Protestat dhe situata politike, Basha mbledh sot Kryesinë e PD-së

Protestat dhe situata politike, Basha mbledh sot Kryesinë e PD-së​

1607689454432.png
Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë. Pikërisht në 30-vjetorin e krijimit të kësaj partie, Basha ka thirrur mbledhjen e kësaj strukture të lartë, por qëllimi nuk lidhet me këtë përvjetor, por për të diskutuar mbi situatën aktuale politike.
Sipas njoftimeve, Kryesia e PD-së do të mbahet në ora 14:00, e në fokus do të jetë edhe agjenda politike e demokratëve, tashmë që edhe Komisioni i Venecias ka dhënë dhe një mendim final mbi raportin pretendimet e ngritura mbi ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Në fokus do të jenë edhe protestat e nisura dy ditët e fundit për vrasjen për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë, ndërsa kishte thyer orën policore.
Ngjarja e rëndë solli dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa protestat kanë përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje të fortë me policinë. Sakaq, protestuesit duken të vendosur në kauzën e tyre, pasi kanë njoftuar sot një tjetër protestë, ku tashmë kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Opozita i ka mbështetur këto protesta dhe se për këtë ngjarje ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama./ Gazeta Shqip
 
Po ku e di ti qe nuk ben ?!
Paragjykuese ?
PErfundimi i shkallve te nje ngjitje politike flet vete.
Ky PD se ka ngjitur askund,pervec sa ju ka percare neper duar.
Dhe elektoratit kjo i mjafton te di kaq.
Cfare ka bere ky per te terhequr njerzit?!
PEr tu bere nje lider i besueshem?!
Rezultatet flasin hapur.
PD pas kaq vitesh eshte ne nje nivel te ulet elektoral dhe besueshmeria e elektoratit te ti, nuk shof nje rritje,por zhgenime me shume,nga forma e rezultateve te ti.
Qofsha e gabuar!
 
Riardhja ne pushtet e PD eshte garantuar dhe e sigurt per aq kohe sa ne krye te qeverise do te jete nje majmun cirku si Edi Rama.
 
Top