Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të katër vra

Tre prokurorët e ngarkuar për zbardhjen e vrasjes së katërfishtë në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë zhvilluar në orët e pasdites një mbledhje për të rakorduar provat e mbledhura në vendgjarje dhe nga dëshmitë e personave që ndodheshin aty.

Nga prokuroria bëjnë të ditur se të katër viktimat janë qëlluar vetëm nga një armë ndonëse në vendngjarje janë gjetur dy pistoleta. Dy prej viktimave janë qëlluar në kokë dhe nga një distancë e afërt.

I dyshuari kryesor për shkrehjen e armës është i riu Konstandin Xhuvani, por kjo do të vërtetohet edhe më tepër pas analizës balistike nga Laboratori i Kriminalistikës.

Zbardhja e ngjarjes

Konflikti nisi në orën 4:20 minuta të mëngjesit të së martës. Në njërën nga tavolinat ishin ulur; Konstandin Xhuvani, Erald Sida, Arber Demiraj dhe Albano Ballcaj , kurse në tavolinën tjetër dy nga viktimat Edison Jaho dhe Enea Xhaji me dy persona ende te paidentifikuar.

Italiani që mbeti i vrarë ka qenë i ulur në një tjetër tavolinë në shoqërinë e një personi tjetër.

Mes të rinjve ka nisur një sherr fillimisht verbal dhe më pas me grushta dhe sende të forta si tavolina, shishe, karrige, etj. Xhuvani ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar duke vrarë 4 veta, sipas rindertimit te pare të ngjarjes.

Fillimisht ka qëlluar drejt Edison Jahos dhe Enea Xhajit, por plumbat kanë goditur edhe shokun e Xhuvanit, 19 vjeçarin Arber Demiri dhe një klient tjetër, italianin Paolo Azzolo.

Xhuvani, Bllacaj dhe Sida kanë marrë zvarrë shokun e tyre, Arbër Demiri dhe e kanë futur në makinë për ta çuar në spital, por i riu ka humbur jetën direkt. Më pas duke tentuar që të largohen, kanë mbërritur edhe forcat e policisë që kanë bërë të mundur arrestimin e tyre.


Gazeta Dita
 
Titulli: Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të

po thote qe me i gure ka vra dy zogj,...qites ishte ky me profesion?
 
Titulli: Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të

po thote qe me i gure ka vra dy zogj,...qites ishte ky me profesion?

Po qites. Ketyre personave ju skedohet saktesia me nje prove qitje ne30-40-50 meter dhe ne menyre empirike llogaritet koha qe ai mund te ket kaluar ne nje poligon qitje me armen. Por saktesine ja rrit edhe perdorimi i lendes narkotike, pasi i shton perqendrimin psikologjik ne veprimin qe eshte i prirur te beje.

Ne ate katrahure veshtire te rindertohet ngjarja pasi cdo deshmitar okular fikson vetem sekondat e para te veprimit, pas zhurmes se armes te gjithe tentojne te ruajne veten duke u fshehur. Kamera sigurie ai ambjent ska patur, por ka aq shume deshmitar dhe aq shume te implikuar saqe esht e 100% e sigurte kronologjia e ngjarjes.

Nga pikpamja juridike vrasjet e shumfishta jane te pa negocjueshme, por shembuj te meparshem si ai i vrasjes se 4 efektiveve te policise ne Durres kane treguar te kunderten.
Keshtu qe nuk eshte cudi qe te kete gjykym te tejzgjatur per kete rast, nuk eshte cudi qe te kete vendime te buta nga gjykata dhe cdo gje te harrohet ne krye te 2-3 vjeteve!
 
Titulli: Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të

Do e shpetoje serish djalin Luiza normal qe do degjojme cudira tani
 
Titulli: Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të

rregulloni temat se po dalin nga dy tema bashk
 
Titulli: Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të

e dija qe kshu gjerash ndodhin ne klube nate....nje here te vetme kam qene te ditelindja e shoqes sime te folie :p dhe jane rraf disa...boo sa jam frikesuar...njehere qe dola u be rremuje dhe nuk dal me kurre :( dhe si kam treguar fare mamit cfare ndodhi...
 
Titulli: Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të

Ne çdo club nate ne Shqiperi dhe me i rendomti ka sherre,ua them une arsyen: Femra + alkool + lende narkotike

Keto quhen klube nate me muzike live me te ashtuquajtura 'balerina' (prostitucion modern). 3 elementet e lartpermendur jan thelbi i vrasjes.

Me qesharakja eshte se ne Shqiperi jan te rralle profesionistet ne zbardhjen e ngjarjeve (rreth 60%) ska nje zbardhje te plote te ngjarjes por mbyllen nga paraja.

Prokuroria: Xhuvani rrezikon 20 vjet ose burgim të përjetshëm

Amnisti e 'sjellje te mire' + para sot 10 vjet kete e keni jasht serish!
 
Titulli: Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të

Nuk do thoja te gjitha lokalet e Tiranes se i bie ne qe jetojme ketu dhe dalim cdo fundjave do na kishte mbi bari 2 pellembe.


Por ama ka lokale si ai ku ishin ata qe qe jane qendra te tilla.Ajo qe me habit mua eshte qe policia i di keto vende problematike dhe nuk ben asnje gje per te parandaluar krimet.
 
Titulli: Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të

1511098_366779320145580_1348822297090696823_n.jpg



.
.
.

ps. Do Zoti nuk ka paguar faturat e rrymes qe ta denojne me 5 vjet burg :p
 
Titulli: Prokuroria: Rindërtimi i parë i ngjarjes, Kostandin Xhuvani dyshohet për të

4 jete njerzish ne pak sekonda,te kujton filmat me vrases serila.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top