Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Vendi ynë i zë kutotat e lira mjedisore me projekte italiane, ndërkohë që mund t’i shiste në treg

Shqipëria paguan faturën mjedisore të Italisë

Italia ka nevojë për të ulur emetimet e CO2-shit, për të arritur objektivin e Protokollit të Kiotos


Interesi i Italisë në projektet energjetike që do të ndërtohen në Shqipëri, nuk lidhet ekskluzivisht vetëm me sigurimin e energjisë, ku pjesën më të madhe të saj ajo e importon, por edhe me një faktor kyç, siç është mjedisi. Italia, si vend anëtar në Protokollin e Kiotos, është e angazhuar të ulë niveli e emetimit të gazrave në atmosferë.

Madje, objektivi i vënë nga ky Protokoll në vitin 1997, e detyron Italinë të bëjë një shtrëngim, për ta ulur këtë nivel 6.5 përqind më poshtë se niveli i vitit bazë 1990, për vitet 2008-2012. Por, ulja e këtyre niveleve për Italinë, nuk do të kalojë pa dhënë efekte në ekonomi dhe punësim dhe blerjen në miliarda euro të krediteve të karbonit. Vetë shteti italian ka ndërmarrë një sërë programesh dhe masash për të përmbushur objektivin e këtij Protokolli.

Një studim i bërë nga “Global Inside”, në vitin 2003 mbi impaktin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje nga Italia, si dhe reduktimit shtesë të emetimit të gazrave, ku citohet se vlerësimet janë strikte të autorëve, jep një panoramë të qartë me atë që mund të përballet shteti përtej Adriatikut. Qeveria italiane ka publikuar një plan veprimi mbi ndryshimin e klimës.

Sipas studimit, për të përmbushur objektivin e Protokollit të Kiotos, Italisë do t’i duhet të reduktojë emetimet e gazrave me 17% nga ato që ka projektuara aktualisht nga qeveria në Trend Case-in e saj. “Plani i publikuar nga Italia paraqet një sërë hapash, që janë ndërmarrë nga qeveria.

Këto veprime, përfshirë edhe mbështetjen tek importet e gazit natyral dhe energjisë elektrike, janë parashikuar të arrijnë në 43% të reduktimit të kërkuar të gazrave, gjatë periudhës së parë buxhetore 2008-2012”, - shkruhet në studimin e Global Insight. Pra, një nga aryset themelore pse kompanitë italiane nuk ndërtojnë dot në vendin e tyre, lidhet ngushtë me masat e ndërmarra nga kjo qeveri për të arritur objektivat e Protokollit të Kiotos.

Duke ndërtuar në bregdetin shqiptar, në Vlorë e Fier, termocentrale, uzina rigasifikimi, etj., ato bëjnë që ky vend mos të rëndohet më me nivele të larta emetimi të CO2-shit. Por, fatura na kalon ne, megjithëse që nga dhjetori i vitit 2004, kemi aderuar vetë në këtë Protokoll. Praktikisht ,Shqipëria kthehet në një shkarkues barre mjedisore e Italisë. Ky shtet do të ketë nevojë për blerje kreditesh, për të plotësuar nivelet e saj dhe sipas parashikimeve të Global Insight, mund të jetë e detyruar të blejë nga një deri në 20 miliardë euro çdo vit, deri në 2025-n.

Ndërsa Shqipëria, e cila mund të hyjë pas vitit 2010 në tregun e shitje-blerjes së kutova të krediteve të karbonit, po pakëson shanset për të shitur. Pra, vendi ynë, jo vetëm që nuk do të ketë mundësi për të shitur kutoa të lira, por këto kuota i ka falur me rritjen e ndotjes që do të sjellin këto investime.

Nivelet e CO2-shit


Në vitin 1990, i cili është marrë si vit bazë, Italia shënoi 521 milionë ton CO2, në vitin 2000 kjo vlerë është rritur në 546.8 dhe në vitin 2020 parashikohet të arrijë në 597 milionë ton, ndërkohë që objektivi i vënë nga Kioto është vetëm 487. Pra, ky shtet ëshë dëshpërimisht në kërkim të uljes së këtij niveli. Në vitin 1990, vendi ynë, duke pasur parasysh industrinë e rëndë dhe teknilogjinë e lashtë që përdorte, shënonte 2.2 ton/frymë, ndërsa në 2005-n, kjo u ul në 1.2 ton.


Një studim i bërë nga “Global Insight”, tregon se Italia mund të përballet me taksa dhe frenim ekonomie

Studimi: Mjedisi, mund të frenojë ekonominë italiane

Miliarda euro për blerje kreditesh, taksa të reja në shumë sektorë të ekonomisë dhe mijëra vende pune të shkurtuara. Kjo është fatura me të cilën mund të përballet Italia për të arritur objektivin e vënë nga Protokolli i Kiotos. Rasti studimor i Global Insight përfshin impaktin e këtyre masave dhe programeve, të cilat janë projektuar për të parandaluar emetimin e 39.6 milionë tonëve gazra. “Megjithatë, emetimet e mbetura, të parashikuara për t’u tejkaluar në 50 milionë tonë, duhet kompensohen, duke blerë kredite në tregun ndërkombëtar.

Për këtë analizë, është supozuar se blerja e këtyre 50 milionë tonëve, duhet të financohet fillimisht me një rritje taksash në mbarë ekonominë, sesa me një taksë direkte vetëm mbi energjinë”, - shkruhet në rastin studimor. Sipas Global Insight, kreditet do të kushtojnë më shumë se 5 miliardë euro në 2010-n, nëse çmimi i dioksidit të karbonit rritet në 100 euro për milion ton.

Ndërkohë që, emetimet pas vitit 2012, janë parashikuar të vazhdojnë rritjen. “Italia do të ketë nevojë për të investuar në programe dhe masa të mëtejshme dhe të blejë më shumë kredite në tregun ndërkombëtar”, - citohet në studim. Global Insight vlerëson që Italisë do t’i duhet të blejë kredite për të konsumuar rreth 150 milionë tonë emetime deri në 2020-n. Sërish, për këtë vlerësim, është supozuar se kreditet do të financohen përmes një rritjeje taksash në mbarë ekonominë.

Për skenaret e tre çmimeve, Global Insight vlerësoi impaktin mbi perfomancën ekonomike dhe të punësimit në Itali. Rezultatet e rastit studimor, tregojnë se PBB-ja reale do të binte 0.5 gjatë periudhës buxhetore 2008-2012, dhe do të ishte 1.9% dhe 2.9% më e ulët, respektivish në 2020-n dhe 2025-n, nën supozimin se kreditet e emetimeve do të kushtojnë 100 euro për ton. Reduktimet vjetore të punësimit në Itali, do jenë në nivelet e 51 mijë vendeve të punës në 2010-n, duke u rritur në 280 mijë në 2025-n. E. Hoxha


اmimet e supozuara nga Global Insight


1.20 euro/ton të CO2-shit (ekuivalente me 73 euro/ton të karbonit)

2.50 euro/ton të CO2-shit (ekuivalente me 183 euro/ton të karbonit)

3.100 euro/ton të CO2-shit (ekuivalente me 366 euro/ton të karbonit)

Tregtia miliardëshe e kreditit të karbonit

Niveli i lartë i ndotjes është bërë një nga shqetësimet kryesore të botës në ditët e sotme. Dëmtimi në përmasa të mëdha i shtresës së ozonit, ngrohja globale, ndryshimet klimaterike detyruan më shumë se 10 vite më parë shumë shtete të mblidhen dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Marrëveshja e pagëzuar me emrin “Protokolli i Kiotos”, përmbante angazhimet e shteteve firmëtare për të ulur nivelet e dioksiodit të karbonit në vendet e tyre.

Pranimi i këtyre kushteve direkt, do të thotë më pak industri dhe, rrjedhimisht, ekonomi e punësim më të tkurrur. Krediti i karbonit është një leje që i mundëson mbajtësit e saj të lëshojë një ton CO2 në atmosferë. Kreditet u dhurohen vendeve ose grupeve që kanë reduktuar gazrat nën kuotën e emetimit. Kreditet e Karbonit mund të tregtohen në tregun ndërkombëtar sipas çmimit të tregut. Ky sistem u ratifikua në lidhje me Protokollin e Kiotos.

Qëllimi e tij është të ndalojë rritjen e emetimit të dioksidit të karbonit. Për shembull, nëse një grup ambientalist mbjell pemë të mjaftueshme për të reduktuar emetimet me një ton, grupi shpërblehet me një kredit. Nëse një prodhues çeliku ka një kuotë emetimi prej 10 tonësh, por pritet të prodhojë 11 ton, i duhet të blejë këtë kredit karboni nga grupi ambientalist. Sistemi i kreditit të karbonit duket se redukton emetimet, duke bërë që vendet të respektojnë kuotat e tyre të emetimit dhe ofron incentiva për të qenë nën ato nivele.

Skema e Tregtimit të Emetimit të Bashkimit Europian, është skema më e madhe shumëkombëshe në botë për tregtimin e emetimeve të gazrave dhe është shtylla kryesore e politikës së klimës në BE. Skema, në të cilën ishin përfshirë 25 vendet anëtare të BE-së, nisi operimin më 1 janar të 2005-s. Vetëm në vitin e parë të funksionimit, u tregtuan 362 milionë ton CO2, me një vlerë prej 7.2 miliardë euro. Në këto vite, çmimi për ton ka variuar nga 30 euro, deri në 10 centë të euros, në shtator të 2007-s. Në mënyrë të vazhdueshme, organizatat jofitimprurëse kanë akuzuar qeveritë se po abuzojnë me sitemin nën presionet e industrialistëve.

Shekulli
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

O njerez, filloni te mendoni per veten, behuni grusht e ndihmoni njeri tjetrin sa jeni atje, se ndryshe nuk keni gje ne terezi!

Secili mendon te haje per vete!
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

kane thene e keqja e vendit tone do vije nga perendimi ja ku e keni tani...........pak i ndotur eshte ajri i shqiperise nga pa pastertia jone qe i hedhim pleherat vend e pa vend tani te vije edhe italianet te hedhin pak CO2 ne ajer ............rezultatin e di kushdo
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

nuk e lexova komplet por....
..lol me italjanet duhen 4 sy, "kur te vene doren ne qafe, ki kujdes prapanicen".
Shpresoj qe qeveria jone i ben llogarite mire, per te hyre ne Europe do te ndeshemi me te njejtin problem qe po ndeshet Italia tani.
Pak jave me pare Europa Italise ja kane kthyer te gjitha letrat indjetro per kete problem. Dhe hoop Berlusca ne Shqiperi...:eek:hh: sa shum na duan mor aman, nuk i ze gjumi fare per ne.
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Noi avere ministro primo grande gomaro ne pushteto.......(po flas icik une sic foli gomari me silvion)
Po sa skiç qe kemi ik ne si popull po tallen te tere edhe jevgjit po tallen me ne ne vendin tone jo me te huajte.
Tani me vjen te them "Po cu bere Enver djali eja se na keputi halli"
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

kane thene e keqja e vendit tone do vije nga perendimi ja ku e keni tani...........pak i ndotur eshte ajri i shqiperise nga pa pastertia jone qe i hedhim pleherat vend e pa vend tani te vije edhe italianet te hedhin pak CO2 ne ajer ............rezultatin e di kushdo


Kane thene burrrat e zgjuar qe e keqa e Shqiperise nuk vjen vetem nga perendimi por edhe nga kelyshat sllave mongoloid te lindjes, nga negroidet magjyp te arabise, nga magjypet shqiptare sherbetore te sllaveve, te arabevo-çifuteve dhe perndimoreve!!

Shqiperia ka per tu bere vetem nga shqiptaret!!
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Shqiperia ka per tu bere vetem nga shqiptaret!!

Ketu me qendro derman!

Hostel..Enveri ishte ne te shkuaren djale i mbare, tani jemi ne 2008, ecim para jo mbrapa!
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Ketu me qendro derman!

Hostel..Enveri ishte ne te shkuaren djale i mbare, tani jemi ne 2008, ecim para jo mbrapa!

E di mo xhan qe ishte ne te shkuaren Enveri e di po e permend sa per mall.Pastaj se sa perpara po ecim duhet ende te vertetohet kjo gje.:)
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

E di mo xhan qe ishte ne te shkuaren Enveri e di po e permend sa per mall.Pastaj se sa perpara po ecim duhet ende te vertetohet kjo gje.:)

Po pak me mire mendoj se jemi...Jo keq fare!
Nejse, se sa ti mbushet mendja shqiptareve te mblidhen te gjithe bashke, nuk kemi gje ne terezi!
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Po pak me mire mendoj se jemi...Jo keq fare!
Nejse, se sa ti mbushet mendja shqiptareve te mblidhen te gjithe bashke, nuk kemi gje ne terezi!

Derisa te kete perçarje fetare ne Shqiperi derisa njerzit te kuptojn qe Shqipetari eshte Shqipetar jo turk e as arab,nuk do arrijm asgjekundi.
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Derisa te kete perçarje fetare ne Shqiperi derisa njerzit te kuptojn qe Shqipetari eshte Shqipetar jo turk e as arab,nuk do arrijm asgjekundi.

Ehuuuuuuuuu, bjeri tare se i bi bukur thua ti...

Ata qe jane atje s'kane as din as iman, ti thua feja feja....
Te ishte feja problemi i shqiptareve, e kishim zgjidhur hallin me kohe ne, po ja qe nuk eshte ky problemi kryeson!
Shqiptaret besojne vetem tek zoti LEK, mire ma tha ai miku im dje mua!
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Ehuuuuuuuuu, bjeri tare se i bi bukur thua ti...

Ata qe jane atje s'kane as din as iman, ti thua feja feja....
Te ishte feja problemi i shqiptareve, e kishim zgjidhur hallin me kohe ne, po ja qe nuk eshte ky problemi kryeson!
Shqiptaret besojne vetem tek zoti LEK, mire ma tha ai miku im dje mua!

Motla une jam Shqiptari i pare qe besoj ne euro ose dollar hajde dhe liren angleze me poshte nuk bje :p LOL LOL Shqiperia do behet kur te kuptojme fuqine qe kemi si popull per ata qe zgjedhim si i ngritem ashtu dhe i rrezojme sa ata e kane te sigurt qe ky popull fle as kemi per te pare drite me sy hijen nga hunda e xhaxhi Sales do shohim
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Motla une jam Shqiptari i pare qe besoj ne euro ose dollar hajde dhe liren angleze me poshte nuk bje :p LOL LOL Shqiperia do behet kur te kuptojme fuqine qe kemi si popull per ata qe zgjedhim si i ngritem ashtu dhe i rrezojme sa ata e kane te sigurt qe ky popull fle as kemi per te pare drite me sy hijen nga hunda e xhaxhi Sales do shohim


Taku..problemet jane 2:

1) Qeveria nuk i le te ngrene koke te zgjuarit..Edhe ky erjon Veliaj me shoke, me gjithe vullnetin e mire qe ka, s'do beje asgje per shqiperine, idete e tij do mbeten vetem te tilla se as nuk ja ka haberin se si qeveriset nje shtet...Per mendimin tim, ai me mire te mbetet vetem zeri i popullit se si politikan asgje nuk ka per te ndritur! (kjo duket qarte nga cfare premton)

2) Populli nga injoranca e tepert e trasheguar nga turqit e xhaxhi Enver, djali i bimbashit, s'ka besim as tek vetja e vete, jo me tek ata qe do shkojne te drejtojne:)

Budallalliku me i madh qe mund te beje nje cfaredolloj partie ne keto zgjedhje, eshte te beje premtime larte e poshte. Te cilat per fat te keq jane boshe (premtimet). Shqiperia nuk ka nje model shteteror te sakte, qe mund te shprehi vullnetin e popullit ne menyre demokratike!
Carta Canta thonin latinet. Te besh premtime e programe frytdhenese per Shqiperine, duhet guxim i madh...Jo per gje, po ujqerit as kocka nuk kane lene ne shtet, jo me leke jo e jo!
Kush do investoje per shqiperine??? Erjon Veliaj me shoke????

Nejse se eshte me i thelle nga c'duket muhabeti!
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri


Shqiperia ka per tu bere vetem nga shqiptaret!![/QUOTE]

hallall ta befte zoti per optimizmin por sa kohe do kalojne se 45 vjete ja ngecem te keqen zogut dhe luftes se dyte
kemi tani 18 vjete po ja ngecim periudhes se enverit
kur te vdesin SALA me TOSIN (se pa vdekur se shane njeri )do ja ngecim ketyre por me sa po shikojme keta po e shesin vendin me lezet pak nga pak
kote nuk i ka kenduare migjeni
javes lumit i palare
afer drites i pa pare
dhe puna e jone do ndertohen termocentrale dhe shtylla me ere tek ne por ne perseri pa drita do jemi.
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Taku..problemet jane 2:

1) Qeveria nuk i le te ngrene koke te zgjuarit..Edhe ky erjon Veliaj me shoke, me gjithe vullnetin e mire qe ka, s'do beje asgje per shqiperine, idete e tij do mbeten vetem te tilla se as nuk ja ka haberin se si qeveriset nje shtet...Per mendimin tim, ai me mire te mbetet vetem zeri i popullit se si politikan asgje nuk ka per te ndritur! (kjo duket qarte nga cfare premton)

2) Populli nga injoranca e tepert e trasheguar nga turqit e xhaxhi Enver, djali i bimbashit, s'ka besim as tek vetja e vete, jo me tek ata qe do shkojne te drejtojne:)

Budallalliku me i madh qe mund te beje nje cfaredolloj partie ne keto zgjedhje, eshte te beje premtime larte e poshte. Te cilat per fat te keq jane boshe (premtimet). Shqiperia nuk ka nje model shteteror te sakte, qe mund te shprehi vullnetin e popullit ne menyre demokratike!
Carta Canta thonin latinet. Te besh premtime e programe frytdhenese per Shqiperine, duhet guxim i madh...Jo per gje, po ujqerit as kocka nuk kane lene ne shtet, jo me leke jo e jo!
Kush do investoje per shqiperine??? Erjon Veliaj me shoke????

Nejse se eshte me i thelle nga c'duket muhabeti!

mire ti flet per erjon veline edhe per g99shat por ta di une se kush i mbeshtet keta populli apo jo??!!!
kush eshte populli ti une ai............etj keshtu si kemi ide te keqe per sa i perket politikes se ato blejne voten e ketyre njerezve per nje thes miell ose shishe vaj ..............jame dakort me c'fare flet ti aty siper por keta ''ujqerit'' nuk ulerasin kot perpara se te marrin frontin ehe .......
 
Titulli: Prapaskenat e marrëveshjes së italianëve në Shqipëri

Aman re aman po me italin e gjeten me bo marreveshje keto :D U zhvilluan dy lufrta boterore e italia su prish asnje gje prej gjeje sepse jan si Rrugaçet keto dmth (kthesa ) desha thoja :D e dredhin me te gjithe e sic thoshte dhe lauri me siper , kur te ven doren ne qafe duke te marre me te mira , ruaju nga mrapa ...
Keshtu qe italia , as nuk diskutohet qe ka perfititmet e saja e te mira madje sepse te jeni te sigurt qe nuk e lun venit po nuk pati me shum se 80 % fitime atje , por thuaj ti ishalla i bejn keto gjera sipas parametrave e gjithcka te jet super sofistikato dhe e ber ok ne cdo detje e te drejtohet nga inxhiner super te zote e jo te futur me mik sic bohet ne shqiperi se perndryshe do e haje dreqi ter shqiperine duke e ber me keq se cernobili
:( :( :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top