Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Politikanë, merreni shembull Sumën!

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, është një shembull i vetmuar i një politikani, i cili nuk ka ardhur në pushtet për të vjedhur, ka vlerësuar drejtori Ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, në një prononcim për Telegrafin. Ndërsa, drejtori i Organizatës “اohu”, Avni Zogiani vlerëson se Suma deri tash është lënë në hije nga mediat dhe shoqëria, duke i shërbyer kështu bosëve të politikës aktuale, të cilët janë të interesuar që të dekurajojnë personat që angazhohen për të mirën e qytetarëve.
Behxhet Shala ka vlerësuar se skena politike e Kosovës ka nevojë për politikanë jo të përfshirë në aktivitete kriminale, por në rrethanat aktuale ky është një mision i pamundur.

“Sot është trend që njerëzit të hyjnë në politikë duke pasur synimin për t’u pasuruar. Kjo është bërë një epidemi e gjithanshme në të krejt skenën politike. Do të duhet kohë që klani i politikanëve aktualë të tërhiqet, një pjesë ndoshta duke u përballur me drejtësinë”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Shala ka vlerësuar se Rufki Suma duhet të shërbejë si model për të rinjtë që synojnë të futen në politikë, por që ndoshta ndihen se janë të ngulfatur nga brezi i politikanëve të vjetër të korruptuar.

“Suma arriti që të zgjidhej me shumicë absolute pa u mbështetur të ndonjë parti politike, pa bërë fushatë, pa i shpenzuar fondet publike, të cilat nuk i shfrytëzon edhe tash. Ai ka bërë punë të mëdha për të mirën e qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe faktin se ka arritur që Hanit të Elezit t’ia heqë emrin e gjeneralit famëkeq Jankovic”, ka thënë Shala.

Ndërsa, Avni Zogiani vlerëson se ka shumë nevojë që Sumës t’i jepet më shumë hapësirë në media, në mënyrë që të shërbejë si model se si një politikan i vendit arrin që të punojë me përkushtim për qytetarët.

“Në media tona, është shumë e zakonshme që të raportohet për një kryetar të një qyteti evropian që shkon në punë me autobus apo me biçikletë, duke e trumbetuar si shembull të modestisë. Por, deri më tash, në media, në shoqërinë tonë përgjithësisht pak është përmendur shembulli i kryetarit të Hanit të Elezit”, ka thënë Zogiani për Telegrafin.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma është vlerësuar si model i një politikani të pakorruptuar. Kartela e tij në vlerë prej tremijë euro, vazhdon të mos jetë e shfrytëzuar, pasi që Suma deklaron se nuk do ta shpenzojë buxhetin publik për nevoja personale. /Telegrafi/
 
Titulli: Politikanë, merreni shembull Sumën!

U tremba nga titulli lol
 
Titulli: Politikanë, merreni shembull Sumën!




Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, gjatë këtij viti, nuk ka harxhuar asnjë cent në darka e dreka. Ai nuk e ka përdorur fare as kartelën për shpenzime gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Madje për një gazetë në Prishtinë ka treguar se as nuk di si të përdoret për këtë kartel.

Suma është zgjedhur si kryetar komune duke qenë kandidat i pavarur. Ky ka qen një rast i rrallë që një kandidat i pavarur të fitoj në zgjedhe për kryetar komune në Kosovë .

Të gjitha elementet e një politikani dhe kryetar shembull i posedon.

Ka qenë komandant i UاK-së dhe ndryshe nga të tjerët edhe në politikë ka ruajtur vlerat dhe amanetin a atyre burrave. Këtë vit me nismë vetjake ka qenë edhe në Haxh për të kryer ritualin fetar të besimit Islam të cilit i përket , ndryshe nga disa ‘haxhi pishman’ të politikës që shkonin me ftes dhe me mjete të autoriteteve të Haxhit.



Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, është një shembull i vetmuar i një politikani, i cili nuk ka ardhur në pushtet për të vjedhur, ka vlerësuar drejtori Ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, në një prononcim për Telegrafin. Ndërsa, drejtori i Organizatës “اohu”, Avni Zogiani vlerëson se Suma deri tash është lënë në hije nga mediat dhe shoqëria, duke i shërbyer kështu bosëve të politikës aktuale, të cilët janë të interesuar që të dekurajojnë personat që angazhohen për të mirën e qytetarëve.



Zyra e tij, për vitin 2011, ka shpenzuar fare pak para për derivate të veturave. Po ashtu Komuna e Hanit të Elezit nuk ka shpenzuar asnjë cent për ushqim dhe pije gjatë 2011, linjë kjo qëdeljashtë shpenzimeve për dreka dhe darka.

Dhe po ashtu, në këtë komunë nuk janë hasur shpenzime gjatë 2010 dhe 2011 për mëditje apo bonuse.

Të gjitha këto janë evidentuar në raportin e Institutit GAP, i quajtur “Letërnjoftimi i komunës”/ekuilibër/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back