Princi i parë shqiptar që e pranoi Islamin !

Ado

FISEBILIL-LAH


Jakub Shpata
Princi i pare [i njohur] Musliman Shqiptare: Zoteruesi
i Artes, Cameri
1410 - 1416

Renia e Perandorise Bizantine si rrjedhoje e luftes
civile qe e morri kete perandori ne shekullin e 14te,
renia e Serbise se madhe pas vdekjes se Stefan
Dushanit, fitores
Osmane ne betejen e Kosoves, kryqezatat latine dhe
rremujrat qe ata sollen ne Ballkan, per here te pare
ne historine e Perandorise Bizantine qe po
shkaterrohej
nxjerrin ne pah rracen e lashte Iliro-Shqiptare qe te
dale si rrace dominuese ne skenen Ballkanike dhe ne
vecanti ne zonen e Jugut te Shqiperise, apo Epirit te
Lashte.

Shkaterrimi i Despoteve Bizantine, Serbe, etj qe per
shekuj shkaterruar identitetin e Shqiptareve ne Epir,
pas mesit te shekullit te 14te pa daljen e Shqiptareve
si etni me vete ne Epir dhe ne te gjithe Shqiperine
Etnike. Epiri ne keto kohe krizash te shekullit te
14te gjendet ne nje fushebeteje te madhe ku princa
Serb, Vlleh, Grek e Latin u gjenden perballe
Shqiptareve te cilet pas renies se despotizmit
Bizantine filluan qe te tregojne identitetin e tyre te
vecante si pasardhes te Ilireve. Despote Greke si
Nikofori ne keto kohe ishin nga ata qe do te
eleminoheshin nga Shqiptaret clirimtare. Shqiptaret
gjate fundshekullit te 13te dhe te 14te do te
gjendeshin derin ne Peleponez (apo More) e Thesali ku
ata do te ishin mercenare per sunduesit Latine, apo ne
shume raste ata do te punesoheshin edhe ne shtetin
Osman, pertej Bosforit.
Ne valen e clirimeve Shqiptare te trojeve te tyre
neper Epir gjate shek. 14, Shqiptaret u ndeshen me
sundimtaret Serb si Simeon Uroshin, Thoma
Preljubovicin etj, qe mbanin nen pushtim qytete
Shqiptare si Janinen etj. Familje Shqiptare si ajo e
Shpatajve ne Angjelokaster apo e Loshajve ne Arte
ishin nga ato familje qe bene emer ne keto kohe.
Familja e Shpatajve, nen udheheqjen e Gjin Bua Shpates
ishte nje nga familjet qe pa hapjen me te madhe
territoriale qe Shqiptaret pane ne Epirin e Jugut
gjate shekullit te 14, ku kjo familje u shtri qe nga
Arta e deri ne Gjirokaster. Ndaj ketij ekspansioni
Shqiptar, Grekerit, Napolitanet, Serbet etj kryen
aleanca te ndryshme per te thyer rrezistencen
Shqiptare, por Shqiptaret nen udheheqjen
e Gjin Bua Shpates, Zenevishteve etj dolen fitimtare
si ne shembullin e rrethimit te qytetit te Artes me
1379, kur Shqiptaret nen udheheqjen e Gjin Bua Shpates
munden qe te dalin fitues kunder forcave Greke, Serbe
e Latine.

Pasiqe Shqiptaret prej shekujsh kishin patur te
impozuar mbi vetet e tyre fe sa nga Roma e
Kostandinopoja, dalja e familjeve Shqiptare te lira ne
skenen nderkombetare i beri ato familje qe te jene ne
kerkim te identitetit te tyre fetar, pervec atij
rracor qe ata gjeten ne keto kohe lirie. Familje si
ajo e Topiajve ne Shqiperine e Mesme, Muzakajve etj
shpesh pane qe te nderrojne fene e tyre nga ortodoks
ne katolike, kjo sipas interesave te kohes dhe
konspiracive apo kercenimeve qe atyre iu vinin nga
Bizanti, Venecia dhe Roma.

Pas vdekjes se Gjin Bua Shpates i cili per 25 vjet
(1374 1399) i mbrojti tokat Shqiptare qe nga Arta e
deri ne Akarnanine nga sulmet Serbe, Greke apo Latine,
Shqiptaret ne kryeqytetin e Epirit, ne Arte kaluan nen
pushtetin e vellait te Gjinit, Sguro Buo Shpates, i
cili e humbi pushtetin e tij ndaj sulmit qe nje
vllaho-bullgar i quajtur Bokoi kreu ndaj Artes. Por
pas pak kohesh Shqiptaret arriten qe te marrin serisht
pushtetin e tyre ne Arte nen udheheqjen e djemve te
motres se Gjin Bua Shpates, Irenes; Muriki dhe Yakub
Shpates ku i fundit kishte pranuar fene
Islame prej kohesh dhe kishte vene emer Musliman.

Ne kohen kur vellezerit Murik dhe Jakub erdhen ne
pushtet ne Arte, ne Janine, familja Italiane e Tokove
prej shume kohesh vazhdonte qe te ishte ne pushtet dhe
te ushtronte aktivitet armiqesor kunder Shqiptareve.
Qe ne kohe te Gjinit Shqiptaret u ndeshen me Kryqtaret
Hospitallers te cilet luftuan per Italianet e Janines,
Vonices dhe Leukeas. Me kete familje Latine fisi i
Shpatave do te luftonte ne 16 vitet e ardhshme, ku ne
raste krizash kusherinjte e vellezerve Murik dhe
Jakub, si ne rastin e Paul Shpates me 1405, do te
kerkonin ndihmen e Osmaneve kunder Latineve.

Lufta e Shqiptareve ne Epir vazhdoi gjate shekullit te
14 dhe 15te nen udheheqjen e Murik Shpates, i cili
rrezistoi kunder Latineve deri ne fillim te viteve
1410.

Pas vdekjes se tij, ne pushtet ne Principaten e Artes
erdhi i vellai i Murikut, Jakub Shpata, i cili si
Musliman qe ishte me fe, perben ndoshta nga Princat me
te hershem Shqiptare Muslimane ne historine e njohur
Shqiptare.

Udheheqja e Jakub Shpates pati nje mbeshtetje te madhe
mes Shqiptaresh sidomos fisit te Shpatave, Alkadit,
Mallakastrioteve etj. Pakicat fanatike Greke ne Arte
dhe ne qytetet ku Shqiptaret jetonin ne Epir ishin ato
qe nuk e kishin ne sy te mire liderin e tyre Musliman
Shqiptar. Pas shume betejash mes familjeve Shqiptare
te kohes me ato Latine e Greke nen Karlo Tokon ne
Epir, me Tetor 1416 gjate
nje beteje kunder nje keshtjelle ne Vobliane, Jakub
Shpata u fut ne kurth nga Grekerit e keshtjelles
(keshtjellari quhej Papadhopulos) ne fjale qe e
genjyen Jakubin per numrin e ushtareve grek e latine
qe ishte ne keshtjelle, dhe me ne fund e vrane Jakubin
dhe shume ushtare te tij.

Vrasja me pabesi e Jakub Shpates coi ne renien e
famlijes se Shpatave dhe ne te njejten kohe ne renien
e nje prej Principatave me te hershme Shqiptare ne
historine tone te njohur kombetare, qe ne te njejten
kohe ishte e udhehequr nga nje Musliman, shume kohe
perpara ardhjes se Turqve. Familja e Shpatajve e cila
mbante akoma Arten dhe shume qytete ne Epir, pas
rrethimit qe Karlo Tokko i beri Artes dhe vdekjes se
Jakubit, coi te emen e tij Irena Shpaten, te vejen dhe
te vejen e vellait te Jakubit te dorezojne Arten ndaj
Latineve dhe te sjelli ne largimin e shume Shqiptareve
nga Arta.

*** *** ***

Ndersa shume familje Shqiptare te shekullit te 14te
ishin ne pikepyetje ne lidhje me identitetin e tyre
fetar, dhe e nderronin fene per hire te interesave te
fuqive perreth,
nje fakt interesant na tregon se disa familje apo
zoterime Shqiptare ne Iliri dhe Epir qe ne shekullin e
14 shihen si adoptues te fese Islame, edhe pse Turqit
ishin shume larg nga ardhja ne Ballkan dhe ne trevat
Shqiptare. Shembuj si familja e Hoxha Zakarias ne Veri
te Shqiperise (qe sebashku me familje te tjera
Shqiptare si ajo e Gjergj Dukagjinit, Dhimiter
Jonimes, Kostandin Balshes (ne Kruje) etj
mbeshteten Turqit ne betejen e Kosoves kunder
pushtuesit Serb dhe me pas ne Anadoll ne luften e
Bajazidit kunder Tamerlangut), apo e familjes se
Shpatave ne Jug te Shqiperise, qe pranuan Islamin si
fene e tyre, na tregojne se feja Islame ka ardhur mes
Shqiptaresh shume kohe perpara ardhjes se Turqve dhe
perpjekjet e shume qarqeve kryqtare per ta treguar
Islamizimin e popullit tone si nje `detyrim
nga turku' bien poshte fare qarte nga keto konvertime
lideresh Shqiptare qe ne kohet kur Turqit nuk kishin
pushtuar trevat Shqiptare ne fjale. Pasja e liderve
fisnor
Shqiptare ne zotesime te fese Islame qe ne kohet
para-Osmane, na tregon se Islamizimi mes Shqiptareve
ka ardhur si pasoje e punes misionare te predikuesve
Islam, te cilet pas konvertimit te liderve Shqiptare
si Jakub Shpata, padyshim qe kane cuar ne pranimin
masiv te Islamit edhe nga masat e gjera Shqiptare, qe
ne shekullin e 14te, pra shume vite perpara ardhjes se
pushtetit Osman ne trevat Shqiptare te Ballkanit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top