Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Prishtina prezanton katër pikat për shtrirjen e EULEX-it

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Prishtina zyrtare ka prezantuar katër pikat e saj për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë. Këto pika vijnë si një lloj kundërpërgjigjeje pas një plani 6-pikësh të kreut të OKB-së, Ban Ki Moon, të harmonizuar me Beogradin, të cilin Kosova e ka hedhur poshtë.

Këto qëndrime të Prishtinës i janë prezantuar zëvendës-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, Daniel Fried, me të cilat Kosova e fton EULEX-in të fillojë misionin, por duke e respektuar Kushtetutën dhe tërësinë territoriale të saj.

Presidenti Sejdiu, i cili i lexoi këto katër pika, tha se qëndrimet e Prishtinës janë të harmonizuara dhe prezantojnë pozicionin e institucioneve të Kosovës, mbi bazën e të cilave misioni i BE-së mund të fillojë shtrirjen në gjithë territorin e Kosovës.

“Jemi për vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, sipas mandatit të paraparë me deklaratën e pavarësisë, dokumentin e presidentit Ahtisaari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, aksionin e përbashkët të 4 shkurtit të vitit 2008 dhe ftesën bërë EULEX-it nga institucionet e Kosovës, të nënshkruar edhe nga presidenti më 17 shkurt dhe 8 gusht të vitit 2008”.

“Institucionet e Kosovës refuzojnë dokumentin gjashtëpikësh, institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë me EULEX-in për vendosjen në tërë territorin e Kosovës dhe si gjithmonë do të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n”, tha Sejdiu, duke prezantuar pozicionin e Prishtinës zyrtare.

Qëndrimet e Prishtinës, diplomati amerikan, Daniel Fried, tha se do t’i paraqesë tani në Gjenevë tek autoritetet e Kombeve të Bashkuara. Ai tha se këto pika të Prishtinës janë një platformë e mirë për të vazhduar përpara.

Sidoqoftë, Fried tha se ka ende gjëra që duhet harmonizuar për të parë nëse do të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë, që do t’i mundësonte EULEX-it fillimin e misionit në Kosovë.

Zyrtari amerikan, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, ka takuar edhe opozitën, të cilëve u ka transmetuar përmbajtjen e aktiviteteve të fundit diplomatike, në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes për EULEX-in.

Në takimin e sotëm ka marrë pjesë edhe shefi i ICO-së, Pieter Feith, i cili tha se BE-ja pret që të arrihet një marrëveshje, në mënyrë që EULEX-i të fillojë sa më shpejt me punën e vet në Kosovë. /rel/
 
po cilat jane ato 4 pika a i kane bo publiku a jo ?? nese po a ka dikush mundesi qe ti postoj ketu ??

ju flm...
 
po cilat jane ato 4 pika a i kane bo publiku a jo ?? nese po a ka dikush mundesi qe ti postoj ketu ??

ju flm...




“Jemi për vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, sipas mandatit të paraparë me deklaratën e pavarësisë, dokumentin e presidentit Ahtisaari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, aksionin e përbashkët të 4 shkurtit të vitit 2008 dhe ftesën bërë EULEX-it nga institucionet e Kosovës, të nënshkruar edhe nga presidenti më 17 shkurt dhe 8 gusht të vitit 2008”.
 
Në dokument parashtrohen këto pika:
“1-Jemi për vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në Kosovës sipas mandatit të paraparë me deklaratën e pavarësisë, dokumentin e presidentit Ahtisari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës , ligjet e Kosovës, aksionin e përbashkët të katër shkurtit 2008 dhe ftesën e bërë EULEX-it nga institucionet e Kosovës .
2- Institucionet e Kosovës e refuzojnë në tërësi dokumentin gjashtë pikësh.
3- Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in në tërë territorin e Kosovës në bazë të mandatit sipas dokumentet të lartpërmendura, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.
4- Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë si gjithmonë me SHBA-të, BE-në dhe NATO-në “
Ndërkohë nënsekretari amerikanë i shtetit, Daniel Frid , tha se pikat e paraqitura nga presidenti Sjeidu, përbejnë një platformë të mirë për të ecur përpara. Ai paralajmëroi se menjëherë do të udhëtojë drejt Gjenevës për të biseduar me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara për mënyrën se si të ecet përpara.
“Unë do të shkoj sot në Gjeneve për tu takuar me Allen Le Roa nga Kombet e Bashkuara për të diskutuar hapat e ardhshëm. Por dua të them se kemi bazë të mirë për të lëvizur në mënyrë produktive “- tha Daniel Frid.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back