Pranga shefit të Interpol Tirana Fshehu dosjen belge të Frrokut.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Policisë së Shtetit ka ndaluar dje në orët e vona të mbrëmjes dy oficerë të lartë. Bëhet fjalë për Artan Bajraktarin, drejtorin e Interpol Tirana dhe oficeren operatore Laureta Alla. Nga burime të “Shqiptarja.com” mësohet se arrestimi i dy oficerëve të lartë të policisë ka lidhje me “اështjen Frroku”.

Nga sa mësohet Artan Bajraktari e Laureta Alla fshehën provat nga Belgjika që implikonin Mark Frrokun në akuzën që ai ka për vrasje në këtë shtet. Ende nuk dihen detaje se çfarë kane fshehur saktësisht, por sipas asaj që mësohet ka prova të forta për shkelje të rëndë nga ana e oficerëve ndaj edhe është bërë ndalimi i tyre.

Sipas asaj që mësohet kjo çështje ka kohë që po hetohet nga SHKB. Artan Bajraktari para disa javësh ka pasur një ulje në detyrë. Më parë Bajraktari ka qenë Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë, por para disa javësh ai është hequr nga ky post dhe është emruar si Drejtor i Interpol Tirana, që është nën varësinë e drejtorisë ku ai ka qenë titullar më parë. Artan Bajraktari është emëruar si Drejtor më 2013 dhe ka qenë shef i Interpol Tirana edhe në 2005.

(c)Shqiptarja
 
Titulli: Pranga shefit të Interpol Tirana Fshehu dosjen belge të Frrokut.

Kjo ishte dhe arsyeja pse Drejtori i pergjithshem i Policise ,Artan Didi, dha doreheqjen e parevokueshme pas nje mbledhje me koleget, kjo eshte pergjegjesia morale, por edhe nje distancim nga keqinterpretimi politik...!

Mendoj se ja kane kerkuar doreheqjen Didit, jo ta ket kerkuar ai.
 
Titulli: Pranga shefit të Interpol Tirana Fshehu dosjen belge të Frrokut.

Vete e ngren ne detyre e vete e heqin.Ne ende skemi rregulluar shtetin,pretendojme te rregullojme fv :p
 
Titulli: Pranga shefit të Interpol Tirana Fshehu dosjen belge të Frrokut.

Uroje te ndiqet si shembull per cdo keqperdorim te detyres zyrtare :jooo Do jete shembull per te tjeret!
 
Titulli: Pranga shefit të Interpol Tirana Fshehu dosjen belge të Frrokut.

Uroje te ndiqet si shembull per cdo keqperdorim te detyres zyrtare :jooo Do jete shembull per te tjeret!

Shume e sakte! Mua personalisht mu duk e panevojshme doreheqja e Didit mgjate pak levizje drejtorash here mbas here sben keq.Kurse keta te interpolit me shume me duken koka turku.
 
Titulli: Pranga shefit të Interpol Tirana Fshehu dosjen belge të Frrokut.

Ne kete histori ata qe u hoqen ose dhane doreheqje jane te gjithe `koke turku`.Vetem `turkut` te vertete s`do i preket `koka`!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top