Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pranojeni Kosovën - Shkruan: David Miliband - Sekretar i Jashtëm Britanik

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Parlamenti i Malit të Zi nesër do të diskutojë mbi Kosovën. Shpresoj se pas këtij debati Mali i Zi do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Unë besoj se ky qëndrim i kryen punë jo vetëm Malit të Zi por edhe rajonit. Ballkani Perëndimor është ajo pjesë e Evropës Lindore dhe Qendrore i cili më së miri e pasqyron përparësinë e procesit të zgjerimit të BE-së dhe NATO-s.

Le të marrin shembull perspektivën e zgjerimit dhe agjendën e reformave të cilat në fakt janë pjesë e vetë procesit të zgjerimit – të dy këto elemente janë çelësi i përmirësimit të qeverisjes, ngritjen e standardit jetësor, që shërbejnë edhe si pengesë për rikthimin pasigurisë e cila në masë madhe i ka shënuar vitet e 90’ta.

Ky kontribut ndaj demokracisë, prosperitetit dhe stabilitetit është arsyeja përse Mbretëria e Bashkuar gjithnjë ka mbështetur, dhe do vazhdojë të mbështesë, zgjerimin e BE-së në rastin e Malit të Zi, por edhe me shtetet tjera të rajonit. Mali i Zi ka investuar një sasi të madhe të energjisë me qëllim të afrimit me Bashkimin Evropian, gjë e cila mund të shihet qartë në nënshkrimin malazez të Marrëveshjes mbi Stabilizim dhe Asociim të bërë tetorin e kaluar.

Përparimi i mëtejshëm nënkupton implementimin e reformave me qëllim të arritjes së standardeve të larta institucionale, politike, ekonomike, përfshirë këtu fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën më energjike kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo po ashtu nënkupton edhe gatishmërinë e sinqertë të Malit të Zi që të ketë një rol rajonal, dhe në kontekst më të gjerë të aktiviteteve të BE-ë në sferën e jashtme.

Kjo pasqyron faktin se BE është e themeluar në vlerat dhe aktivitetet e përbashkëta, ku vendet anëtare bashkëpunojnë me qëllim të ndikimit në sfidat e sotme në një masë më të madhe sesa që secili anëtar i unionit do të mund të arrinte veçmas.

Normalisht mendimet mbi Kosovën janë të ndara edhe në BE dhe në bashkësinë e gjerë ndërkombëtare, siç normalisht janë të ndara edhe në Mal të Zi. Mendimi është që njohja e Kosovës do të forconte stabilitetin rajonal. Deri tani rreth 50 vende në botë, përfshirë 21 vende anëtare të BE-së, tashmë e kanë njohur Kosovën. Sa më shumë vende që ta bëjnë këtë do të jetë më e lehtë për rajonin që ta hedh pas krahëve të kaluarën dhe të kthehet drejt prioritetit të vërtetë – përparimit, stabilitetit dhe sigurisë brenda BE-së.

E kuptoj dhe e pranoj faktin se Kosova do të mbesë një temë e rëndë për Serbinë. Por unë nuk mendoj se do e ndihmojmë Serbinë duke nxitur konfuzionin se Kosova një ditë do të kthehet nën kontrollin e Beogradit.
Ne do të vazhdojmë që tërësisht të mbështesim Serbinë edhe pse kemi qëndrime të kundërta ndaj Kosovës. E di se edhe ju, duke ditur lidhjet e afërta historike, do të vazhdoni të mbështesin përparimin e Serbisë.

Vetëm 2 vite kanë kaluar që kur Mali i Zi është bërë shtet i pavarur dhe ky proces nuk ka qenë i privuar nga kontradiktat të kohëpaskohshme. Ju keni arritur që të keni një përparim të dukshëm. Ju vetë këtë e dini më mirë se të tjerët se në çfarë mase ju ka ndihmuar njohja ndërkombëtare që të arrini qartësinë e vizionit i cili ju ka drejtuar.

Mu ashtu si Mali i Zi edhe Kosova duhet të jetë në gjendje të jetojë karshi fqinjëve të saj dhe fqinjët e saj duhet të jenë në gjendje të jetojnë afër Kosovës. E di se që sot e kemi një bashkëpunim pragmatik dhe konstruktiv mes Podgoricës dhe Prishtinës. Shpresoj se duke filluar nga kjo bazë Mali i Zi do të luaj një rol pozitiv dhe unik në fazën e ardhshme të zhvillimit të rajonit duke filluar me njohjen e shpejtë të Kosovës.

Ky vështrim është botuar në edicionin e sotëm të gazetës podgoricase “Vijesti”
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back