Prokuroria: Po verifikojmë denoncimet e partive gjatë procesit zgjedhor

Зngjεll

___________
Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi dje se prokuroritë e rretheve kanë administruar disa padi që janë kryer nga opozita lidhur me procesin zgjedhor. Paditë janë regjistruar në Fier dhe në Bushat, ndërsa organi i akuzës ka deklaruar se deri tani organi i akuzës është thjesht në procesin e verifikimit të këtyre padive. Në lidhje me Bushatin janë tre komisionerë të Partisë Demokratike që janë paditur, ndërsa organi i akuzës në Shkodër vetëm sa e ka regjistruar padinë dhe ende nuk e kaluar në proces verifikimi. Ndërsa në qarkun e Fierit ka pasur gjithashtu dy padi të tjera. Në fakt bëhet fjalë jo për padi që lidhen me procesin e numërimit, por për atë të votimit. Më konkretisht, janë dy ngjarjet që ndodhën në fshatrat Rruzhdie dhe Ndërmenas. Ende nuk është konfirmuar nga Prokuroria e Rrethit Fier padia për kreun e KZAZ-së Nr. 20 për të cilin PS-ja tha dy ditë më parë se e kishte paditur. Në Fier duket se kanë qenë të përqendruara problemet më të mëdha të këtyre zgjedhjeve. Ditën e votimit komisionerët e 3 fshatrave të qarkut të Fierit kanë refuzuar të tërheqin materialet zgjedhore në shenjë proteste për mungesë investimesh. Këta 2000 banorë të 3 fshatrave të komunës Portëz e kanë argumentuar bojkotimin e tyre për votimet si shenjë proteste për rrugën e dëmtuar. Gjithashtu është kërcënuar me armë komisioneri socialist në fshatin Rruzhdie të Fierit. Partia Socialiste, pas këtij incidenti, ka bërë kallëzim penal për rastin në fjalë. Mësohet se janë nisur hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen në fjalë. Një votim skandaloz në një qendër zgjedhore në komunën Dermenas, pak kilometra larg qendrës së qytetit të Fierit. Mediat kanë transmetuar pamjen ku tregohej si mungonte dhoma e fshehtë e votimit dhe ku votuesve nuk u lyhej gishti me bojë. Incident është shënuar gjithashtu në fshatin Kumanak, pak kilometra larg Fierit. Përplasje mes dy militantëve. Ai i PD-së u çua në spital se ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar për pak çaste për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu, në komunën Levan të Fierit në disa qendra votimi listat e zgjedhësve nuk kanë pasur vulën e kreut të komunës, duke shkaktuar kështu vonesa. Ndërsa në disa qendra të tjera informohet se nuk votohej ende./G.Albania/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top