Projekti për qendrën e Tiranës, mbushur me skulptura ****..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
61680.jpg


TIRANE- Një qendër Tirane e mbushur me skulptura ****, ka qenë projekti i hershëm i skulptorit Janaq Paço. Ai mendonte ta kthente kryeqytetin e Shqipërisë në një qytet arti. Regjisorja Nadire Buzo, rrëfen anën e panjohur të skulptorit shqiptar, pasi ka realizuar një dokumentar për të. I prezantuar mbrëmë para publikut kryeqytetas, filmi ka në fokus jetën dhe veprën e njërit prej themeluesve të Liceut Artistik.

Gjatë hulumtimeve për jetën e tij, regjisores Buzo i ka bërë përshtypje pikërisht një projekt. "Interesant është fakti i një projekti për qendrën e Tiranës, që ishte më i bukur se qendra e Romës, me skulptura dhe shatërvanë si të "Fontana di Levit", ndaj për të punoi dhe një numër ****sh të paarritshme, duke sjellë në Shqipëri frymën e Augusto Rodenit dhe të Mailolit, Matisë etj", - tregon ajo.

Por, duket se s'qe e thënë të merrte jetë projekt-ëndrra e tij. "Diktatura e egër që jetuam dhe përjetuam ne, e detyroi Janaq Paçon t'i thyente me duart e tij. Kjo ishte drama e artistit, e artistëve dhe mbarë njerëzve të këtij vendi, që, në gjithçka që merrte frymë duhej pyetur dëshira dhe shija e komunizmit barbar shqiptar", - thekson ajo. Regjisorja shton më tej se pavarësisht gjithë këtyre arritjeve, Janaq Paço, student perëndimor, i cili studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë, u kthye në atdheun e tij të paraluftës së Dytë Botërore, ëndërroi një tjetër atdhe, një atdhe perëndimor." Megjithëse ne jetuam në ato kohë të paimagjinueshme, mbijetuam falë këtyre vlerave, thesareve të mbitokës shqiptare, të cilave na del detyrë t'i promovojmë, t'i njohim, t'i duam dhe t'i shpiem më tej", - shprehet Buzo.

FILMI
Ajo shprehet se ka pasur fatin të punojë me arkeologun Gjergj Frashëri, birin e të fundmit rilindas shqiptar Kristo Frashëri. "Ai më vuri në dispozicion të gjithë arkivin personal të tij, të besuar nga vetë skulptori i madh Paço dhe familja e tij, duke u kujdesur hap pas hapi deri në ditën e promovimit të këtij dokumentari", - tregon regjisorja. Sipas saj, artistët (jo pseudot) janë njerëz me shpirt dhe botë. Teksa flet për vështirësitë e financimit, Buzo tregon se "nuk pata asnjë sponsor, si gjithmonë me filmat e mi dokumentarë, por pata ndihmën e madhe të pedagogëve të Akademisë së Arteve, si i mirënjohuri, skulptori Sadik Spahia dhe skulptori i ri Vladimir Llakaj, së bashku me studentët dhe ambiente të Akademisë". Ajo falënderon dhe miqtë e tjerë, të cilët vunë në dispozicion ambientet dhe krijuan komoditetin e xhirimeve. Buzo nuk lë jashtë vëmendjes as familjen e mrekullueshme të J. Paços, që i vuri në dispozicion me shumë dashuri gjithçka kishte nga arkivi i familjes. Por nga ana tjetër, dëshira dhe ëndrra e saj për një dokumentar për skulptorin dhe njeriun e madh Janaq Paço, u realizua falë ndihmës së jashtëzakonshme të drejtorit të TVSH - Satelit, z. Pluton Vasi.

"Dyert e rënda të televizioneve jo vetëm mezi hapen për ne, por kushtet janë të vështira, madje të pakapërcyeshme nga burokracitë dhe paaftësitë, dhe marifetet klanore e politike. Pluton Vasi është rasti i një drejtuesi artist profesionist dhe artist në shpirt", - thotë Buzo. Sipas saj, "jo vetëm më hapi derën me të vetmin kompromis, punën dhe arritjen profesionale, por mrekullia është se kështu punonte i gjithë stafi, montazhierë, teknikë zëri dhe operatorë të talentuar dhe të përkushtuar. Ndaj unë kisha të gjithë komoditetin si askund tjetër për të bërë diçka dinjitoze". Regjisorja tregon se aktori i Teatrit Kombëtar Vasjan Lami, i është drejtuar në fillim me ndrojtje nëse do të pranonte në kushtet e saja, e të interpretonte në fragmente të veçanta Janaq Paçon. "Dhe ai pranoi ta bënte me shumë kënaqësi, pa vënë në diskutim as më të voglin pretendim. Me një mobilizim serioz ai do të impenjohej për ta realizuar rolin denjësisht", - thotë Buzo. Në fund ajo falënderon familjen e saj, e cila shpesh paguan haraçin e pasionit tim të vetëm, artit, ndërsa shton se është detyrë ndaj atdheut, të promovojmë vlerat e vyera të këtij kombi; tashmë koha ka ardhur, një vend për të gjithë dhe secili në vendin e vet. Kështu do të njohim neve dhe të gjithë brezat, kush ishin ata që i dhanë vlera dhe i japin vlera këtij kombi, sepse duke njohur dhe respektuar ata dhe veten, do të na njohë dhe do na dojë më shumë bota.

REGJISORJA
ثshtë i njëzetepesti dokumentar që ajo realizon. Ndër ta, "Trashëgimi" me jetën e poetit të madh Lasgush Poradeci; "Në një cep të Ilirisë së poshtme", me jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh Mitrush Kuteli"; "Kambanat e kujtesës", mbi historinë, kulturën dhe traditat ballkanike dhe integrimin e Ballkanit në BE, me prononcimin në një intervistë të gjatë të shkrimtarit Ismail Kadare etj. "Skenari dhe dëshira për një dokumentar për Janaq Paçon kishte vite që më mundonte. ثshtë një figurë piedestale e kombit shqiptar, një nga themeluesit e Liceut Artistik, autori i monumenteve të Skënderbeut në Krujë, brenda dhe jashtë muzeut të Krujës, i monumentit të Prishtinës, si dhe i shumë figurave të larta të kombit, si Aleksandër Moisiut, Isa Boletinit, Vangjush Mios etj", - tregon regjisorja.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top