Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Princes-krofne me çokollatë

(u176u)princes-krofne-me-ccedil-okollat-euml_hd.jpg

Përbërësit:

Për brumë:
* 6 vezë
* 150 g gjalpë
* 200 g miell i butë
* 2,5 di ujë
* 1 lugë gjelle kakao
* kripë

Për krem:
* 1 litër qumësht
* 100 g niseshte,
* 1 lugë gjelle xhelatinë
* 4 të verdhë të vezëve
* 200 g sheqer
* 100 g çokollatë për zierje
* 2 pudingë vanilje
* 250 g margarinë
* 5 dl shtalpë e ëmbël

Gatimi:

Brumi:
1. Në tenxhere të përshtatshme bashkohen uji dhe gjalpi, shtohet pakët kripë dhe zihet derisa të vlojë uji.

2. Shtohet mielli, përzihet mirë me qëllim që të fitohet masë kompakte dhe hiqet nga zjarri.

3. Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë dhe të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë. Pastaj bashkohen me të verdhtë e vezëve dhe përzihen ngadalë.

4. Masës së nxehtë i shtohen kakao, përzierja nga vezët dhe përzihet ngadalë. Në tavë shtrihet letër për pjekje dhe me një lugë çaji vendosen grumbuj të vegjël të brumit, 5 centimetra në largësi nga njëri-tjetri. Piqen, derisa të skuqen, në furrën e nxehtë në 200 0C. Krofnet e pjekura ftohen dhe priten përgjysmë.

Kremi:
1. Në enë të përshtatshme bashkohen qumështi, të verdhtë e vezëve, sheqeri, niseshteja, 2 pudingë të vaniljes dhe xhelatina. Të gjitha përzihen mirë. Zihen në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

2. Masës së ftohur i shtohen margarina dhe çokollata e shkrirë dhe tunden me mikser.

3. Shtalpa e ëmbël tundet me mikser derisa nga ajo të fitohet një krem pana e trashë.

Finalizimi:

1. Pjesa e poshtme e krofnes mbushet me kremin nga çokollata, me ndihmën e shiringës së kuzhinës.

2. Përmbi të shtrihet krem pana nga shtalpa e ëmbël dhe e tëra mbulohet, si kapak, me gjysmën tjetër të krofnes. Dekorohet me kremin nga çokollata ose pana. /Telegrafi/
 
Titulli: Princes-krofne me çokollatë

Unë këto i kam qejf me krem biskotash, e preferuara ime speculoos :).. Shije që mmmm ..

speculoos-crunchy1-508x261.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back