Prostitucioni, vajzat nga Moldavia, Bullgaria, Shqipëria…

fshatari

Anetar
a_723.jpg


Në mesin e rasteve të proceduara në Gjykatat e Republikës së Kosovës lidhur me zhvillimin e trafikimit, numri i femrave të involvuara në këtë veprimtari vjen duke u rritur. Kohëve të fundit vërehet edhe një shtim i femrave që vijnë nga Shqipëria, të përfshira në ushtrimin e prostitucionit. Lehtësirat e kalimit në kufi, si dhe prania e madhe ndërkombëtare, kryesisht e meshkujve në Kosovë ka favorizuar zhvillimin e trafikut apo të ushtrimit të prostitucionit të vajzave e grave shqiptare në Kosovë, duke përfshirë njëkohësisht edhe një numër të konsiderueshëm të femrave kosovare.

Prezantohen si kameriere…
Sipas një raporti të Policisë së Kosovës, Shqipëria renditet e treta për nga numri i femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucion në Kosovë, por me një përqindje të vogël, krahasuar me dy vendet e para që i mbajnë Moldavia e Bullgaria. Ndërkohë është shumë e qartë se të gjitha rastet nuk janë të evidentuara në statistikat e policisë. Kjo bënë që kurrë mos të dihen statistikat e sakta të këtij “fenomeni“. Kjo veprimtari nuk ushtrohet në Kosovë vetëm nga kosovarët apo ndërkombëtarët me qëndrim në Kosovë, por edhe nga njerëz nga Shqipëria, siç është një rast të cilin drejtoria e policisë në Qarkun e Kukësit e ka konfirmuar për një medium shqiptar, duke thënë se vitin e kaluar në Tropojë, një femër që kishte ushtruar prostitucion në Kosovë denoncoi dy tutorët e saj që ishin nga Shkodra e Korça. “Dy tutorët që kishin trafikuar vajzën nga Tropoja janë arrestuar dhe më pas janë liruar nga gjykata, por sërish janë shpallur në kërkim”. As grilave nuk u kanë shpëtuar shtetas shqiptarë që merren me këtë veprimtari në Kosovë, duke i involvuar në të jo vetëm femrat nga Kosova, por edhe ato nga Shqipëria. Ndërkohë për numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në Kosovë është një problem me të cilën merret Policia e Kosovës, që në disa raste i kanë dhënë një goditje mjaft të duhur luftimit të kësaj dukurie, por që nuk do të thotë se është zhdukur kjo veprimtari, pasi që pohohet se ushtrohet në Prishtinë. Me gjithë vënien para përgjegjësisë së femrave, që merren me këtë veprimtari, duke ardhur ato në Kosovë nga vende të ndryshme me apo pa dokumentacion të rregullt, duke qenë të shoqëruara me bashkëpunëtorët e tyre, të cilët i prezantojnë si të afërmit e tyre, bëjnë policinë që të mos kenë mundësi ndalimi. Edhe Policia e Kosovës ka hasur në vështirësi për t’i kapur femrat nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion, pasi ato prezantohen si kameriere apo këngëtare në motelet ku ato shërbejnë. Ka raste kur këto femra përfundojnë në qendër të rehabilitimit dhe pas kalimit nëpërmes kësaj qendre, shumica e këtyre femrave serish i janë kthyer “profesionit“ të mëparshëm, madje ato janë të vendosura për ta ushtruar “profesionin” e tyre edhe më tej.

Vajzat e “rebeluara”
Femrat që kapen në Kosovë si të dyshuara për trafik prostitucioni, kryesisht deportohen në Shqipëri, përveç atyre rasteve kur ato kapen në flagrancë. Kjo vlen edhe për femrat që vijnë nga Moldavia apo vende të tjera. Të deportuarat u takojnë moshave të ndryshme si adoleshente, të rritura, gra etj. Pjesa dërmuese e tyre kanë zgjedhur këtë rrugë si mënyrë jetese, ndërkohë ka prej tyre që arrijnë në Kosovë me shpresë për t’u martuar, apo për të krijuar familje, por një ëndërr e tillë në realitet u shndërrohet pa vullnetin e tyre në diçka më të rëndë, pra “përfshirje në prostitucion“. Në mesin e tyre nuk përjashtohen as rastet e femrave të mbyllura, siç e kishim rastin e një nëne kosovare, e cila vinte nga rrethina e Kaçanikut e që kishte trafikuar vajzën e saj, apo vajza nga fshati që kanë qenë të mbyllura dhe një ditë janë “rebeluar” karshi izolimit të bërë nga ana e prindërve, duke u larguar nga shtëpia pa dijeninë e tyre. Dhe fatkeqësisht ka raste që kanë përfunduar në ushtrim prostitucioni, siç e kishim rastin e një të miture në vitin e kaluar në Fushë-Kosovë (emri i së cilës është i njohur për redaksinë).
 
Normalisht nga vendet me te varfera te ballkanit qenkan.
Eshte nje filme me seri qe jepet te tv KLAN cdo te shtune ''Matrioshka '' quhet mos gaboj ...tregon realitetin e ketyre femrave pikerisht dhe vajzat shqiptare permenden aty ...disa me deshire disa pa deshire disa me mashtrime perfundojne aty :(
 
shume vajza te trafikuara ka ane e mbane botes,por verte eshte nje jet mizore e pa meshirshme tregohet jeta nonjhere.
 
Prostitutat dhe hajdutet kane eksiztuar gjithmone, pavarsisht nga rraca.
 
me vjenkeq drejt kesaj teme t eeprgj poc do vend ka nga keto lloj por puna ehste mire moldavet e kan pas ne gjak por tani ka ra shum dhe te shqiptaret qe shites si moldavet etj pasi ato hsiten epr nje paket etj dhe shqiptaret per kart telf apo nje t ehipur ne makin e nejehr te pi dicka gje qe eshte shum e shpesht ne realitetin e jeteses shqiptare sot por te pakten keto kan nje emer prosti por ti zesh ashtu gjerat dhe ens hqiperi shitet shumcia per materialiste dhe interes dmth qe e nejta gje eshte ,,kemi ra goxha posht nga keto gjera shum cilivizuse rinia shqiptare..por gjithm dihet ehste em deshiren e tyre gjithcka smund te them sot neketo kohe te bej dicka me dhun....te themi nga ekonomija pa mendoni si jan rrit nenat tona si na kan rrit ne ...jeta ehste luft duhet te luftoshjo te shesehs veten..por sot ka dal ne mod ne rinin shqiptare..me fal pa gjykuar njeri qe kjo pergj ..pasi sjan ter si kjo qe thash
 
Tashme prostitucioni sesht me sekret,,, disa vjet me par genjeheshin femrat por tani sebeoi me qe genjehn dhe 1 perqindie shum e vogel esht ajo e shqiptareve qe bein pun te tilla,, se nga prostitucioni kan arth dhe hasmeri,, dua te them me te shumtat ektyre vajzave shqiptare ,, jan me deshir te gjitha,, dhe mir tu beht se aq tru kan.
 
Kosova esht si nje lule e cila po zhvillohet por me disa petale te nxira huahuahuha

a ka edhe ndonje foto per kete informacion hahahhahaha:kercim::kercim:
 
Nese pritet zhvillim,do e kemi pak te veshtir,me prostitucion e korrupsion perreth.
Qenia me e brisht "femra" preket lehte ,por gjerat tashme kan dal sheshit dhe ndonjeher kuptohen fare leht. Prandaj "KUJDES"nga preja..
 
Prostitucioni eshte profesioni me i vjeter qe eksiston jo tani por dhe ne kohen e xhaxhit ka eksistuar ske ci ben kur ne mes eshte interesi dikujt i duhen leke ie dikujt i duhen te tjera gjera skemi pse e bejme alarmante prostitucioni sa vjen e rritet asnjehere nuk zvogelohet sic jan dhe perdhunimet e vjedhjet bota po hecen perpara sbesoj se kthehet me asgje pas .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top