Protesta e opozitës, angazhohen 2 mijë efektivë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Protesta e opozitës, angazhohen 2 mijë efektivë

auto_Policia_11454414584-640x304.jpg


Protesta e opozitës paraditen e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të angazhojë një numër të lartë punonjësish policie, të cilët pritet të sigurojnë mbarëvajtjen e tubimit. Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës.

Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA. Për të ulur tensionet, kordonet me police femra sic jemi mësuar të shikojnë në protesta të ngjashme, nuk pritet të mungojnë as paraditen e së shtunës.

Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangjen e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet. Por policia ka marrë masa edhe për sigurimin e paradës së komunitetit LGBT , të cilët do të zhvillojnë tubimin e tyre 2 orë para protestës së opozitës dhe në një internerar tjetër, duke shmangur kalimin para çadrës para kryeministrisë.

Në një takim që pati të enjten me shefat e rinj të komisariateve të kryeqytetit drejtori i ri i policisë së Tiranës, Ardi Veliu u ka kërkuar atyre ti lihet porosi e veçantë të gjithë punonjësve të policisë që të tregohen të kujdesshem dhe mos bien pre e situatave apo provokimeve të mundshme nga protestuesit.

Top Channel
 
Por policia ka marrë masa edhe për sigurimin e paradës së komunitetit LGBT

Po keta per cfare e duan paraden?


Fiton PD-ja proteston PS-ja, fiton PS-ja proteston PD-ja. Hajde de te jene proteste me vend, por shume here jane pa vend.

Nuk po e ndjek politiken Shqiptare por di njeri cfare kerkon Luli apo PD-ja ne kete rast?


Ketij vendi i duhet diktature, jo ne jeten e pergjithshme por ne ate politike.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top