Presidenti i pafuqishëm, konfirmohet se Qeveria qëllimisht s’ia lëshoi vilën për push

legjenda

Tetova
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i kërkon Kryeministrit Rama të shkarkojë drejtoren e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Kamela Vojka, sepse nuk i vuri në dispozicion Presidentit Nishani, vilën e Dhërmiut.
Një auditim i kryer në nëntor ka zbardhur korrespondencën mes dy institucioneve, ku del në pah se drejtorja ka përcjellë informacion të pavërtetë. Sipas raporti të auditimit të ushtruar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, për periudhën nga 1 janar 2014 deri në 31 korrik 2015, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, i propozon Kryeministrit të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore drejtoreshës së Shërbimeve Qeveritare për mangësi dhe shkelje. Po ashtu, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, i kërkohet “Zgjidhje e menjëhershme e kontratës së punës” për O. P., drejtor i Njësisë së Organizimit, Shërbimit dhe Trajtimit në Rezidenca.

KorrespondencaKonflikti i verës mes Presidentit dhe qeverisë nuk kishte të bënte as me dekretime, as me deklarata politike, por me refuzimin e një shërbimi për Presidentin e vendit. Nga institucioni i Presidentit të Republikës me shkresat nr. 884, datë 27 prill 2015 dhe nr. 884/2, datë 29 prill 2015, është kërkuar nga Shërbimet Qeveritare rezervimi i ambienteve të vilës në Dhërmi, për pushime të Presidentit dhe familjes së tij, në periudhën 11-31 korrik 2015.

Pasi është marrë përgjigje negative, me justifikimin se vila po restaurohet, Presidenca me shkresën nr. 884/4, datë 9 qershor 2015 ka kërkuar të vihet në dispozicion të Presidentit për pushime, vila nr. 1 në Vlorë për periudhën 11-31 korrik 2015. Nga këqyrja e korrespondencës mes dy institucioneve, konstatohet se punimet për rehabilitim apo rikonstruksionin e vilës në Dhërmi nuk kishin filluar siç pretendohet në përgjigjen e shkresës së datës 2 qershor 2015.

Nga auditimi i planifikimit të nevojave buxhetore për investime, rezulton se disa nga investimet e parashikuara për t’u realizuar në vitin 2014 nuk janë kryer dhe nuk kanë qenë prioritet as në vitin 2015. Të gjitha fondet e çelura për këto investimeve janë rialokuar për të rikonstruktuar një objekt, i cili nuk është miratuar në buxhetin e vitit 2015. Po t’i referohemi hartimit të projektbuxhetit të Shërbimeve Qeveritare për vitin 2015, konstatohet se, përgjigjja e kërkesave të Presidentit me shkresat nr. 171/1, datë 27 prill 2015 dhe nr. 171/3, datë 2 qershor 2015, nuk përputhen në afat kohor për sa i takon problemit të rikonstruksionit të Vilës Dhërmi.

Në prill 2015, Shërbimet Qeveritare kanë kthyer përgjigje se po “merren masa për rikonstruksionin e saj”, në një kohë që në buxhetin e vitit 2015, dhe pse ishte kërkuar fondi për rikonstruksionin e këtij objekti, nuk ishte miratuar nga Ministria e Financave. Për pasojë, siç zbulon KLSH-ja, kjo drejtori, që pas mbarimit të sezonit veror të vitit 2014 duhet të kishte marrë masat për rehabilitimin e ambienteve që ato të ishin gati, me fondet që kishin në dispozicion, nëse nuk kishte fonde për rikonstruksion total.

Nga ana tjetër, konstatohet se, në qershor Shërbimet Qeveritare njoftojnë Presidencën se “kanë filluar punimet rehabilituese për rikthimin e këtij objekti në kushte të përshtatshme”. Në fakt, në këtë kohë, më 9 qershor 2015, pra 7 ditë pas përgjigjes, është bërë miratimi për transferimin e shpenzimeve kapitale nga Ministria e Financave. Fondi për këtë investim, në periudhën kur është bërë kërkesa e institucionit të Presidentit, sipas raportit të KLSH-së, nuk rezulton të jetë miratuar. Sipas procedurave të ceremonialit zyrtar, “Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe familjeve të tyre në kohën e pushimit, u vihet në dispozicion nga një apartament në rezidencat që administron Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në qendrat e pushimit”.

Në përmbushje të këtij detyrimi ligjor, nuk rezulton që nga ana e Shërbimeve Qeveritare as të jenë njoftuar personalitetet e larta shtetërore sipas hierarkisë. Sipas KLSH-së, për veprimet e mësipërme mban përgjegjësi titullarja e institucionit, Kamela Vojka.KonfliktiPresidenca nuk bëri njoftim zyrtar për incidentin me Shërbimet Qeveritare, por Nishani shprehu pakënaqësi në media për refuzimin dhe mospërfilljen e treguar nga ekzekutivi.

“Duke e parë në aspektin e asaj që reflekton si mentalitet, si kulturë e një degradim të emancipimit shoqëror, padyshim që ky është tregues i një modeli qesharak që duhet mëshiruar”, është shprehur kreu i shtetit. Stafi i Presidencës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare nuk arritën në një marrëveshje, prandaj Nishani vendosi që të bënte pushime në një hotel privat në Shëngjin. Me sa duket, ky trajtim i Presidentit ishte një sinjal “hakmarrjeje” i qeverisë ndaj refuzimit në atë kohë, për të dekretuar propozimet për ambasadorë në Vatikan, në OSBE dhe në Maqedoni.

Ndërkohë, prej më shumë se një viti, mazhoranca në Kuvend nuk pranonte të miratonte propozimet e Nishanit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Përplasja e fundit mes Presidencës dhe qeverisë ishte për buxhetin e vitit 2016. Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve i miratoi Nishanit një kërkesë për shtesë fondi, por në miratimin final të buxhetit u rrëzua kjo shtesë për shpenzime të institucionit.

Ndëshkimi
Gjoba 50 mijë lekë anëtarëve të komisionit të tenderit

KLSH-ja i rekomandon Agjencisë së Prokurimit Publik të fillojë procedurat për dhënien e “gjobës” në masën 50 000 lekë për anëtarët dhe kryetarin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Nisur nga auditimi i zhvillimit të procedurave të prokurimit publik për vitin 2015 (katërmujori I) konstatohet se në tenderin “Blerje detergjentesh dhe mallra në ndihmë të kuzhinës dhe pastrimit”, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar operatorin ekonomik “I…” shpk me vlerë oferte 2 591 910 lekë pa TVSH, që është dhe vlera më e ulët e paraqitur. Sipas KLSH-së, skualifikimi i kompanisë “I…” shpk, me vlerë më të ulët oferte, është bërë në kundërshtim me aktet ligjore, duke sjellë efekt negativ financiar me pasojë dëm ekonomik në vlerën 208 090 lekë (2 800 000 lekë oferta fituese – 2 591 910 lekë oferta me çmimin më të ulët). KLSH-ja ka rekomanduar që të bëhet zhdëmtimi i kësaj shume nga personat përgjegjës.Kontrolli

Fatura fiktive për mallrat në magazinën e shërbimeve

KLSH-ja deklaron se në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare ka procedura fiktive dhe shkelje të rregullave në tender gjatë blerjeve të mallrave. Sipas raportit, në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik”, në disa tenderë është përcaktuar marka e mallit që kërkohet. Nga ana tjetër, të gjithë urdhrat e prokurimit nuk kishin të përcaktuar fondin limit. Gjithashtu, sipas KLSH-së, konstatohen mospërputhje midis datave të hyrjes së mallit dhe kryerjes së procedurës së prokurimit, çka tregon për fiktivitet të kryerjes së procedurave. Nga kontrolli u konstatuan fletëhyrje me vonesë në magazinë për produkte ushqimore konsumi, të cilat nuk mund të rezistojnë për një periudhë të gjatë. Këtyre mallrave u është bërë hyrje në magazinë e Shërbimeve Qeveritare, deri në 19 ditë më vonë se fatura e blerjes, gjë që tregon për fiktivitet të fletëhyrjeve. Gjithashtu konstatohet se mallrave u është bërë hyrje dhe dalje nga magazina me datë më vonë se zhvillimi i aktiviteteve, për të cilin ato janë prokuruar.

gazeta shqip
27_12_2015_8974241_bujar_nishani_rudinahoti_foto10_copy.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top