Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Prishtina reagon ndaj vendimit te OKB-së

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Institucionet e Kosovës kanë shprehur keqardhje që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar të kërkojë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë një mendim këshillëdhënës në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes se pavarësisë së Kosovës.

"Ne dhe përkrahësit tanë të shumtë ndërkombëtarë kemi thënë vazhdimisht se çështja e pavarësisë së Kosovës është e zgjidhur dhe e pakthyeshme", thuhet në deklaratë të përbashkët për media të institucioneve të Kosovës.

Ky vendim, sipas tyre, nuk do t'i ndihmojë përpjekjet për të promovuar stabilitet afatgjatë në Kosovë dhe rajon.

Institucionet kanë shprehur besimin se me kalimin e kohës do të ketë njohje të tjera, dhe se ky referim në GJND nuk do t'i pengojë vendet të vendosin për njohje.

Përmes deklaratës për media institucionet e Kosovës kanë thënë se do të marrin pjesë aktivisht në prezantimin e rastit të Kosovës para GJND-së, për të shtuar se presin që shqyrtimet e saj të jenë të drejta dhe të paanshme.

"اfarëdo që gjykata të thotë në fund në lidhje me pyetjen e cila i është parashtruar, ne do të ndjekim rrugën e zhvillimit dhe përparimit në Kosovën e pavarur, së bashku me partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Kemi filluar procesin e anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, dhe do të punojmë aktivisht për njohje të mëtejme bilaterale nëpërmjet aktivitetit diplomatik dhe aktivitetit ndërkombëtar të sektorëve të ndryshëm të shoqërisë së Kosovës", thuhet në fund të deklaratës. /rel/
 
C'ishte kjo rrufe per se kthjellti sot ?
Apo e keqkuptova une kete lajm qe po lexoj dhe ketu ?
 
C'ishte kjo rrufe per se kthjellti sot ?
Apo e keqkuptova une kete lajm qe po lexoj dhe ketu ?

Nuk eshte per se kthjellti mirela, sepse eshte iniciativ e para me shume se nje muaji se bashku me lobimin serbo-rus pro iniciatives. E keqja eshte se lobimi yne kunder kesaj iniciative ka qene dicka pak me shume se zero.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back