Pranga pleqve që shisnin kokainë

Зngjεll

___________
Policia: Bashkëshortët Kadri e Fiqirete Kadriaj dyshohet se kishin si klientë studentët
Nga:Bledi Gilaj

Policia ka arritur të gjejë kokainë edhe aty ku nuk e priste. Pas një informacioni operativ, efektivët e policisë kanë mbetur të shtangur, kur një çifti pensionistësh i kanë kapur disa gramë kokainë, që dyshohet se do i shisnin në Qytet Studenti. Kadri e Fiqirete Kadriaj janë arrestuar nën akuzën e mbajtjes dhe të shitjes së lëndës narkotike. Grupi hetimor, i cili ka mbetur i shtangur nga poseduesit e drogës, shpjegoi se pak ditë më parë kishin marrë informacion që në banesën e çiftit të lartpërmendur do gjenin kokainë, pasi ata merreshin me tregtimin e saj. Informacioni është dukur i pabesueshëm, por është vendosur që ata të mbahen nën vëzhgim, ndërsa prokuroria ka lëshuar një urdhër kontrolli në banesë.

Aksioni

Pasdites e së hënës, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre. Pikërisht rreth orës 16:00, kur Kadri dhe Fiqirete Kadriaj, përkatësisht 67 dhe 62 vjeç, ndodheshin në banesën e tyre në rrugën "3 Vëllezërit Kondi", disa oficerë policie kanë ushtruar një kontroll të befasishëm. Gjatë kontrollit, policia ka mundur të gjejë brenda 5.5 gramë kokainë, e cila ishte ndarë në gjashtë proporcione. Por, duke kontrolluar edhe më mirë në banesë, uniformat kanë zbuluar edhe një vend ku ishte vënë një peshore elektronike, që shërbente për peshimin e kokainës. Ndërsa në një dollap në dhomën e gjumit policia ka mundur të gjejë rreth 212 mijë lekë, të cilat mendohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal. Me gjetjen e provave të lartpërmendura, drejtuesi i grupit hetimor ka vendosur që burrë e grua të shoqërohen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi nuk kishte njeri tjetër në banesë. Ata janë marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore, duke dhënë deklaratat në lidhje me drogën e gjetur në banesën e tyre. Sipas tyre, drogën e kishin blerë vetë, pavarësisht se nuk kanë treguar se te cili person, për arsye se ishin të papunë dhe pensionet nuk u dilnin për të jetuar. Kjo ishte menduar si zgjidhje prej tyre, duke e shitur te studentët.

Aktiviteti

Zakonisht, sipas policisë, ata punonin me porosi, pasi njihnin shumë studentë dhe përdorues të kokainës. Duke marrë shkas nga këto informacione, nën drejtimin e prokurorit është vendosur që të dy të moshuarit të arrestohen në flagrancë, për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjithashtu, atyre u janë sekuestruar edhe gjithë materialet e gjetura në banesë. Por, policia dyshon se ata bashkëpunonin me të afërm të tyre në këtë aktivitet kriminal dhe deklaratat e dhëna në polici mund të jenë dhënë për të mbrojtur persona të tjerë. Zakonisht, tregtimin e bënin te stolat e godinave të Qytetit Studenti, ku takoheshin me studentët. Ky nuk është rasti i parë që persona të moshuar kapen duke u marrë me shitje droge. Rreth dy vite më parë, dy persona të tjerë u kapën në qytetin e Korçës. Edhe ata shisnin lëndë narkotike në sasi të vogël dhe në atë kohë deklaruan se e kryenin aktivitetin e paligjshëm për të mbijetuar. Gjithashtu, një tjetër i moshuar është kapur në Tiranë kohë më parë, i cili shiste kokainë në qendër të Tiranës, përballë bibliotekës. Ndërsa operacioni i djeshëm vjen direkt pas një tjetër operacioni të realizuar nga policia e Tiranës tri ditë më parë. Në operacionin e koduar "Mesnata", policia arrestoi katër veta dhe shoqëroi 20 të tjerë, të cilët ishin mbledhur në një vilë, ku konsumonin alkool dhe drogë, që nga kokaina, ekstazi dhe hashash./G.Shqip/
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

shi pleqt mire e bejne se me pension sjetohet i lumte
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

ne burge te kalben se merren cunat me keto biznese dhe i marrin pleqet persiper
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

c'fare dinjiteti?

turp te kene me nje kosh thinja ne koke!
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

c'fare dinjiteti?

turp te kene me nje kosh thinja ne koke!

thuj pra sales ti rrisi pencionin i lumte me mire qe e kan bere sjam dakort merinine qe ka mundesi pune spunon dhe ben kto gjera por pleqte qe e bejne per te mar dicka per te jetuar hallall
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

thuj pra sales ti rrisi pencionin i lumte me mire qe e kan bere sjam dakort merinine qe ka mundesi pune spunon dhe ben kto gjera por pleqte qe e bejne per te mar dicka per te jetuar hallall

te shkoj te ruaj lopen,, te kultivoje domaten, etj

njeriu i ndershem punon deri kur ta lene kembet e duart.

i ke gjith diten tu lujt domina (dhe me e keqa ngacmojn femra pleq matufa)

hahahahah
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

o plak sje ne burrel ktu flitet per tirane smeret njeri me koltivim domatesh na i hashash dhe flitet domino ncncncnn pleqt i ke pubeve di gjujt re jan modern pleqt qytetare
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

gjepura .... pleqt se kishin per ta shitur ... e kishin per perdorim vetjak
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

ne burge te kalben se merren cunat me keto biznese dhe i marrin pleqet persiper

Pikes i re :D
Kshu shkojn keto pune , o ja lejn pleqve ose adoleshenteve , dihen keto gjona ;)
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

Te shesin pleqte droge :D.Qfare te presim nga tjeret...kur do te kuptojne se duhet fituar paraje me djers dhe jo ne kesi lloj menyre pa djers dhe duke demtuar te rinj qe disa prej tyre jane studenta duke krye shkollen dhe drogohen.:(.
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

o plak sje ne burrel ktu flitet per tirane smeret njeri me koltivim domatesh na i hashash dhe flitet domino ncncncnn pleqt i ke pubeve di gjujt re jan modern pleqt qytetare

Malsori ka lindur per te lare e lyer pushken me i ba roje nderit e burrnise,

kurse fusha i ben domatet, dhe lopet.LOL
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

Pranaj vdisni per domatet dhe lopet e fushes ju !!!!! Ahaaaaa tani e mora vesh

Mendoj dhe une si Vitk atje te kalben se mbrojne femijet e tyre keta kane ndodhur shume raste te tilla
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

Malsori ka lindur per te lare e lyer pushken me i ba roje nderit e burrnise,

kurse fusha i ben domatet, dhe lopet.LOL

fusha i ben por malsori e punon aman shyqyr qe hapi sala armet se kishit ngel me pushken me fishek te ndryshkem
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

LOL kesaj i thone te terbohesh ne pleqeri,goxha guxim!
 
Titulli: Pranga pleqve që shisnin kokainë

fusha i ben por malsori e punon aman shyqyr qe hapi sala armet se kishit ngel me pushken me fishek te ndryshkem

malsori eshte kolonizator nuk punon ta merr me zor kur nuk ka. LOL

Pushket (hutat)dhe barutin malsia i ka pasur te vetat historikisht dhe pa Berishen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top