Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Proteinat - ja dhjetë ushqimet e pasura me to

Rëndësia e proteinave është e njohur prej kohësh. Marrja e tyre kryesisht është shumë e rëndësishme në fëmijëri, sepse në këtë moshë ushqimet proteinike nuk mund t’i mungojnë ushqyerjes së përditshme. Që nga momenti që këto ushqime u shërbejnë muskujve, për të qenë të fortë dhe të tonifikuar, edhe sportistët e ndiejnë nevojën për marrjen e tyre çdo ditë. Ato po ashtu janë pjesë e dietave efektive. Kjo ndodh sepse ndryshe nga substancat e tjera ushqyese që ndodhen në ushqime, proteinat kanë karakteristikë që harxhojnë më shumë energji për t’u tretur, pra ato na ndihmojnë që të humbasim peshë, sepse stimulojnë metabolizmin.

20141022180842621456.jpg

Veza përmban 93% proteina, një koncentrat të vërtetë energjie. Duke qenë se ajo përbëhet nga dy pjesë, ne ju sugjerojmë se nëse dëshironi të dobësoheni, të hani vetëm pjesën e bardhë.

20141022180907415456.jpg

Soja është një perime shumë e pasur me proteina me origjinë vegjetale dhe me cilësi të mirë. Ajo përmban rreth 80% të tyre. ثshtë tepër e mirë, kryesisht për ata persona që janë vegjetarianë.

20141022180933764456.jpg

Djathi është një burim i mrekullueshëm proteinash. Ai është shumë i rëndësishëm në tavolinë, sidomos kur rreth saj ka edhe fëmijë në zhvillim.

20141022181103463456.jpg

Mishi i bardhë i pulës është një ushqim që ndonjëherë tentojmë ta quajmë në mënyrë të padrejtë, ushqim pa vlera. Por në të vërtetë, nëse gatuhet me ushqime që përmbajnë hekur, ose me një sallatë të pasur me vitamina, mishi i bardhë i pulës është një pjatë e dytë ideale, e cila përmban 30% proteina.

20141022181318492456.jpg

Thjerrëzat janë perime dhe si të gjitha perimet, ato përmbajnë shumë proteina me origjinë vegjetale. Specifikisht ato përmbajnë rreth 22% proteina. Thjerrëzat janë më të tretshme sesa fasulet dhe gatuhen për një kohë më të shkurtër.

20141022181349462456.jpg

Peshku, ashtu si mishi, përmban shumë proteina të mira, të cilat asimilohen lehtësisht dhe mbi të gjitha në krahasim nga mishi i kuq, nuk kanë yndyra të dëmshme. Salmoni për shembull është vërtetë një ushqim perfekt për një dietë dobësuese, pavarësisht se është një lloj peshku me yndyrë. I pasur me Omega 3, ndihmon në pastrimin e arterieve dhe me 25 përqindëshin e proteinave, na mban në formë të plotë.

20141022181748546456.jpg

ثshtë një nga ushqimet më të mira proteinike (40% proteinë në 100 gramë). Filetot e viçit janë një zgjedhje e shkëlqyer edhe gjatë një diete dobësimi.

20141022182241879456.jpg

Sardelet janë ushqimet proteinike më ekonomike. Ato janë shumë të shijshme, ndërsa përmbajnë 32% të proteinave në 100 gramë. Ato mund të shërbejnë si një pjatë e dytë.

20141022182415465456.jpg

Edhe çokollata përmban një sasi të mirë proteinash. Ajo përmban 20% proteina. Ndaj nuk do të bënit keq, që në dietën tuaj të shtonit edhe pak çokollatë shqeto. Për më tepër, çokollata përmban një substancë, e cila favorizon humorin e mirë.

20141022183447814456.jpg

Stikat e pishës, përbërëse të shumë recetave të kripura ose të ëmbla, janë një burim i jashtëzakonshëm proteinash (32% në 100 gramë).


/Mjeku.net/
 
Titulli: Proteinat - ja dhjetë ushqimet e pasura me to

Ok, e gjeta dhe justifikimim me ble stika :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back