Procesi, Fratini: Faza e fundit të vijohet paqësisht

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث - Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Fratini, ka vlerësuar zgjedhjet e 28 qershorit, por ka kërkuar që ai të përfundojë nën të njëjtën frymë konstruktive me të cilën nisi. Në një mesazh të tij, shefi i diplomacisë italiane, tha se procesi ishte më i mirë se në të shkuarën, por ishin vënë re disa episode parregullsie.

"Siç është evidentuar edhe në vlerësimet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë të pranishëm në vend, përveç disa episodeve të parregullsisë, në këtë raund zgjedhjesh u shënua një progres i prekshëm në krahasim me të kaluarën. Pritet, gjithashtu, që edhe faza e fundit e procesit elektoral të zhvillohet në të njëjtën mënyrë paqësore dhe korrekte"- thuhet në mesazhin e Fratinit.

Ministri i Jashtëm italian vlerësoi korrektësinë, me të cilën u realizua procesi elektoral dhe, në mënyrë të veçantë, për mënyrën paqësore të verifikuar gjatë pjesëmarrjes në procesin zgjedhor. Ai nxiti Shqipërinë të vazhdojë me reformat për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top