Prokurorët në Singapor për krimin kompjuterik

CoNNecT

Administrator
Krimi kompjuterik nuk njeh kufij, dhe në të janë përfshirë dhe njerëz që jetojnë në vende të ndryshme dhe komunikojnë përmes internetit. Ky shqetësim është diskutuar gjatë mbledhjes së Asamblesë Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, në Singapor, ku morri pjesë dhe Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama. Atje është diskutuar ne lidhje me bashkëpunimin për luftimin e krimit në fushat ku përdoret teknologjia informatike, interneti dhe kompjuteri. Diskutimi u orientua në problemet e terrorizmit, manipulimit të të dhënave dhe të llogarive bankare, vjedhjet me mashtrim të klientëve, që kryejnë blerje përmes internetit, përdorimi i internetit prej pedofilëve dhe konsumuesve të pornografisë me fëmijë, etj. Në takim u kërkua krijimi i institucioneve shtetërore të specializuara për ekspertizën e krimit kompjuterik “cybercrime”, si dhe specializimit dhe profilizimit të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore për hetimin e krimeve në këtë fushë, pavarësia dhe paanshmëria e prokurorëve në ushtrimin e detyrës, etj.
(a.s/News24/Balkanweb)
 
ehhhh kto gjera se mos marrim per mire ketu tek ne, ku behemi ndonjeher njerez ne, aman. kot sa harxhojne dhe frymen keto tanet, ose sa zene nje vend kot ne karrike atje ne mbledhje qe bejne, por hic gje se bejne per ne.............
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top