Populli “vëlla”: Turqit i varin shqiptarët në litar, malësorët rrokin armët

diber-2-620x350.jpg

Koleksioni fotografik i Ernst Jekut (Ernst Jنckh)

Shqipëria dhe Kosova në vitin 1910

Ernst Jek (1875-1959) ishte gazetar, publicist dhe shkencëtar gjerman, i cili lindi në Urah (Urach) të Gjermanisë jugperëndimore. Qëndrimi në Turqi në periudhën 1908-1909, gjatë dhe pak kohë pas revolucionit xhonturk, i bëri shumë përshtypje dhe Jeku u bë mbështetës i fortë i Turqisë dhe i marrëdhënieve gjermano-turke. Në verë të vitit 1910 ishte në Kosovë dhe në Shqipëri, i ftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ku mbështeti trupat turke në luftë kundër kryengritësve shqiptarë. Gjatë ekspeditës ushtarake shkoi në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Shkodër. Nga Shkodra u kthye me forcat ndëshkimore nën komandën e Shefqet Turgut Pashës nëpërmjet Mirditës dhe Gostivarit për në Shkup. Me forcat ushtarake turke ishte edhe gjatë luftës italo-turke (1911-1912). Në vitin 1912 Jeku themeloi shoqatën gjermano-turke dhe në vitin 1914 ishte ligjërues i historisë turke në Universitetin e Berlinit. Pas Luftës së Parë Botërore përkrahu demokracinë liberale parlamentare në Gjermani si dhe anëtarësimin e Gjermanisë në Lidhjen e Kombeve. Në vitin 1920 bashkëthemeloi Universitetin Gjerman për Politikë (Deutschen Hochschule für Politik) në Berlin. Me ardhjen në pushtet të nazistëve në vitin 1933, Jeku iku në Londër ku punoi për New Commonwealth Institute dhe në vitin 1940 u emërua profesor në Universitetin Columbia në Nju Jork, ku dhe vdiq. Arkivi i tij, duke përfshirë fotografitë e Shqipërisë, ndodhet në bibliotekën e Universitetit Columbia. Ndër botimet e Ernst Jekut është libri Im türkischen Kriegslager durch Albanien: Bekenntnisse zur deutsch-türkischen Freundschaft (Nëpër Shqipëri me ushtrinë turke: dëshmi e miqësisë gjermano-turke), Hajlbron 1911, nga i cili është marrë ky koleksion fotografish. Fotografi të tjera të Ernst Jekut prezantohet këtu me lejen e Bibliotekës së Librave të Rralla dhe të Dorëshkrimeve të Universitetit Columbia në Nju Jork.

Në foto bien në sy kudo malësorët shqiptarë gjatë kryengritjeve anti-osmane, si në malet e veriut të Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë.

Bën përshtypje vetëm një foto në Fushë Kosovë, ku populli ka dalë për të përshëndetur me dashuri të madhe Sulltanin.

Dy burra në Dibër shfaqen të varur me litar nga një gjykatë ushtarake turke.

Bien në sy burrat e Mirditës që po luten në kishë me armët në dorë.

Në një tjetër foto duken disa burra me qeleshe duke ecur bashke me nje karvan turk.

Ata janë zënë rob dhe janë detyruar që t’u tregojne udhën pushtuesve.

*Marrë nga faqja e albanologut Robert Elsie
 
Titulli: Populli “vëlla”: Turqit i varin shqiptarët në litar, malësorët rrokin armët

Vitet 1910_1912 kane qene vitet katastrofe per populin shqiptar. Turqit ne keta vite kane nxjerr ne drite te zezen e tyre qe kishin ndaj nesh. C'armatimi i shqiptarve filloj qe ne 1910, gje qe solli nje pushtim krejtte lehete te serbeve jo me pak se dy vite me vone,1912. E gjithe kjo e studiuar e planifikuar qe me pare.
Mire thonte nje historian kosovar, Frasher Demaj, nuk keni nevoje te lexoni per masakrat e turqeve, pyesni neper kosove te vjetrit.
Me pas turqit jua fali shqiptaret sllaveve te cilet kane lare lesh mbi ne.
 
Titulli: Populli “vëlla”: Turqit i varin shqiptarët në litar, malësorët rrokin armët

Në foto bien në sy kudo malësorët shqiptarë gjatë kryengritjeve anti-osmane, si në malet e veriut të Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë.

Bën përshtypje vetëm një foto në Fushë Kosovë, ku populli ka dalë për të përshëndetur me dashuri të madhe Sulltanin.

Dy burra në Dibër shfaqen të varur me litar nga një gjykatë ushtarake turke.

Bien në sy burrat e Mirditës që po luten në kishë me armët në dorë.

Në një tjetër foto duken disa burra me qeleshe duke ecur bashke me nje karvan turk.

Ata janë zënë rob dhe janë detyruar që t’u tregojne udhën pushtuesve.

*Marrë nga faqja e albanologut Robert Elsie
Un nuk shoh asnje foto?
 
Titulli: Populli “vëlla”: Turqit i varin shqiptarët në litar, malësorët rrokin armët

Un nuk shoh asnje foto?

Te siguroj qe nje foto eshte ne krye fare.
Gjithsej jane 54 por vura vetem njeren si me emblematiken.
Se di pse nuk ju del foto, nuk je vetem ti ne fakt qe nuk e sheh, ka edhe te tjere.
 
Gjynah qe kane zene pluhur k’to temat … ( Kane harruar njerezit edhe se kush jane ) nderkohe qe na mbillet edhe helm i zi dhe na behet propagande Arabesh & Co .
 
Gjynah qe kane zene pluhur k’to temat … ( Kane harruar njerezit edhe se kush jane ) nderkohe qe na mbillet edhe helm i zi dhe na behet propagande Arabesh & Co .
Darling ktu te diskutosh per origjinen te akuzojne si patriote fake .
Te ven ne shtylle e te godasin me gure .
Ama dhe mishin tma grijn un tyre si them vellezer se ne damaret e mi rrjedh gjak dardan. Dhe un nuk i them vella ktyre qe provuan per shekuj me radh te shfarosnin identitetin tone .

😘🙈❤️
 
Eshte kthyer ne mode suma e turkut 🐝😆
Pastaj cuditemi se nga na mbine me shumice edhe Dylberet . LOL

Ps … Shyqyr qe historia nuk vdes kurre dhe del edhe ndonje nip dhe mbese qe i mban gjalle .😎😘❤️
 
Ramadan Veliu

NUK KAM FESTË, MOS MË URONI !

101019892_10158039880270255_4263142481689837568_n.jpg
Ju festoni e dalldisuni deri në çmendi duke festuar e unë sot do te do të mbaj zi, për nënshtrimin shpirtëror të shqiptarëve ndaj armikut tonë shekullor sulltanateve otomane!
...Ne ua kemi pranuar besimin e hyjnitë e armikut. Ne e kemi tjetërsuar veten tonë dhe e kemi pranuar shpirtin e armikut si shpirtin tonë. Kur pushtimi të depërton në shpirt, atëherë kemi humbur përceptimin e lirisë si vlerë, kemi ngatrruar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar dhe kemi shkelur mbi dinjitetin tonë si qenie të lira njerëzore.
Ne themelet e besimit tuaj, qëndrojne pellgje e rreke te pafund gjaku të brezave të mëparshëm për të mos u nënshtruar, ne themelet e ketij besimi qëndrojnë trupa të panumërt shqiptarësh, të përshkuar në hunjë, qëndrojne koka te panumërta te shqiptareve te prera me shpata otomane, ne themelet e ketij besimi qëndrojnë edhe mijëra koka të murosura në Qele-Kullen e Nishit e ndertuar me kafka te shqiptareve te prera nga otomanet. Ne themelet e besimit tuaj qëndrojnë edhe dhjetramijëra kilometra katrore te atdheut tonë qe i humbem shkaku i Turqisë otomane. Të gjitha keto viktima shqiptare për të mos humbur identitetin e tyre dhe traditat e tyre. Sot ai gjak i derdhur, ata heronj luftash e betejash per të mos u nënshtruar, do të turpëroheshin para juve pasardhësve të atyre brezave.
 
67623_10151311455725255_1584556669_n.jpg

Kush është gjenerali?

Të mahnitur nga qëndresa heroike që u bënë kryengritësit kosovarë ushtrive osmane në grykën e Kaçanikut më 1910, gazetarët e huaj po kërkonin me ngulm cili ishte ai gjeneral i famshëm që i drejtonte. Kur u gjetën përpara udhëheqësit trim Idriz Seferi

- Ti je gjenerali i kësaj qëndrese të pashembullt?

Idrizi, duke fërkuar mustaqet...... . Si unë, këtu janë të gjithë, sepse armën kundër armikut ua ka mësuar nëna që në djep. Të gjithë shqiptarët janë gjeneralë kur luftojnë për vendin e vet, por në vend të gradave në supe kemi armët e brezit.
 
556109_10151310057085255_1446296917_n.jpg

Bejlerët e Jugut, të shqetësuar nga luftrat e Rrapo Hekalit, i thanë:

- Pa na thuaj, ore Rrapo Hekali, si do të qeveriset vendi me një tufë leckamanësh që ke grumbulluar rreth vetes?

Rrapo Hekali u tha: Njëqind herë më mirë se ç'e qeveris Sulltani me një tufë kusarësh, maskarenjsh si ju.
 
Ne fakt termi "vella" nuk eshte dhe aq i cmendur si term duke qene se ne Turqine e sotshme ka dikur 10milione banore me kombesi Shqipetare.
Duhet ti ndajme gjerat mos ti bejm lemsh si me politiken, ne armik kemi patur ushtrite qe erdhen por kurre popullin qe sic thash me lart kemi te njejtin gjak.
Kur flasim per Turqine, duhet te drejtojme gishtin te ata qe kryen krime mbi ne, jo te shumica qe se dine as ku bie Shqiperia ne rastin konkret.
Duhet ti ndajme gjerat, ska popull ne bote qe do lufte,qe dergon femijet neper luftra ti vriten, mos te behemi budallenj, ama ka politikane e propagandiste qe bejne te mundur keto, ama nese mbajme syte hapur efekti i ketyre paraziteve kriminele nuk funksionon me.Populli eshte tjeter e "kungulli i deformuar aka sulltani" tjeter.
 
Kur flasim per Turqine qarte dhe paster flitet per turq dhe jo per Shqiptaret … dhe ky dallim besoj qe eshte ose duhet bere edhe mese i qarte .
 
🐝 Leje se me duket e humbi rrugen e zotit dhe dardani .😊
K’tu Po nuk pate pak kujdes … te ben vete ambienti dhe varesia 🐝… kshuqe mbase e ka edhe nga kjo 😀
 
Kur flasim per Turqine qarte dhe paster flitet per turq dhe jo per Shqiptaret … dhe ky dallim besoj qe eshte ose duhet bere edhe mese i qarte .
Turqi eshte nje emertim modern i banoreve te asaj zone. Ne ate toke qe osmanllinjte e pushtuan me ndihmen e "Perendimit" para 500 vitesh dhe qe ishte e jona me mijevjecare sot banojne 10milione shqipetare te "natyralizuar" turq kte desha te theksoj me lart.
Politika eshte dicka tjeter dhe populli dicka tjeter.
Pastaj, qe ndikohen me propaganden masive ajo nuk diskutohet, por duhen ndare gjerat perndryshe nje bari ne malet e Turqise merr te njejten forme si ai qe jep urdherin te beje genocid mbi popullin tone dhe ketu qendron gabimi qe shumice e njerezeve bejne.
 
Seriozisht tani … se Turqi apo Turqi e modernizuar me fjalet e tua ka zero lidhje me Shqiptaret … nje Shqiptar I natyralizuar neper bote nuk e ben as turk as Italian dhe as grek per k’te arsye … ku edhe nje here mos I ngaterro gjerat .

Dhe per sa kohe qe k’to barinj delesh Kane support edhe politiken dhe perfaqesuesit e tyre dhe ndihen edhe rehat si turq … atehere nuk ka asnje ndryshim ne k’te rast dhe kjo shkon per te tere .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top