PS: Fitorja është e jona. PD po numëron mandatet tona

WxP

Staf në FV.AL
PS I bën thirrje kryeministrit të mos të përpiqet të përmbysë rezultatin me dëshpërim ne zonat si Fieri e Bushati. Kandidati socialist për deputet i Tiranës nga selia e Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka reaguar pas deklarates nga selia blu se e djatha ka fituar zgjedhjet parlamentare. Bushati: "Ne nuk terhiqemi pa marre mbrapsht cdo vote te grabitur"

TIRANE-“Deklarata e fitores nga ana e Partisë Demokratike pak çaste më parë është një shprehje ogurzezë e planit ogurzi që është vënë në lëvizje për të grabitur fitoren tonë. Jo vetëm që Partia Demokratike nuk i ka 71 mandate, por dhe në ato 70 që numëron për momentin ka mandate që s’janë të saj, por tonat”, kështu ka reaguar kandidati socialist për deputet I Tiranës nga selia e Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka reaguar pas deklarates nga selia blu se e djatha ka fituar zgjedhjet parlamentare.
Duke u përqëndruar në qarkun e Fierit dhe zonës së Bushatit, Ditmir Bushati theksoi se populli shqiptar duhet të mësoje të vërtetën që po ndodh në këto zona ku po mbahet peng procesi I numërimit të votave.
“Ajo që po ndodh aktualisht në Fier ku po ushtrohet një trysni e egër për të mos lejuar përfundimin e numërimit duhet të ndalojë urgjentisht në qoftë se kjo qeveri do që populli opozitar i Fierit, që i ka dhënë PS fitoren më të thella të këtyre 18 vjetëve, të marrë në mbrojtje qendrat e numërimit nga agjentët e krimeve, policët e keqpërdorur apo edhe kriminelët e nxjerrë nga burgjet gjatë kësaj fushate të egër për të bërë presion mbi qytetarët e së fundi mbi qendrat e numërimit”, u shpreh Bushati.
PS I bën thirrje kryeministrit të most ë përpiqet të përmbysë rezultatin me dëshpërim. “I themi Sali Berishës që të heqe dorë nga ushtrimi i forcës mbi Laçin, Bushatin e Fierin, ku po synon përmbysje sa të dhunshme aq edhe të dëshpëruara të rezultatit dhe ta marrë shumë seriozisht zërin tonë për çështjen e rivendosjes së dinjitetit të zgjedhjeve në këtë vend. Sepse Shqipëria meriton jo vetëm të mësojë të gjithë të vërtetën për atë që ka ndodhur, po edhe sepse si forca e parë politike në vend, megjithë votat që na janë rrëmbyer, ne kemi detyrimin t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje të madhe kombëtare. Dhe ne nuk do të tërhiqemi nga ky detyrim”.

PS vlerëson se këto zgjedhje nuk kanë plotësuar asnjë standard. “Aty ku janë futur zgjedhjet, në lëvizje mekanizma të qartë manipulimi, kryesisht nëpërmjet korruptimit të komisionerëve, rezultati është deformuar ndjeshëm deri në marrje mandatesh nga opozita në favor të pushtetit”, shton Bushati.

(d.b/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top