Princ, mbret, cili ishte titulli zyrtar i Gjergj Kastriotit?

Lauri

Anunnak
Sigurisht është fjala për titullin zyrtar që mbante Skënderbeu gjatë periudhës 25 vjeçare kur udhëhoqi luftën heroike kundër pushtuesit otoman. Në veprat e shumta shkruar në shekujt e mëvonshëm kushtuar Skënderbeut, shkrimtarët i kanë atribuuar në shumë raste heroit tituj të lartë shtetërorë që nuk janë të dokumentuara, por që kanë rrjedhur nga simpatia dhe admirimi për këtë trim të lavdishëm e me shokë të rrallë në histori. Për shembull, biografi më i hershëm i heroit, Martin Barleci, në veprën monumentale të botuar midis viteve 1508-1510, e quan Skënderbeun “Princ i epirotëve” (Epirotarum principes) në kuptimin “Princ i shqiptarëve”. Po ashtu edhe shkrimtarët e tjerë shqiptarë si Dhimitër Frëngu (1545) dhe Frang Bardhi (163(6) e quajnë “Princ i Epirit” (Principe di Epyro) apo “Princ i epirotëve” (Epirotarum Principes). Në vazhdën e tyre, Skënderbeu është quajtur princ i Epirit ose i Shqipërisë, nga një varg shkrimtarësh të ndryshëm të huaj deri në shekullin tonë, të cilët po t'i përmendim do të shkonte gjatë. Disa shkrimtarë të tjerë kanë shkuar edhe më larg duke i dhënë Skënderbeut titullin “Mbret i Shqipërisë” (J. De Lavardin, J. N. Duponset, Z. J. Gentleman, G. B. Pontano, J. Riberts, J. J. Kesler, C. C. Moore, etj.)

Sikurse thamë këto atribute janë të padokumentuara. Në asnjë nga aktet zyrtare drejtuar Skënderbeut ose në letrat e nënshkruara prej tij — heroi ynë kombëtar nuk cilësohet as princ, as mbret i Epirit apo i Shqipërisë. Nga këto akte dhe letra del se Skënderbeu nuk ka mbajtur të njëjtin titull gjatë gjithë periudhës njëçerekshekullore. Titujt kanë ndryshuar paralelisht me rritjen e rolit të tij politik e ushtarak në luftën e madhe shqiptaro-turke. Në fillim Skënderbeu mbante një titull të thjeshtë feudal, njësoj si dhe shumica e krerëve të tjerë feudalë të vendit. Ai ishte zot — (latinisht: domino, italisht signor, spanjisht: senyor, sllavisht: gospodin) i zotërimit të dikurshëm të Kastriotëve. Në Kuvendin e Lezhës ai nuk mori ndonjë ofiq të lartë shtetëror; ai u zgjodh vetëm si kryetar i besëlidhjes shqiptare (dux, siç e quan M. Barleci) dhe Komandant i përgjithshëm i ushtrive të besëlidhjes (capitaneus generalis, siç e quan Gjon Muzaka) duke mbetur, përsa i përket ofiqeve shtetërore primus inter pares (i parë midis të barabartëve). Në dokumentat e viteve të mëvonshme, Skënderbeu vazhdon të quhet zot (domino) nga senati i Venedikut (1445), nga Senati i Raguzës (1447) dhe nga papa Nikolla V (1447). Duke filluar nga viti 1447, titulli që i jepet Skënderbeut nga kancelaritë evropiane është më i përcaktuar: zot i qytetit të Krujës (dominus civitatis Croie, në dokumentat latinisht; Signore della citate de Croya, në dokumentat italisht, etj.) Edhe në marrëveshjen e Gaetës që Skënderbeu lidhi me Alfonsin V të Napolit më 1451, ai cilësohet Zot i qytetit të Krujës. Këtë titull e shohim të përmendur edhe në dokumentat e mëvonshme.

Por nga viti 1456 titulli i Skënderbeut ndryshon; ai nuk quhet më zot i Krujës por zot i Shqipërisë (Albanie domino). Në një letër që duka i Milanos Françesko Sforca i dërgonte Skënderbeut më 15 tetor 1456 e quan-te Georgio Castrioto alias Scanderbeg domino provinciarum Albanaise (zot i krahinave të Shqipërisë). Në korrespondencën e tyre të shpeshtë, papa Kalisti III dhe Piusi II e quajnë vazhdimisht Skënderbeun Albanie domino. Në letrën që i dërgoi Fr. Sforcës në Milano më 17 shkurt 1461 Skënderbeu ka nënshkruar dominus Albanie. Edhe në marrëveshjen e Skënderbeut me Venedikun më 1463, shënohet Scanderbego Signor de Albania. Gjithashtu në kronikën e Raguzës, të Nikolo de Raguina, Skënderbeu quhet Signor dell'Albania.

Nga këto të dhëna mund të nxirren këto konkluzione: në fillim Skënderbeu ishte vetëm zot i Krujës krahas krerëve të tjerë feudalë, që ishin zotër më vete në zotërimet e tyre të veçanta, por kur këto zotërime u shkrinë dalëngadalë në një formacion të vetëm shtetëror shqiptar, Skënderbeu u bë sundimtari i këtij shteti me titull “zot' i Shqipërisë” pa marrë asnjëherë titullin e princit dhe aq më pak atë të mbretit, tituj këto që atij iu dhanë nga literatura e mëvonshme.

1966 - Kristo Frashëri
 
Titulli: Princ, mbret, cili ishte titulli zyrtar i Gjergj Kastriotit?

Princ edhe Mbret,

kete e verteton perkrenarja qe shkruan.

IN*PE*RA*TO*RE*BT;
Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae*Regi Albaniae*Terrori Osmanorum*Benedictat Te
(Jezuj i Nazaretit të Bekon ty Skënderbe, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanllinjëve, Mbret i Epirit).

une isha ne Kruje dhe po na shpjegonte nje historian per storien e origjinen e Skenderbeut dhe e pyeta per shum gjera.


mua me leverdisi te them te drejten origjina e tij dhe pse historiani ishte Krutan ai e pranonte qe Skenderbeu ishte Matjan, lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top