gjithë vendin. Në këtë periudhë, PS është fokusuar te sensibilizimi i qytetarëve për kauzën e saj, duke u munduar që të komunikojë direkt me të. Ndërkohë kreu socialist, Edi Rama, u shfaq para disa ditësh krah kryetarëve të partive të majta e të djathta që akuzojnë mazhorancën se ka manipuluar rezultatin zgjedhor. Kreu i Partisë Demokristiane, ai i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, si dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, shprehën mbështetjen për protestën e PS-së, edhe pse nuk morën pjesë në protestën e djeshme, duke e lënë pjesëmarrjen në miting si një veprim të lirshëm të tyre, por edhe të mbështetësve. Paralelisht me këto përpjekje, PS ka vijuar kontaktet edhe me faktorin ndërkombëtar, duke u bërë të ditur arsyet e bojkotit. Megjithëse duket se Brukseli nuk e mbështet bojkotin e Parlamentit, përfaqësues të strukturave europiane kanë deklaruar hapur se opozita duhet të kthehet në Kuvend. G. Shqip
 
Personalisht nuk mbaj nje ane partiake apo te mbeshtes ndonje parti por problemi qendron se shqiptaret nuk pranojn humbjen dhe perher gjejn justifikime.
Shembull me banal esht ai i ndeshjeve te futbollit qe kur humbin e kishte fajin albitri lol.
Nuk e di se ku kerkon te dale me kete qendrim EDI RAMA pasi me keto vendime arrin te bllokoj vendin dhe imazhin ton si qytetar.
 
Eh hapni hapni kutite :p Se do ta gjeni .....thesarin ...



:djalle:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top