Poni pushton jugun me koncerte

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Ka lënë mënjanë çdo kokëçarje me këngë e klipe të reja, dhe i është përkushtuar jetës koncertore në qytetet e jugut. Këngëtarja vlonjate Poni këtë verë ka preferuar që të mos hapërdahet shumë nëpër vende te tjera, apo qytete të ndryshme ndërsa i ka planifikuar koncertet e saj vetëm në jug të vendit.

Kjo pasi dihet që këngët e saj më shumë se sa publik në jug, nuk mund të gjejnë askund tjetër. Ndoshta se e ka alternuar këtë verë të nxehtë me koncerte dhe plazh duke përshkuar pothuaj gjithë bregdetin.

Ndryshe ishte vera që këngëtarja kaloi një vit më parë vetëm me xhirime dhe udhëtime nga Tirana drejt Maqedonisë e Ulqinit. Ajo e komentoi vitin e kaluar si momentin e saj më të mirë në muzikë. Lansoi tri klipe, “Hopa, hopa”, “ا’është dashuria” dhe “Labëri, moj la bëri”, këngë nga albumi i saj i fundit.

Poni, u rikthye me sukses verën e kaluar me klipin “Labëri, moj labëri” dhe më pas me “Hopa, hopa”, pas bashkëpunimit me regjisorin maqedonas Aleksandër, i cili solli imazhin e një nuseje të bukur shqiptare, që martohej në manastir.

Ajo ka pohuar gjithashtu se ka hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga turbofolku, për t’iu përkushtuar tani e tutje muzikës ritmike dhe asaj tradicionale shqiptare. Gjatë vitit të fundit Poni është treguar shumë e kujdesshme për të rrëfyer në media të reja nga jeta e saj private.
*PP*
 

Attachments

  • f.0809210454598_m.jpg
    f.0809210454598_m.jpg
    29.7 KB · Shikime: 16

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top