Prindërit nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët në internet

elbruna

Anëtar i Respektuar
Një hulumtim i realizuar së fundmi tregon se çdo i katërti fëmijë, së paku njëherë ka dërguar me anë të e-mailit përmbajtje të papërshtatshme, siç janë ato pornografike.

Studimi ka zbuluar se në internet fëmijët shohin gjëra që i kanë të ndaluara. Përveç se dërgojnë përmbajtje pornografike, fëmijët komunikojnë edhe me të huajt me anë të kamerave. Në studim janë përfshirë 500 fëmijë, ndërsa është vërejtur se shumica e tyre, arrijnë të shmangin nga prindërit veprimet e tyre të ndaluara. Arsyeja kryesore pse ndodh kjo është se shumica e prindërve nuk kanë shumë njohuri për internetin dhe nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre gjatë ‘surfimit’ në internet. Më shumë se gjysma e fëmijëve të përfshirë në studim kanë pranuar se i gënjejnë prindërit e tyre për aktivitetet e tyre në internet, ndërsa rreth 50% e tyre kanë thënë se fshijnë historinë e faqeve që i kanë shfrytëzuar, ashtu që prindërit e tyre nuk mund të marrin vesh. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top