Profil Gruaje!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Një grua me trup të imët, e dobët, me një fytyrë në të cilën nuk mund të për caktohej mosha, por që lexohej qartazi ankthi, hyri në zyrën time dhe filloi të fliste shpejt, me zë të lartë , pa pushim, pa lidhje dhe pa pritur të merrte asnjë përgjigje. Duke e lënë të fliste, pa e marrë vesh se çfarë kërkonte, i bëra me shenjë të ulej, pa ja ndërprerë fjalën, duke u përpjekur të kuptoja qëllimin e ardhjes se saj.
Pas disa minutash, e pyes ngadalë për emrin dhe e ftoj të me tregojë për problemet që e shqetësojnë.
M.Përrenjasi është banore në Njësinë Bashkiake Nr 6, në Tiranë. Nënë e 4 fëmijëve, me burrin të dënuar me privim lirie me 15 vjet burg.
E ardhur nga fshati, e pa punë, ku vajza më e madhe nuk ka mbushur ende moshën 17 vjeç dhe djali më i vogël është vetëm 10 vjeç. “Nuk kam as njeri të më ndihmojë. Familja ime e origjinës e ka të pamundur”. E ndodhur në të tilla kushte, kërkon ndihmë ekonomike në njësinë administrative ku banon, dhe përfiton 5400 lekë në muaj. Por, kalvari i vuajtjeve të kësaj familje nuk mbaron me kaq.
Vajza e madhe, në vitin 2007 rrëmbehet nga persona të panjohur. Ajo dhunohet sistematikisht për 3 muaj në Vlorë. Rrëmbimi i vajzës nuk denoncohet në organet përkatëse nga nëna. Disa telefonata anonime frikësojnë gruan e gjorë për të mos bërë denoncimin në polici, se do të kishte pasoja të rënda. Vajza kthehet në shtëpi, e zbathur, shtatzënë dhe e sëmurë me kriza të rënda epilepsie. Ajo vuante edhe me parë nga kjo sëmundje, por që nga koha që ishte larguar nga shtëpia, sëmundja është rënduar më tepër dhe krizat i janë shtuar.
Familjes se M.Përrenjasit i shtohet dhe një gojë tjetër për të ushqyer.
E ndërpres dhe e pyes me kujdes nëse e ka vizituar vajzën te mjeku. “Jo, - më përgjigj. - Nuk kam as kohe, dhe as lekë. Unë dal nga shtëpia në mëngjes për të bërë ndonjë punë, mjaft që të fitoj ndonjë lek. Vajza tani është më mirë, se rri urtë, po është ca e trembur, nuk flet, vetëm merret me foshnjën e saj dhe nuk del jashtë se ka frikë nga njerëzit.”
Përsëris me vete: “ثshtë më mirë, se rri urtë dhe nuk flet!!! Si mund të jetë mirë njeriu kur nuk flet??”
E vetëdijshme se ndihma ekonomike e akorduar sipas ligjit, për këtë familje vetëm 5400 lekë për 6 personash, nuk arrin as për bukë, i them si ja del për të ushqyer familjen.
“Unë punoj punë të ndryshme, ku të mundem dhe çfarë të mundem, mjaft që të sjell lekë në shtëpi për të ushqyer fëmijët. Punët që gjej janë të përkohshme, më tepër pa punë se me punë”.
“Të them një sekret, - më tha, - unë dal natën, e mbuluar se më vjen turp ditën, bashkë me dy djemtë dhe mbledh kanaçe në kazanët e plehrave, shkoj dhe në Sharre. Vajzat nuk i marr me vete, se kam frikë, po i mbyll në shtëpi me çelës. Vetëm kam një merak, se kohët e fundit djali i vogël nuk ha dhe është i zbehtë. A thua i ka bërë keq dalja natën që kërkojmë nëpër kazanë?
Në lagje nuk më japin tjetër ndihmë. Motrat e Nënë Terezës më kanë dhënë disa herë ndihmë, po tani nuk më japin më. ‘Oh, sa shumë janë si puna jote, - më thonë ato, – ne nuk mund t`i ndihmojmë të gjithë’. Po ti si më thua, kush mund të më ndihmojë?”
I tregoj procedurën që duhet të ndjekë për të paraqitur vajzën e madhe për në KMCAP, nëse mund të përfitojë pagese paaftësie.
Me shikon me mosbesim dhe shton: “E ku kam kohë unë, pastaj këto punë duan lekë, unë nuk i kam as këto.
- Si thua ti, nuk është turp që mbledh kanaçe mjaft që të fitoj ndonjë lek, se ndryshe nuk ja dal dot”? Dhe, papritur përgjigje shton: “Nuk është turp! Jo! Unë prapë do mbledh kanaçe …”
Duke më zgjatur dorën për të më përshëndetur më thotë:
“Me fal që të mbajta kaq kohë dhe shumë faleminderit që më dëgjove, dhe u lehtësova shumë se nuk kam ndonjë njeri që të qaj hallet.”
U ngrit dhe duke më falenderuar dhe njëherë, më përqafoi si të më kishte ndonjë mikeshë të vjetër...
E mbetur pa fjalë, e habitur se sa pak kërkonte dhe e pafuqishme për ta ndihmuar, e ndoqa me sy deri sa mbylli derën..
“Shumë faleminderit që më dëgjove! Unë prapë do të mbledh kanaçe”!
Më goditën si çekan në kokë këto fjalë.
Parasysh me dolën me radhë strategjia për luftën kundër varfërisë, qeveritarët dhe politikanët e të gjitha ngjyrave, pozantë, të krekosur në mitingje, konferenca, në studiot televizive, me premtimet e pafund në fushatat elektorale, m’u kujtuan zonjat, kryetare të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave, që me shprehje të bukura, të marra hua nëpër seminare pa fund, të veshura bukur, që filozofojnë për gratë dhe të drejtat e tyre, në konferenca apo në media.
Nuk e di a i sheh M.Përrenjasi këto në televizor!? Ndoshta ajo nuk ka as televizor në shtëpi!!
“Shumë faleminderit që më dëgjove! Unë prapë do të mbledh kanaçe!!!”


Balkanweb
 
Titulli: Profil Gruaje!

Shume e trishtushme .
Kafshat qe s'kaperdihet eshte or vlla mjerimi,
kafshat qe te ngel ne fyt e te ze trishtimi ,
ku sheh ftyra t' zbehta , e sy t'jeshilta ,
qe te shikojne si hije , e shtrijne duart e mpita,
e ashtu te mpita , prapateje mbesin ,
tan jeten e vete , dersa te vdesin.
 
Titulli: Profil Gruaje!

Shume e trishtushme .
Kafshat qe s'kaperdihet eshte or vlla mjerimi,
kafshat qe te ngel ne fyt e te ze trishtimi ,
ku sheh ftyra t' zbehta , e sy t'jeshilta ,
qe te shikojne si hije , e shtrijne duart e mpita,
e ashtu te mpita , prapateje mbesin ,
tan jeten e vete , dersa te vdesin.

I ke gjetur keto rrjeshta fiks more Hartini dhe ti tani :(

Sa histori ....me mire sa jete e vertet e trishtueshme dhe sa fatkeqe......Po akoma me e poshter dhe kriminale eshte qeveria jone hipokrite....qeveri perbindesh qe po na ha nga brenda.

Se sapo pashe dhe te fiks fare....Ministrin e kulteres, rinise dhe sporteve Ylli Pango qe i "ofronte" pune nje studenteje te sapo dipllomuar duke e futut ne shtepine e tij........MOSTRUOZE DHE PER TE VENE KUJEn....CFARE NJEREZ JEMI DHE NE QE FLASIM E FLASIM E ASGJE SBEJME....POPULL QE ABUZOHEMI DHE QE PERSERI LEME TE NA SHKELIN ME KEMBE, TE NA MASHTROJNE, TE NA DHUNOJNE KETA MANIAKER, KETA NJEREZ QE JA KANE SHITUR SHPIRTIN DJALLIT.
 
Titulli: Profil Gruaje!

Nuk mund te gjej fjal per te komentuar thjesht ndjehem tmerrsisht keq qe nuk kemi mundesin ti ndihmojm te gjith njerzit qe vuajn si kjo zonja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top