Priteni gripin

Kresha

A pretty face can never trick me
Konfirmohen edhe katër raste të reja të Gripit të Derrit në Kosovë. Ata janë shqiptarë, tre nga Prishtina dhe një nga Prizreni.


Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Pas katër serbëve të infektuar me virusin AH1N1, ditë më parë, dyshohet edhe për katër serbë të tjerë. Ministria e Shëndetësisë bën gati ilaçet.

Shtohen rastet e personave të prekur me gripin e derrit në Kosovë. Edhe katër raste të reja janë konfirmuar të hënën. Pas katër kosovarëve të nacionalitetit serb, të infektuar me këtë virus, janë edhe katër shtetas të Kosovës të nacionalitetit shqiptar, që tashmë janë diagnostifikuar me këtë grip.

Mostrat e marra të këtyre katër pacientëve, tashmë janë dërguar në laboratorin përkatës në Prishtinë, i instaluar vetëm disa javë më parë në QKUK. Rezultatet e tyre pritet të qartësojnë nivelin e infektimit të tyre me këtë virus, i cili për herë të parë shpërtheu në pranverën e këtij viti në Meksikë.

Kështu nga tre persona të infektuar nga ky virus, disa ditë më parë, dhe një të katërti pak më vonë, numri i të prekurve tashmë ka kaluar në tetë veta. Së paku këto janë shifrat e fundit zyrtare që ka Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Tre nga ta janë lajmëruar në Prishtinë dhe janë në gjendje më të lehtë, ndërkohë që pacienti i katërt është nga Prizreni. Ai ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe ndodhet i shtruar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

"Rasti i katërt që është më i rëndë, është duke u trajtuar me medikamentin tamiflu", thotë Faik Hoti, zëdhënës i MSH-së, për Express.

Ai shpjegon se aktualisht, Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion në formë kapsulash, 27 mijë e 500 doza të ilaçit tamiflu. "Presim që shumë shpejt, brenda muajit dhjetor, të mbërrijnë edhe 10 mijë të tjera të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë", shpjegon Hoti.

Përveç kësaj, Ministria e Shëndetësisë pret që gjatë muajit tjetër, të marrë edhe 230 mijë doza të vaksinës së ilaçit tamiflu, gjithashtu donacion të OBSH-së.

"Mund të them se Ministria është afër arritjes së kontraktimit edhe të rreth 500 mijë dozave të vaksinës tamiflu", thotë Faik Hoti, duke paralajmëruar takimin e së martës, që do të mbahet ndërmjet institucioneve më të larta në vend, që kanë të bëjnë me përballimin e këtij virusi.

"Takimi do të mbahet ekskluzivisht për virusin e gripit. Në këtë takim janë të përfshira që nga MSH-ja, Ministria e Arsimit, e deri te drejtorët e qendrave mjekësore në tërë Kosovën", sqaron zyrtari i MSH-së.

Ndërkohë, katër rastet e para të kosovarëve të nacionalitetit serb, të infektuar, janë gjithashtu në gjendje të rëndë. Nga spitali i Gracanicës, ata janë bartur në spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe sipas medieve serbe, të sëmurët janë në gjendje të rëndë.

Spitali në atë pjesë të qytetit nuk i jep informacione Ministrisë së Shëndetësisë, dhe për këtë arsye, marrja e një informacioni zyrtar, tash për tash, është e pamundur.

Megjithëkëtë, mediet serbe kanë njoftuar se katër serbët e Kosovës janë në rrezik për jetë, ndërkohë që edhe katër të tjerë janë të infektuar.

Një informacion të tillë e ka konfirmuar drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Milan Jakovleviq. Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy pacientë të cilët gjatë fundjavës javës janë sjellë nga Graçanica në spitalin e Mitrovicës si dhe për dy persona të cilët tashmë kanë qenë për mjekim në këtë spital që qeveriset nga serbët.

Sipas tij, është rritur numri i personave që kërkojnë ndihmën e mjekut me simptomë të gripit. Gjatë fundjavës, 329 pacientë kanë pasur shenja klinike të gripit, ndërsa numri më i madh është evidencuar në Leposaviq, pastaj në Mitrovicë dhe Zveçan, të gjitha këto mjedise me popullsi serbe.

Shqipëria

Ka arritur në rreth 50 numri i personave të prekur me virusin A/H1N1 në Shqipëri. Nëpërmjet zëdhënëses Alisa Demollari, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije riaktivizimin e gripit të derrave në Shqipëri dhe shfaqjen edhe të 9 rasteve të reja.

Maqedonia

Në Klinikën Infektive në Shkup janë evidentuar 20 pacientë të rinj të infektuar me virusin AH1N1 dhe se prej tyre bëhet fjalë për 12 nxënës të Shkollës së mesme hotelierike "Lazar Tanev" që ishin për pushime në Turqi. Të gjithë personat janë nën masa të mbikëqyrjes në Klinikën Infektive dhe po trajtohen me terapi të posaçme me barin tamiflu.

Serbia

Në këtë shtet, të hënën është regjistruar viktima e shtatë si pasojë e gripit të derrit. Ndërkohë, sipas zyrtarëve serbë, deri më tash, me virusin AH1N1 janë infektuar 254 persona.

Mali i Zi

Numri i personave të prekur nga virusi i gripit të derrit në Mal të Zi ka arritur në 23 persona. Rasti më i fundit i raportuar në këtë shtet është infektimi i një djaloshi pesëvjeçar në qytetin Herceg Novi. Përveç tij dyshohet se me këtë virus është infektuar edhe nëna e tij dhe vëllai shtatëvjeçar. Këtë e ka konfirmuar për media mjeku Neboisa Belica, drejtor i spitalit në Kotor, sipas të cilit në këtë spital pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Bullgaria

Ministria e Shëndetësisë në Bullgari ka shpallur epidemi të gripit të derrit në të gjithë territorin e vendit. Ky hap i qeverisë u ndërmor pas vlerësimeve se në këtë vend ka 210 të sëmurë në 1.000 banorë. Shpallja e epidemisë është shoqëruar me një varg masash kufizuese në entet shëndetësore. Të gjitha shkollat fillore në Sofje do të jenë të mbyllura prej datës 9 deri në 15 nëntor. Në Bullgari, deri tani janë regjistruar gjashtë viktima nga virusi A/H1N1.


Gazetaexpress
 
Perhajr Na Koft :p edhe mu mdoket mka ra :p amo spo shkoj te mjeku se po pritoj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top