Pranga 15-vjeçarit, tentoi të vriste dy persona

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Tiranë-Policia e Tiranës ka vënë në pranga një adoleshent, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy persona. Për fat, ngjarja është parandaluar në kohë dhe gjithçka ka përfunduar vetëm me arrestimin e 15-vjeçarit.

“Shtetasi F.N, 15-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë u arrestua në rrugën "Tahsim Shehu", në flagrancë, pasi tentoi të vriste për motive të dobëta shtetasen A.B. 14 vjeçe dhe shtetasin Fadil Rushani, 24 vjeç, banues në Tiranë”- thanë burimet e policisë.

Në cilësinë e provës materiale, të dyshuarit iu sekuestrua një armë zjarri pushkë gjysëm automatike si dhe 16 fishekë pushke.

Ende nuk dihen motivet për të cilat adoleshenti ishte nisur të kryente krimin. Për këtë policia është duke marrë në pyetje objektivët e sulmit si dhe vetë të akuzuarin.

Aktualisht mbi të rëndon vepra penale e "vrasjes me dashje të mbetur në tentativë", mbajtje së armëve dhe kanosjes.

Gazeta Shekulli
 
U rriten zogjt po u dalin puplat :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top