Prokurorët kanë akuzuar ministrin e jashtëm shqiptar Lulzim Basha për shkelje ligji

alfonci

Veri investigatio
Një projekt i diskutueshëm udhëshpejte ka lindur rastin e korrupsionit të profilit më të lartë në Shqipëri.


Prokurorët kanë akuzuar ministrin e jashtëm shqiptar Lulzim Basha për shkelje të rregullave mbi tenderat publikë duke shkaktuar një humbje buxhetore prej 115 milion euro. Akuzat rrjedhin nga viti 2006 kur ai ishte ministër i transportit e komunikacioneve, që mbikqyrte tenderat për ndërtimin e një seksioni të udhëshpejtës Durrës-Kukës.

Basha ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe ka mbrojtur ndërtimin e udhëshpejtës duke e quajtur atë "Rruga e Shekullit".

Në blogosferën shqiptare, disa janë të indinjuar rreth mënyrës se si ministri reagoi, Sipas Fatos Lubonjës, që shkruan në Perpjekja, sjellja e Bashës "tregon se është strehuar tërësisht në politikën e njohur tradicionale të bashkëpunimit në grup për kapjen e pushtetit e mbajtjen e tij me forcë duke nëpërkëmbur ligjin e institucionet dhe të mbulimit të të gjitha këtyre abuzimeve me një retorikë nacionaliste.".

Një tjetër bloger, xha xhai , i bën jehonë kësaj pikpamjeje. "Basha, i cili i ka disa dosje të hapura në Prokurorinë e Republikës, për gjithfarë pisllëqesh që kanë ndodhur me financimet e rrugës Rrëshen-Kalimash, është mbrojtur ndaj këtyre akuzave duke përmendur “rëndësinë” e kësaj rruge për kombin shqiptar, por edhe sabotimin që i paskan bërë konceptit të kësaj arterieje qarqet serbo-greke'."

Orakulli, megjithatë, nuk i quan pretendimet e Bashës kaq të pabesueshme. "Nuk hiqet mundesia që ky ministër përdor patriotizmin për t'u mbrojtur, por nuk hiqet dhe mundësia tjetër që kjo rrugë nuk është dashur nga klanet serbo-greke dhe të punësuarve të tyre në radhët e qeverisë, mediave, shoqatave, organizatave e partive politike në Shqipëri." shkruan ai.

Në Koha Jone, ndërkaq, tonipeperoni mbron ministrin e rrethuar. "[Lulzim Basha] ka zbatuar ligjet e kohës dhe vendimet, të cilat kanë qenë të qartë që në procedurë. Të akuzosh rrugën, bën një Don Kishot politik. Kjo është një dosje tërësisht politike, e manipuluar, nga ato që manipulojnë dhe i bëjnë dëm atij institucioni," shkruan blogeri.

Por Ylber Memia në Shqiperia e Udhekryqeve e sheh rastin nga një këndvështrim tjetër. "Fenomeni Basha është me shumë interes të studjohet." shkruan ai. "Ai dëshmon se nuk janë vetëm politikanët e vjetër ata që kanë prirje të korruptohen e të rendin pas aferave përfituese. Ka po ashtu edhe nga të rinjtë, nga ata që vijnë me diploma të rënda e përvoja të Perëndimit, që “ja dinë kimenë parasë“."

"Mosdënimi i asnjë politikani të lartë gjatë tërë këtyre viteve, është paradoksi më i madh i gjyqësorit të vendit. Ndëkohë Shqipëria njihet si nga vendet më të korruptuara të Evropës Juglindore." shton Memia.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
 
Titulli: Prokurorët kanë akuzuar ministrin e jashtëm shqiptar Lulzim Basha për shkelj

me tan ata lek qe ka mbledh basha tash ska gjyakte qe e denon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top