Pranvera me stil oriental

Status
E mbyllur për postime të tjera.

braziljania

Anëtar i Nderuar
Dizajnuesit nuk i shohin më vendet ekzotike vetëm si tregje të reja potenciale, por edhe si burime të vazhdueshme të inspirimit. Udhëtojnë në kërkim të ideve të reja dhe etno-ndikime, andaj për sezonin pranverë/verë 2009 janë inspiruar me Indi apo Afrikë.

Shijet dhe aromat e Indisë, ngjyrat si ajo e purpurt dhe portokallit, pëlhurat valëvitëse, materialet e buta, alaudin-pantallonat dhe sandalet e rrafshëta në këmbë do t’iu ndihmojnë që të mbijetoni verën e nxehtë dhe njëkohësisht të dukeni përrallore. اantat, këpucët dhe byzylykët le të jenë me ngjyra të çelura, trupin gjithashtu mund ta zbukuroni me tatuazhe natyrale nga kana, ndërsa në kokë me guxim vendosni bindi apo ndonjë shirit simpatik. Objekti i dëshirës pothuajse i të gjithë turistëve të cilët e vizitojnë Indinë apo Nepalin janë ‘pashmina’, respektivisht shalli nga leshi i dhisë tibetiane. Ajo u bë simbol kult në perëndim ku zakonisht posedon çmim astronomik të lartë. E pastër apo e përzier me mëndafsh, e thjeshtë apo e thurur, ‘pashmina’ zë vendin e parë të suvenirëve ekzotik.

Megjithatë, gjithashtu gjendet edhe në vetë majën e mashtrimeve dhe rrobave fals. Si ta dalloni të vërtetën nga të rrejshmet? E vetmja mënyrë është shenja e prejardhjes. Pothuajse të gjitha ‘pashmina’ vijnë nga rajoni Ladakh, apo ‘Tibeti i vogël’. Emri rrjedh nga fjala ‘pashm’ dhe referohet në leshin e dhisë apo ‘changru’ siç e quajnë në Ladkh. Gjithmonë janë konsideruar simbol i sensualitetit femëror, ndrysa janë pjesë e traditës indiane. Byzylykët e qelqtë apo ‘bangles’ siç i quajnë amerikanët dhe britanikët janë stoli kryesore që kombinohet me veshjet kombëtare. Gratë i veshin në kombinim me fustanet tradicionale, ndrysa ngjyrat përzgjidhen varësisht nga ngjyrat e rrobave. Asnjë grua në Indi, madje as ajo më e varfra nuk del nga shtëpia pa byzylykët e saj. Tradita thotë se gruaja duhet t’i thyej byzylykët në mënyrë që bashkëshorti i saj të mos vdesë para saj. Përveç kësaj, besimet e lashta thonë se bukuria e një gruaje matët me numrin e këtyre byzylykëve, ndrysa gratë i bartin 18 deri në 36 copa vetëm në një dorë.

اfarëdo qofshin ato, mos harroni që t’i shënoni në ‘wisht listën’ tuaj për sezonin veror të 2009. Stili i llojllojshëm dhe moda e haremit, siç edhe i ngjanë Bollywood’it sigurisht do të tërheq shumë princesha të modës. Nëse ende s’e keni parë, gjithsesi shikoni filmin ‘Slumdog Millionaire’ që do t’iu inspirojë./express
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top