Prishtina mban emrin e Justinianit

Ado

FISEBILIL-LAH
Gjatë një simpoziumi shkencor të mbajtur në hotelin “Grand”, në Prishtinë, pjesëmarrësit në këtë seminar thanë së Prishtinë e mban emrin e trashëguar nga perandori Justinian.

Në vitin 518 Ulpiana, që gjendet në afërsi të Prishtinës, u rrënua plotësisht nga një termet i madh. Këtë qytet e ka ngritur perandori Justinian, duke e quajtur “Justiniana Secunda”, kurse më vonë ky emër u transformuar në Istriniana, përkatësisht Pri (që do të thotë qytet) pastaj Pristrina dhe se fundi Prishtina, që do të thotë Qyteti i Justinianit.

Gjatë këtij simpoziumi me kumtesat e tyre u paraqiten: prof. dr. Edi Shukriu, prof. dr. Jahja Drançolli, dr. Exhlale Dobruna-Salihu, Arben Arifi, prof. dr. Musa Limani, prof. dr. Selim Daci, dr. Bedri Muhadri, dr. Femi Cakolli, Prand Buzhala e të tjerë.

Manifestimi shkencor “Gjurmët e Perandorit Justinian” u organizua nga SHKK "Anton Pashku", Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, drejtoratet e Arsimit dhe të kulturës të Prishtinës dhe Podujevës, si dhe shoqata "Gallapi"./Telegrafi/
 
Shume interesant. Nuk e kam ditur kete kurre per cudi.
 
Ndoshta edhe është ashtu, profesori i Historisë thoshte që Prishtinës i ka mbetur emri nga lumi Tina, dikur kishte qenë një lum që kalonte përmes Prishtinës e që më vonë ka shterrur dhe qytetarët duke thënë u Prish lumi Tina, u Prish lumi Tina i mbeti edhe emri qytetit PrishTina. Ndoshta edhe duket qesharake por kshtu thoshte profi LOL.
 
hahahaha LOL une kam menu qe u kan qytet i prisht, qata i ka met emri Prishtina:D
 
hahahaha LOL une kam menu qe u kan qytet i prisht, qata i ka met emri Prishtina:D

nuk po flasim për kohën aktuale Nik, hahaha, fjala është për lumin Tina.
 
Jo more nanush une e pata fjalen per t'kalumen...I kom do foto t'Prishtines t'moqme llom u kan. Gjyshen tem has Prishtevk e kom (Prishtinaliket kshtu jan thirr ktyne here). Dajt e baes tem rahmetlise, n'Pr kur kane jetu, s'di a jan kan 10 shpia krejt.
 
e 11ta u kon shpija jem .. e maj mend si sot :p kur i marojshom shpijat me lloq .. eh jet o jet qat'er ki dal lirisht stka pengu kerkush :p hahahaha veq tani vishin sheherlit nprishtin e bonen Sheher tani :p Prishtinen
 
Po bre, ti shitshe KOKICE n'at vakt :D :p LOL
 
more kallxonmi kur osht momenti mu fry per qe jena prishtinali se gati jomLOL...edhe un kom lexu ket senin per Justinianin dikun...
 
A mund te jete Prish-Stine sepse i ka te gjitha stinet brenda nje dite?:)
 
Lexova postimin e pare, thashe me vete : interesante, ja dhe dicka e re..
Lexova te tretin e me rradhe e na dolen 4 variante te emrit Prishtine :D
Si perfundim mendova : ja si behet historia. LOL
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top