Presioni i rritur vështirëson të mbajturit mend

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Personat më të moshuar se 45 vjet të cilët kanë presion të rritur të gjakut, kanë gjasa më të mëdha të kenë probleme me të mbajturit mend, siç bëjnë të ditur shkencëtarët nga University of Alabama.

Revista Neurology shkruan se me rritjen e nivelit të presionit diastolik të gjakut për çdo 10 njësi, gjasat për të pasur problem me të mbajturit mend rriten për 7%.

Hulumtuesit potencojnë se në rezultatet e fituara nuk kanë ndikuar faktorë të tjerë të rrezikut që prekin aftësitë njohëse, si periudha, pirja e duhanit, aktiviteti fizik, shkalla e arsimimit, diabeti ose përqendrimi i rritur i kolesterolit në gjak.

Në studim kanë marrë pjesë 19836 persona. Shkencëtarët besojnë se presioni i rritur diastolik çon në dobësimin e enëve të vogla të gjakut në tru, që shkakton edhe dëmtimin e indit në afërsi.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top