Prishja e Shqipërisë me sovjetikët.

Bilderberg

Anëtar i ri
Prishja e Shqipërisë me sovjetikët.



Dossier. Prishja e Shqipërisë me sovjetikët në optikën e analizës së Perëndimit. Epiri i Veriut, axhendë sovjeto-greke. Të dhëna ndryshe edhe për komplotin ku u dënua Teme Sejko. Perëndimi ‘akuzon’ Moskën. “Ne jemi të bindur se do të vijë koha kur komunistët Shqiptarë dhe populli shqiptar do ta thonë fjalën e tyre dhe atëherë liderët e tyre do të japin llogari për dëmin që i kanë shkaktuar vendit të tyre, popullit të tyre dhe kauzës së ndërtimit të socializmit”. Këto fjalë profetike, të vërtetuara thuajse plotësisht, vijnë nga largësia e Luftës së Ftohtë dhe i përkasin të shumënjohurit Nikita Hrushov. Në fakt, edhe pse është thënë shumëçka dhe përgjithësisht në mënyrë korrekte lidhur me ndarjen e Madhe sovjeto-shqiptare, është me interes të shihet përmbledhja arkivore e kohës e mbajtur në Perëndim. Nën okelion e “Vlerësimit të Situatës”, një dosje e mirëfilltë, lidhur me ngjarjen është bërë publike dhe përcjell gjerësisht precipitimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ajo që bie në sy është fakti se analiza, e cila vjen e ndarë kronologjikisht në kohë dhe ngjarje zyrtare, jep idenë se sulmi shqiptar, më saktë i Enver Hoxhës mbi BS e kapi të papërgatitur Kremlinin. Vlerësimet e bëra në dosje, ngrenë disa gjykime mbi reagimin e Hrushovit dhe ekipit drejtues të BS, të cilët, ashtu sikurse edhe nënvizohet në materialin e përpiluar në Munih, në nëntor të vitit 1961, nuk arritën që me Politikën e tyre të Re kundër Kultit të Individit të integrojnë edhe Shqipërinë e atyre viteve. Presioni i mirënjohur sovjetik që arriti pikun në Pashaliman, ishte vetëm pasojë e ashpërsimit të situatës, e cila fsheh pas konfliktit të ekranizuar të Bazës Detare një sërë veprimesh të tjera me shumë rëndësi. Në këtë kuadër duhet theksuar, se, sipas dokumentacionit të kohës, angazhimi sovjetik në drejtim të Shqipërisë ishte thuajse maksimal dhe nuk përputhet me mënyrën se si është trajtuar kjo çështje pas vitit 1990. Ministri i Tregtisë, i fuqishmi Anastas Mikojan, teoricieni i Politbyrosë sovjetike, Mikhail Susllov, janë të gjithë prezent në menaxhimin e situatës që synon të bëjë edhe një lojë të fundit; provokimin e diversionit brenda udhëheqjes shqiptare e sidomos mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Por ‘izolimi’, që u vlerësua si një mjet logjik presioni, rezultoi jo shumë funksional përballë një udhëheqjeje “jologjike”. Kina, e cila sapo kishte nisur të kuptonte rolin e ri ndërkombëtar që i takonte të lozte, u kap rrufeshëm nga Enver Hoxha, i cili, sikurse vlerësohet në raport, arriti që ta tërhiqte Pekinin në konfliktin e vet me Moskën. ثshtë e qartë se Kina nuk ishte e përgatitur të shkonte aq thellë, por deklarimi i saj pro-“tezave” shqiptare ishte një standard moral, prej nga nuk mund të ktheheshe lehtë mbrapa. Ky vështrim, i bërë me optikën e ftohtë të Perëndimit, nxjerr në pah jo vetëm Lojën e Madhe të Shqipërisë në atë kohë, por edhe faktin se ndoshta një ndarje e këtillë që nuk e provoi testin ushtarak respektonte deri-diku një pakt të heshtur strategjik mes dy Blloqeve, lidhur me një zonë, për të cilën, sikurse thuhet edhe sot, nuk ishte folur në Jaltë, por vetëm ishte nënkuptuar. Për shkak se tema në fjalë është mjaft e rrahur nga media shqiptare në këto vite, është më shumë me interes të jepen pasazhe nga raporti ashtu sikurse e vlerësonte asokohe ai situatën.
S. Zaimi
X/250 CURT - (l) ALBANIAN-SOVIET DISPUTE F-114
X/250 Shkurt- (1)Konflikti Shqiptaro-Sovjetik Dosja – 114
Mungesa. Shenja e parë reale, që tregoi se diçka nuk po ecte, u dha në qershor 1960, kur Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nuk morën pjesë në “samitin e vogël” komunist në Bukuresht. Hysni Kapo, njeriu nr.3 i Shqipërisë, shkoi. Fjalimi i tij ishte plot ovacione filo-kineze, por, gjithsesi, nuk linte të kuptohej gjë për një grindje të hapur. Por, në fakt, u zhvillua edhe një sesion sekret në Bukuresht dhe aty ndasitë ishin më evidente dhe më të hidhura. Delegati kinez, Peng Chen, u mbështet hapur nga Kapo me argumente që ndoshta ishin një imitim i vrazhdë i artikullit tashmë të famshëm “Flamuri i Kuq”, i shkruar në prillin e një viti më parë. Kjo përbën, për aq sa mund të thuhet, koha kur devijimi shqiptar filloi dhe madje vetë Hrushovi në fjalimin e tij të 17 tetorit deklaroi se “Shqiptarët nisën të devijojnë në verën e vitit 1960”.
 
(ثshtë me rëndësi të theksohet se Hrushovi vetëm pak para samitit të Bukureshtit (Konferenca) e priste Enver Hoxhën të shkonte. Ndërkaq, lideri i Liberalëve grekë, Sofokli Venizellos, e kishte takuar Hrushovin në fund të majit dhe kishte trajtuar ndër të tjera edhe çështjen e popullsisë së Epirit të Veriut. Venizellos deklaroi se kreu sovjetik i kishte premtuar se do ta ngrinte problemin e autonomisë së zonës brenda Shqipërisë, kur ai të takohej me Enver Hoxhën, në Bukuresht. Hoxha mund të jetë tërbuar nga ky informacion. Kombinuar me debatet me Jugosllavinë, Hrushovi tashmë po inkurajonte edhe grekët - e gjitha kjo në kurriz të Shqipërisë. Këto konsiderata shumë të rëndësishme nacionale nuk janë asnjëherë jashtë vështrimit të një lideri shqiptar. Në rastin e Hoxhës, ato ishin një nga shkaqet kryesore në konfliktin e tij politik me Hrushovin. Në periudhën mes Bukureshtit dhe takimit të OKB në Nju Jork, në shtator 1960, shqiptarët vijuan që të thellonin afrinë e tyre me linjën kineze, përmes artikujve dhe transmetimeve në radio. Në fillim të shtatorit, Liri Belishova u shkarkua nga Komiteti Qendror, Byroja Politike dhe Sekretariati dhe Koço Tashko nga detyra e kreut të Komisionit të Revizionit. Më vonë, në nëntor, Maqo اomo humbi postin e tij si ministër i Agrikulturës. Këta funksionarë konsideroheshin si pro-sovjetikë dhe Mikojani në Kongresin e 22-të e konfirmoi këtë fakt. Për sa i përket takimit gala, në kuadër të sesionit të 15-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, e zhvilluar në shtator, Hoxha sërish i qëndroi larg dhe dërgoi aty Shehun, i cili nuk deklaroi asgjë lidhur me çështjen aktuale. Sigurisht, ai po fitonte kohë. Në raportin e tij dërguar në parlamentin shqiptar, ai sulmoi propozimin e kreut bullgar, Teodor Zhivkov, lidhur me çarmatimin në Ballkan si prelud i çarmatimit në shkallë botërore dhe propozimin e Gomulkës, për një pezullim të bazave ushtarake në territor të huaj. Ai nuk i përmendi me emër të dy liderët në fjalë por ishte e qartë se kujt i referohej. Kjo ngjarje ishte prova e parë e vërtetë e intrasigjencës shqiptare dhe i dha lobit antishqiptar një prej pengesave të para të mëdha.
X 250 CURT - (2) ALBANIAN-SOVIET DISPUTE F-115
X 250 Shkurt- (2) Konflikti shqiptaro-sovjetik D-115
Moskë 1960 – Moskë 1961. Kjo vjen në prag të Konferencës së 81 Partive Komuniste në Moskë. Në këtë takim, Hoxha shkoi së bashku me Shehun. Se çfarë ndodhi atje është shumë mirë e njohur. Hoxha e akuzoi (përgojoi!!!) Hrushovin në një mënyrë të tillë, saqë e vuri shumë në siklet Kinën, dhe Shehu dukshëm bëri disa vlerësime shumë të kujdesshme, të cilat tani i janë kthyer kundër. Të dy u larguan herët dhe nuk kanë shkelur më në Moskë që atëherë. Pas kësaj, marrëdhëniet e Shqipërisë me sovjetikët u përkeqësuan shumë dhe nëse nuk është shumë e qartë po theksoj; me Kinën ata përmirësuan raportet në mënyrë demonstrative dhe menjëherë. I pari sinjal se diçka kishte ndodhur në Moskë erdhi nga Walter Ulbricht i RDGJ. Duke folur në Komitetin Qendror në Berlin, ai u citua nga gazeta “Neues Deutschland”, më 18 dhjetor, të ketë thënë se “shqiptarët kishin avancuar në argumentet e tyre dogmatike dhe sektariste në Konferencë. Më tej, në mesazhin e Vitit të Ri për Partinë Komuniste shqiptare, sovjetikët përmes një sekuence ezoterike komunikimi harruan që të përfshinin fjalën “shokë”. Më vonë, në janar, në një përpjekje të qartë për ta sjellë Hoxhën në rrugën e arsyetimit, Moska caktoi si ambasador në Tiranë, aparatçikun me përvojë, Josif Shikin (Emërimi i tij ishte lajmëruar që në nëntorin e kaluar). Detyra e tij ishte që të zbuste tensionin; kongresi i partisë i shtyrë dy herë do të mbahej në muajin shkurt dhe shpresohej se diçka do të kthehej. Por kongresi nuk solli asnjë ndryshim në lidership dhe për rrjedhojë linja mbeti e njëjta. Hoxha u betua për besnikëri të përjetshme ndaj BS, por e bëri këtë sipas termave të vet. Shumë folës, veçanërisht Shehu, u bënë përcjellës të një konflikti më të drejtpërdrejtë ideologjik me Moskën; delegacioni sovjetik u trajtua në një formë më të ulët sesa ajo me delegacionin kinez. Më shumë, Hrushovi u trajtua si inekzistent, nuk u përmend fare. (unperson). Ndasitë mes fjalimeve shqiptare dhe atyre sovjetike apo të satelitëve të tjerë ishin qartësisht shumë të dukshme. Së fundmi doli në dritë edhe komploti, i cili u zbulua nga Hoxha. “Ai ishte kurdisur nga disa tradhtarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, nga jugosllavët, grekët dhe Flota e Gjashtë Amerikane”, deklaroi Hoxha. Kjo u tha të ketë ndodhur vjeshtën e kaluar. Shumica e vëzhguesve janë në një mendje se në fakt ai ishte një komplot sovjetik për të rrëzuar Enver Hoxhën. ثshtë sigurisht e vërtetë se zbulimi i bërë prej tij nuk mori asnjë përgjigje nga blloku sovjetik dhe se disa prej keqbërësve, të cilëve iu rezervua një gjyq i mirëfilltë stalinist, kishin lidhje shumë të ngushta me sovjetikët. Kongresi, sipas gjasave, ka vulosur çdo shpresë për ndryshim në Shqipëri. Por sërish aty nuk kishte një dënim apo një denoncim të hapur nga Moska. Vetëm Togliati nga Roma deklaroi mos aprovimin e tij në çështjen “Rinascita” në muajin prill e me të cilën ai lavdërohej. Por fakte të tjera flasin për një zgjerim të çarjes. Si Hoxha ashtu edhe Shehu dështuan në përpjekjen e tyre për të mbledhur Konferencën e Paktit të Varshavës në muajin mars në Moskë. Duke folur në Kongresin e Bashkimeve Profesionale në Tiranë, Rita Marko prezantoi një teori të re të marrëdhënieve ndërkombëtare që ishte diametralisht e kundërt me bashkekzistencën paqësore…

( vijon në numrin e ardhshëm ne Gazeten Libertas)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top