Prishja e restorantit të Xhoanës, Fatos Nano hedh në gjyq Erion Veliajn

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Prishja e restorantit të Xhoanës, Fatos Nano hedh në gjyq Erion Veliajn.

xhoana_nano_resturant.jpg


Bashkinë e Tiranës. Shkak është bërë një vendim i Bashkisë për të prishur kontratën me “Joy Travel” dhe restorant “Pulëbardha”, dy biznese që kanë marrë ambiente me qera në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe janë në emër të bashkëshortes së ish kryeministrit, Xhoana Nano.

Këto ambiente ai i ka marrë sipas një kontrate me bashkinë dhe tani kundërshton shkeljen e saj nga Veliaj.

Siç bën të ditur edhe News 24, administrator i Joy Travel ka dorëzuar sot në gjykatën e Tiranës padinë ku kërkon anulimin e urdhrit të Bashkisë.

pulebardha.png


Në fillim të shtatorit Veliaj deklaroi publikisht se do ta shembte restorantin “Pulëbardha”. Në një intervistë për Top Story më 3 shtator, Veliaj deklaroi: “Sigurisht që do të shembet dhe FK Tirana ka të drejtë. Për sa kohë që kemi pastruar të gjithë njësinë 5 do të ishte e pafalshme dhe të do ishte standard i dyfishtë nëse e vetmja ndërtesë që do të shpëtonte nga ky aksion do të ishte restoranti në fjalë. Nuk më intereson fare kush ha drekë aty, kush ish–kryeministër apo politikan drekon aty. Më intereson fakti që një çiban në trup të stadiumit dhe kuzhinë me bombula gazi aty ku zhvishen lojtarët, nuk mund të ketë”.
t.observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top