sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
TIRANث- Kastriot Islami ka denoncuar sot një rast flagrant manipulimi ku një person ka votuar për një tjetër. Bëhet fjalë për shtetasen Erjola Dervishi e cila u paraqit për të votuar në qendrën e saj të votimit në shkollën 'Sami Frashëri' por u kthye mbrapsht nga komisioni pasi një person tjetër kishte votuar më parë për të. Eshte konstatuar se po votohet në emër të emigrantëve nga persona të tjerë dhe për të gjitha rastet flagrante të manipulimit përfshirë edhe te siperpermendurin PS ka bere gati dosjen per ne prokurori.
"Përmes një metode të saktë investigimi konstatojmë se votues të ndryshëm votojnë në emër të emigrantëve ose në emrin i dikujt tjetër. Rasti i vërtetuar është ai i shtetases Erjola Dervishi me atësi Engjëllush që nuk u lejua të votonte sepse dikush kishte votuar në emër të saj. Në gjithë Shqipërinë ka tre Erjola Dervishi, në Tiranë Pogradec dhe në Kutalli të Beratit. Mësohet se shtetasja Erjola Veiz Dervishi nga Podradeci ka votuar ndërsa Erjola Qemal Dervishi nga Kutallia s'ka votuar ende dhe janë porositur vëzhguesit tanë të ndjekin këtë votim. Ne kemi gati për në prokurori dosjen e manipulimeve ku do të hidhet dritë edhe mbi votimin që u bë për Erjola ثngjëllush Dervishin". Kështu ka deklaruar Kastriot Islami nga selia e PS sot pasdite (ora: 17:05).
Më parë Erjola Dervishi, është shprehur për mediat se ka dashur të hedhë votën e saj në qendren zgjedhore 1966 në shkollen "Sami Frasheri" por atje ka pare se dikush tjeter me te njejtin numer personal por me numer te ndryshem te kartes së indetitit kishte votuar për të.Shekulli