Prishtine, Viti i ri feste ne mbare Kosoven

ida angel

:)
V.I.P
PRISHTINE- Kosova priti Vitin e Ri 2010, në një atmosferë shumë të gëzuar, me këngë, valle dhe koncerte ku merrnin pjesë mijëra njerëz në sheshet kryesore të Prishtinës dhe qyteteve tjera.

Festimet u ndriçuan nga shkëlqimi i fishekzjarrëve, si tradicionalisht në dhjetë vitet e kaluara të lirisë, me festime dhe shumë urime kudo.

Në një mesazh urimi mbrëmë kryeministri Hashim Thaçi u shpreh se gjatë vitit 2009 Kosova ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke theksuar veçmas anëtarësimin në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe zgjedhjet lokale të lira dhe demokratike, të parat në pavarësi.

''Do të vazhdojmë punën e suksesshme të vitit 2009 për ta bërë vitin 2010 edhe më të mirë se vitin që po e lëmë pas'', deklaroi kryeministri Thaçi.
Kosova ka hyrë në Vitin e Ri në pritje edhe të njohjeve të reja të shtetit të ri, pas njohjeve të deritashme nga 64 vende anëtare të OKB-së.

Në minutat e parë të vitit 2010, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, e cila ishte ndër institucionet që punuan shumë dhe pandërprerë edhe në natën e festës së ndërrimit të viteve, lindi fëmija i parë vajzë, nga një nënë e një fshati afër Kastriotit (Obiliqit).

Kosova, sipas ekspertëve të demografisë, vlerësohet se në këtë vit ka me shumë se 2 milion e 200 mijë banorë rezidentë dhe rreth 500 mijë jashtë vendit.
Sipas vlerësimit të Entit të Statistikës, përbërja etnike e popullsisë rezidente të Kosovës është 92 për qind shqiptarë, 5.3 për qind serbë dhe 2.7 për qind grupe tjera etnike.

Të dhënat janë të përafërta meqë një kohë të gjatë nuk ka pasur regjistrim të popullsisë. Në Kosovë, regjistrimi i popullsisë do të bëhet në vitin e ardhshëm 2011, pikërisht 30 vjet pas regjistrimit të fundit.
(ATSH/BalkanWeb)



kosov.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top