Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Prishtinë -Tiranë, Kosova heq taksën aeroportuale

  • Nga Kresha
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Me këto veprime të fundit të autoriteteve kosovare janë krijuar kushtet për lirimin e çmimit të biletës në një shumë prej rreth 30 Euro.


Kompania e fluturimeve Belle Air, e vetmja për momentin që fluturon në linjën Prishtinë –Tiranë dhe anasjelltas, ka filluar të zbatojë në praktikë, vendimin e marrë nga ana e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, për heqjen e taksës prej 20.53 eurove për të gjitha udhëtimet në linja ajrore jo më të gjata se 200 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Drejtori menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa, tha se ky është hapi i parë lehtësues financiar që është krijuar për të gjithë udhëtarët që fluturojnë në një largësi ajrore jo më të gjatë se 200 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

"Ne si aeroport kemi njoftuar kompaninë për vendimin e marrë, i cili ka filluar të zbatohet në praktikë. Veç heqjes së taksës, po ashtu kemi krijuar një program stimulativ për kompanitë që operojnë në linja prej 200 kilometra largësi, për në ANP dhe ky program është miratuar. Nga ky program, i cili parasheh masa lehtësuese financiare presim që të ketë edhe ulje të mëtutjeshme të biletës për këto linja. Me këto veprime të fundit të autoriteteve kosovare janë krijuar kushtet për lirimin e çmimit të biletës në një shumë prej rreth 30 Euro", tha drejtori menaxhues i ANP, Agron Mustafa.

Zbritja e çmimit të biletës në vlerën e taksës është konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i kompanisë së vetme që ka linjë me Aeroportin e Tiranës, Belle Air, z. Dhimitër Tola.

„Që nga data 3 shkurt kur kemi marrë njoftimin zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, kompania Belle Air ka marrë masë të menjëhershme për të pasqyruar zbritjen e taksës nga çmimi aktual i biletës. Shpresojmë dhe kemi besimin që edhe qeveria shqiptare do të marrë të njëjtën masë në mënyrë që çmimi i biletës Prishtinë –Tiranë, të bjerë në nivel të përballueshëm".

Sipas tij, janë dy lloj taksash që duhet ti heq qeveria shqiptare, taksa e kalimit të kufirit e cila ka hyrë në fuqi dhe ka filluar të zbatohet nga janari i këtij viti prej 10 eurove, dhe taksa aeroportuale prej 14.5 euro.

"Aktualisht bileta njëdrejtimëshe Prishtinë – Tiranë starton me 42 euro. Jemi duke shpresuar edhe pala shqiptare të përgjigjet njëlloj sikurse qeveria dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës me heqjen e taksave në mënyrë që bileta midis dy kryeqyteteve shqiptare do të këtë një vlerë mjaft të favorshme për të gjitha shtresat e popullatës", thotë z. Tola.

Heqja e taksës filloi të zbatohet, pasi të premten e kaluar, me datë 30 janar, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj, nënshkroi udhëzimin e dytë administrativ për heqjen e taksës prej 2 eurove, taksë e cila grumbullohet nga udhëtarët me dedikim Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, njofton Zyra për informim pranë Aeroportit Prishtina. /rtk/
 
Titulli: Prishtinë -Tiranë, Kosova heq taksën aeroportuale

Tani levizja anasielltas akoma me e lehte dhe me ekonomike nje hap i mire ky
 
Titulli: Prishtinë -Tiranë, Kosova heq taksën aeroportuale

Ua, ky po qe eshte lajm ! :D

Yes!!!

P.S Ka udhetuar gje ndonjeri/a PR-TR tash se fundi qe ta thot cmimin momental te biletes ?
40 euro me duket shum shum pak :p = me cmimin e busit lol
 
Titulli: Prishtinë -Tiranë, Kosova heq taksën aeroportuale

Pas shum e shum thirrjeve ne airport (jo nuk hapet faqja, jo kemi rrjetin e renduar etj ) me ne fund arrita t mar nje info n lidhje me udhetimet dhe cmimin e biletes

Per shembull per kte fundjav kushtonte 120 euro bileta PR-TR !

Nuk me duket dhe ndonje cmim "i volitshem" krahas "zhurmes per uljen e cmimit qe iu esht ber... sic duket festova para kohe :p
 
Titulli: Prishtinë -Tiranë, Kosova heq taksën aeroportuale

Pas shum e shum thirrjeve ne airport (jo nuk hapet faqja, jo kemi rrjetin e renduar etj ) me ne fund arrita t mar nje info n lidhje me udhetimet dhe cmimin e biletes

Per shembull per kte fundjav kushtonte 120 euro bileta PR-TR !

Nuk me duket dhe ndonje cmim "i volitshem" krahas "zhurmes per uljen e cmimit qe iu esht ber... sic duket festova para kohe :p

Sa keq qe po me vjen :( qe sdo shkosh ne Tr tek shoqet e tua po ku do shkosh pa mua?? :P
 
Titulli: Prishtinë -Tiranë, Kosova heq taksën aeroportuale

Sa keq qe po me vjen :( qe sdo shkosh ne Tr tek shoqet e tua po ku do shkosh pa mua?? :P

E kam then une...kshu eshte kur ske avionin personal LOL

S bej nje hap pa bodygardin une jooo :p lol

Vertet shum keq, po u pa puna, rroft autobusi :qenis: lol
 
Titulli: Prishtinë -Tiranë, Kosova heq taksën aeroportuale

E kam then une...kshu eshte kur ske avionin personal LOL

S bej nje hap pa bodygardin une jooo :p lol

Vertet shum keq, po u pa puna, rroft autobusi :qenis: lol

te thashe te ta blej Liar xhetin personal nuk deshe.....te vij te te mar me nje gomar se do shkoje me lire :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back