Prapaskenat e vizitës së Karamanlis

Зngjεll

___________
Prapaskenat e vizitës së Karamanlis
Shkruar nga:
Altin Sinani

Mediat greke

Kufiri detar dhe ekonomia kanë qënë motive dytësore të vizitës së kryeministrit Kostas Karamanlis në Tiranë. Më shumë ajo ka qenë një vizitë me ngjyra elektorale. Mediat greke i kanë mëshuar dje një rëndësi të veçantë vizitës së shefit të qeverisë greke në Shqipëri. Qëllimi kryesor i vizitës së Karamanlis është të sigurojë votat e emigrantëve shqiptarë në Greqi për partinë e tij Demokracia e Re. Madje pikërisht për çëshje është diskutuar gjatë takimit kokë më kokë mes dy kryeministrave. Ndërkohë gazeta “Ekathimerini” shkruan për prapaskenat e Karamanlis i cili po përgatit planin surprizë. Në verë të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme.

Mediat greke bëjnë të ditura qëllimet kryeministrit grek

Nuk ka qenë kufiri detar dhe ekonomia në fokus të vizitës së kryeministrit grek, Kostas Karamanlis, në Tiranë, por ka qenë një vizitë tërësisht elektorale. Mediat greke i kanë mëshuar dje rëndësi vizitës së kryeministrit të tyre në Shqipëri. Sipas kanalit të njohur grek “Antenna 1”, firmosja e kufirit detar dhe marrëveshja për larjen e borxhit të Shqipërisë në Greqi ishin thjesht një procedurë rutinë dhe qëllimi kryesor i vizitës së Karamanlis është të sigurojë votat e emigrantëve shqiptarë në Greqi për partinë e tij Demokracia e Re. Madje pikërisht për çështje është diskutuar gjatë takimit kokë më kokë mes dy kryeministrave. Karamanlis i ka kërkuar Berishës që ai dhe qeveria e tij t’u kërkojë emigrantëve shqiptarë të votojnë për Demokracinë e Re.

“Kathimerini”

Ndërkohë që gazeta “Kathimerini” shkruan se Karamanlis po përgatit planin surprizë që në verë të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme.
Sipas “Kathimerinit”, Karamanlis duket i vendosur për të thirrur zgjedhjet e parakohshme nëse parlamenti voton kundër ministrit Pavlidis. Sipas kësaj gazete, Kostas Karamanlis dhe qeveria e tij hyn në javën më vendimtare që nga ardhja në pushtet pesë vjet më parë. Nëse Parlamenti grek jep verdiktin mbi një hetim për një nga ministrat e tij të mëparshëm, do ta detyrojë atë të thërrasë zgjedhje të parakohshme. Dhe ai do të kërkojë që emigrantët shqiptarë me dokumente jo vetëm që do të kenë mundësinë të votojnë, por votën ta japin për partinë e tij.

Vizita elektorale

Por duket se edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, përfiton politikisht nga kjo vizitë e kreut të qeverisë greke. Duke theksuar se jemi para zgjedhjeve, kjo vizitë ka një vlerë të madhe për qeverinë. Pasi jo vetëm që Demokracia e Re e Karamanlisit është më afër me PD-në, se sa PASOKU, e cila ka lidhje të forta me Partinë Socialiste. Karamanlis dje jo vetëm përshëndeti zhvillimet ekonomike të Shqipërisë dhe futjen në NATO, por nuk e përmendi fare çështjen “Bollano”. Nga ana tjetër edhe kryeministri Berisha ia ktheu reston duke mos bërë pjesë të bisedimeve çështjen çame.

Mediat greke

Mediat greke i kanë mëshuar rëndësi vizitës së kryeministrit të tyre në Shqipëri. Sipas kanalit të njohur grek “Antenna 1”, firmosja e kufirit detar dhe marrëveshja për larjen e borxhit të Shqipërisë në Greqi ishin thjesht një procedurë rutinë dhe qëllimi kryesor i vizitës së Karamanlis është të sigurojë votat e emigrantëve. Ndërkohë gazeta “Kathimerini” shkruan se Karamanlis po përgatit planin surprizë, që në verë të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme. Sipas “Kathimerinit” Karamanlis duket i vendosur për të thirrur zgjedhjet e parakohshme nëse parlamenti voton kundër ministrit Pavlidis.

“Harresat”

Por duket se edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha përfiton politikisht nga kjo vizitë e kreut të qeverisë greke. Duke theksuar se jemi para zgjedhjeve, kjo vizitë ka një vlerë të madhe për qeverinë. Karamanlis dje jo vetëm përshëndeti zhvillimet ekonomike të Shqipërisë dhe futjen në NATO, ai nuk e përmendi fare çështjen “Bollano”. Por nga ana tjetër edhe kryeministri Berisha ia ktheu reston, duke mos bërë pjesë të bisedimeve çështjen çame.

Kufiri

Po dje është shkruar edhe marrëveshja për “faljen” e 5 miljeve sipërfaqe detare Greqisë. Menjëherë pas përfundimit të takimit midis kryeministrit grek, Kosta Karamanlis dhe kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje për vijën bregdetare, marrëveshje e cila në fakt cenon Shqipërinë.

Firmosja

Marrëveshja u firmos nga shefat e diplomacive përkatëse, Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha. Ndërkohë që gjatë deklaratës, kryeministri Sali Berisha theksoi se kjo vizitë i shërben intensifikimit të marrëdhënieve midis dy palëve. “Marrëdhëniet tona janë tepër të rëndësishme dhe tepër të shëndetshme”, theksoi Berisha. Ai ka shtuar se tashmë nuk ka çështje të mbetur pezull midis dy vendeve, pasi ato janë zgjidhur me anë të bashkëpunimit.

Aplikimi në BE

Por vizita e kryeministrit grek merr edhe një domethënie të veçantë, pasi ajo vjen vetëm një ditë para aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Po ashtu edhe vetë Greqia është shprehur pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe liberalizimit të vizave për vendin tonë.

Dënimi i Bollanos

Vetëm pak ditë para vizitës së kryeministrit grek, gjykata e Vlorës dënoi me gjashtë muaj burg kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe njëkohësisht kryetarin e Omonias, Vasil Bollanon. Megjithatë kryeministri grek gjatë vizitës së tij në Tiranë ka preferuar të qëndrojë neutral për këtë çështje, duke mos e komentuar atë.

Protesta çame

Ditën e diel shoqata “اamëria” protestoi për vizitën e kryeministrit grek. اamët kërkuan që dy kryeministrat duhet të gjenin hapësirat e duhura për të zgjidhur edhe çështjen çame, që tashmë bëhet si detyrim për të dy vendet. Sipas shoqatës “اamëria”, nuk mund të ketë stabilitet në rajon nëse çështjet e pazgjidhura mes kombeve nuk zgjidhen. Po sipas çamëve, ndërmjetës në këtë dialog ndërshtetëror duhet të jenë përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-së, dhe jo Kisha Autoqefale Shqiptare.

Takimi me Janullatos

E nuk kishte si të mungonte një takim mes kryeministrit grek dhe Fortlumturisë së Tij Anastas, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Takimi mes Karamanlis dhe Janullatosit u zhvillua pasi kryeministri grek përfundoi të gjitha takimet e tij zyrtare me Tiranën.

“Minoriteti grek nyja që lidh Shqipërinë me Greqinë”

Kryeministri grek Kostas Karamanlis gjatë vizitës jo vetëm konfirmoi bashkëpunimin mes dy vendeve, por vuri theksin mbi minoritetin grek si nyja që lidh Shqipërinë me Greqinë. “Minoriteti grek që jeton në Shqipëri është nyja që lidh ngushtë Shqipërinë me Greqinë” u shpreh kryeministri grek Karamanlis . Nga ana e tij kryeministri shqiptar Sali Berisha garantoi homologun e tij grek se do të mbështesë dhe mbrojë minoritetin grek në të gjitha aspektet. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp dhënë dje pasdite në selinë e kryeministrisë në Tiranë, Berisha u shpreh se gjatë temave që u diskutuan ishte edhe ajo e emigrantëve shqiptarë në Greqi të cilët po japin një kontribut./TO/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top