Presidenti dekreton Anastas Duron, ministër të Punës

CoNNecT

Administrator
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dekretoi sot Anastas Duron në postin e Ministrit të Punëve të Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Dekretimi me numër 5904 dhe që hyn në fuqi që prej ditës së sotme erdhi 10 ditë pasi Partia e Bashkimit Demokratik për të Drejtat e Njeriut dorëzoi në Kryeministri kërkesën për shkarkimin e Kosta Barkës nga posti i ministrit të Punës.

Në njoftimin zyrtar të departamentit të informacionit pranë Presidencës shkruhet se dekretimi i Anastas Duros, si Ministër i Punës, اështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta është bërë në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1, të Kushtetutës.

Emri i Anastas Duros është dërguar për dekretim nga Kryeministri Berisha ndërkohë që në media lakohej emri i Andrea Martos. Ky i fundit ish sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punës, (i shkarkuar nga Barka) u bë dhe shkak i konfliktit të lindur brenda PBDNJ-së dhe që nxiti më pas partinë të kërkojë shkarkimin e Kosta Barkës. Cdo gjë u zyrtarizua më 22 shtator të këtij viti kur kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule takoi kryeministrin Berisha dhe i paraqiti propozimin për shkarkimin e Kosta Barkës duke i propozuar një tjetër emër.

Anastas Duro, anëtar i kryesisë së PBDNJ-së është me profesion jurist dhe gjatë viteve 2003- 2005 punoi si zv. Ministër i Drejtësisë.
(BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top