Politika, Berisha: Ta shndërrojmë në ditë feste. Rama: Askush të mos rrijë pa votuar

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe liderët e partive politike u bënë apel qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës me qetësi e maturi.

Nishani: Kjo është dita e qytetarëve. Berisha pas votimit: Ta shndërrojmë këtë ditë në ditë festë dhe mirëkuptimi. Rama-qytetarëve: Votoni, në pak minuta vendoset fati i një gjenerate. Meta: Erdhi ora e ndëshkimit me votë nga Saranda në Tropojë. Basha: Votoni pasivisht në mënyrë civile. Topi: Urojmë që Shqipëria ta kalojë këtë provë me sukses. Idrizi- qytetarëve: Kjo ditë nuk duhet të na ndajë. Spahiu: Sot të flasin qytetarët.



RAMA-QYTETAREVE: VOTONI, NE PAK MINUTA VENDOSET FATI I NJE GJENERATE Ora: 13:40 -
Lideri i socialistëve Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali Gregori, votoi në shkollën “Pjetër Budi", në kryeqytet rreth orës 13:40. Kryesocialisti Rama u bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë në votime, pasi siç tha ai, në pak minuta vendoset fati i një gjeneratë.

“Apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje. Në pak minuta vendoset fati i një gjenerate. Ju lutem të gjithëve, s’ka asgjë më të rëndësishme sot për të bërë, si qytetarë si familjare, se sa tek qendra e votimit për të marrë fletën e votimit dhe për të shprehur vullnetin me votë. Secili sot është populli në veprim. Pjesëmarrja është shprehja më kuptimplotë dhe më e thjeshtë e popullit në veprim. Askush sot të mos rrijë pa votuar.”- u shpreh Rama.

Ndërsa shprehu keqardhje për ngjarjen e ndodhur në Laç, kryesocialsiti Rama akuzoi segmente të policisë së shtetit, që sipas tij po bashkëpunojnë me forca kriminale.

“Jam shuam i keqardhur për ndodhinë e Laçit, për rolin e Policisë së Shtetit në disa zona të Shqipërisë, jam shumë i keqardhur për bashkëpunimin me forca kriminale të segmenteve të Policisë së Shtetit, në disa zona të Shqipërisë. Megjithatë këto nuk do të ndryshojnë fatin e këtyre zgjedhjeve.”- u shpreh Rama.

VOTON META: ERDHI ORA E NDثSHKIMIT ME VOTث NGA SARANDA Nث TROPOJث
Ora 13:35- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka votuar sot rreth orës 13;30 në njësinë 5 në kopshtin numër 31 tek ish-blloku. Menjëherë pas votimit, kreu i LSI-së ka veshur me përgjegjësi për incidentin e rëndë të Lacit, qeverinë Berisha.

Sipas kreut të LSI-së, ora e ndëshkimit me votë ka ardhur tashmë për të.

“ثshtë përgjegjësi e PD ngjarja e Lacit, e banditëve të saj që do e marrin përgjigjen me votë. Shqiptarët janë të vendosur sot më shumë se kurrë për t’i thënë po demokracisë, pro europës jo për tu kthyer tek 96 e Berishës. Ai nuk diti të largohej me dinjitet duke respketuar votën e lirë, tani erdhi ora e ndëshkimit me votën e gjithë shqiptarëve nga Saranda në Tropojë”, vijoi ai.

MEDIU: Tث SHMANGEN INCIDENTET E PANEVOJSHME
Ora 12:35 -
Pas votimit, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu bëri apel për shmangien e incidenteve gjatë procesit zgjedhor.
“Duhet të jetë ditë e paqshme dhe e hareshme dhe shpresoj të shkojë kështu. Incidentet duhet të shmangen, janë tërësisht të papranueshme. Nuk duhet të nxitojmë në konkluzione që raste që nuk mund të kenë lidhje me zgjedhjet të paraqiten si të lidhura me zgjedhjet.”- tha Mediu.

AK, SPAHIU: SOT Tث FLASIN QYTETARثT, Tث HESHTIM NE
Ora 12:30- Ka votuar sot në Tiranë edhe kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Ai e ka hedhur votën e tij paraditen e sotme në orën 09.00 tek shkolla "Pjetër Budi" në Tiranë. Në një koment të shkurtër për mediat ai ka thënë se sot fjala i takon qytetarëve.
“Sot le të flasin shqiptarët le të heshtim ne. Ta bëjmë atë parlament që për 23 vite nuk u çua asnjëherë në këmbë të këndojë himnin e flamurit”, tha ai.
Ora 11:50 - Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi i shoqëruar nga bashkëshortja votoi rreth orës 11.50 në qendrën e votimit të vendosur në shkollën 9-vjeçare "Servete Maçi". Pas votimit, kreu i FRD-së apeloi qytetarët për maturi dhe ftoi ata të ushtrojnë të drejtën e votës, për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

"ثshtë një moment që shoqëria shqiptare të vendosë në qetësi. Votoni në qetësi, për të ardhmen tuaj dhe jo për interesa meskine të politikanëve. Nuk duhet të jetë ditë konflikti por ditë feste. Urojmë që Shqipëria ta kalojë këtë provë me sukses", theksoi Topi, ndërsa dënoi incidentin e rëndë të ndodhur në një qendër votimi në Laç, qarku Lezhë.

“Jam i dëshpëruar për episodin e Laçit. Njerëzit nuk duhet të shkojnë tek dominimi i pushtetit për interesa personale. Kam bindje absolute, ajo që ka ndodhur në Laç, është produkt i një politike të vjetër. Këtë ka prodhuar politika. Këtë po bën dhe sot. Njerëzit janë të prirur të shkojnë pas partive politike, por kur është një politikë e egër dhe ka individë që gjatë gjithë kohës kanë pjellë këtë lloj politike, shoqëria duhet të bëjë një analizë dhe t'i japë fund këtij tranzicioni”,- u shpreh Topi.

VOTON KREU I PDIU, IDRIZI- QYTETARثVE: KJO DITث NUK DUHET Tث NA NDAJث
Ora 11:45 - Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka votuar në kryeqytet, nga ku ka bërë thirrje për një votim masiv nga të gjithë qytetarët shqiptarë.
Sipas Idrizit, sot nuk është dita që shqiptarët të përçahen, pasi siç u shpreh ai, kombi ynë ka pasur pafundësisht padrejtësi historike.

“Uroj që sot të jetë një ditë e mbarë për të gjithë shqiptarët dhe i ftoj që të votojnë masivisht për verdiktin e tyre dhe të mbetemi miq mes njëri tjetrit” – u shpreh Idrizi.

Ai i bëri thirrje qytetarëve “që të votojnë për drejtësinë e këtij vendi, integrimin evropian dhe për unitetin dhe të gjithë atë energji pozitive për të cilën kemi nevojë”.
I pyetur se si e vlerëson procesin zgjedhor deri në mesditë, Idrizi u shpreh se kjo ditë nuk duhet të na ndajë.

“Ne sot votojmë deri në orën 19:00 dhe më pas do të jemi të gjithë miq. Kjo është energjia pozitive që duhet t’i transmetojmë njëri tjetrit dhe për të cilën kemi nevojë. Shqiptarët gjithmonë e kanë treguar se janë qytetarë evropianë dhe i ftoj që politika të mos i ndajë në ditën e sotme. Të shkojmë drejt një Shqipërie evropiane, drejt një qytetërimi të cilit edhe i përkasim prej mijëra vjetësh” – theksoi Idrizi.

SHKODER, TOPALLI: VOTOVA PER NUMRIN 44, PER NJE SHQIPERI EUROPIANE
Ora 11:43- Kryetarja e Parlamentit dhe nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, votoi sot rreth orës 10.00 në qytetin e Shkodrës. Ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme, e shoqëruar nga familja e saj, bashkëshorti së bashku me dy fëmijët, ajo votoi në qendrën e votimit numër 306/1 me vendndodhje pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

“Unë sapo kam votuar numrin 44 me emrin e Sali Berishës, votova për mirëqënien e Shqipërisë, votova për një Shqipëri europiane, votova për një Shqipëri të sigurt dhe me punësim sa më të lartë. Jam e sigurt se qytetarët e Shkodrës, por edhe të gjithë banorët e këtij qarku dhe çdo shqiptar do të dijnë të marrin vendimin më të mirë për një Shqipëri të zhvilluar në këtë ditë të rëndësishme", u shpreh Topalli, në prononcimin e saj për mediat pas përfundimit të procesit të votimit.

Rreth orës 10:00 ka votuar në qendrën e votimit të ngritur tek çerdhja nr.13 në kryeqytet edhe kryebashkiaku, Lulzim Basha. Pasi ka hedhur votën, Basha i ka bërë apel qytetarëve të Tiranës të votojnë pasivisht e në mënyrë civile.

“Falenderoj qytetarët e Tiranës për kontributin dhe mënyrën si e përcollën këtë fushatë. Uroj që procesi zgjedhor të vazhdojë me të njejtin shpirt festiv e civil dhe që qytetarët të marrin pjesë masivisht në të, që të vazhdohet me vepra të mira”, tha Basha.

Më tej kryebashkiaku Basha i bëri thirrje komisionarëve dhe vëzhguesve “të vazhdojnë administrimin e procesit në përputhje me ligjin, të dëgjohet zëri i cdo qytetari në cdo qendër votimi”.

Në lidhje me incidentin në Lac, Basha u shpreh se nuk kishte informacione.

TIRANث, PRITET VOTIMI I LIDERثVE Tث POLITIKثS, JA QV-Tث KU VOTOJNث
Ora: 08:53 -
Procesi i votimit nisi në orën 07:00 në pothuajse të gjitha qendrat e votimit, ashtu siç ishte parashikuar. Ndërkohë pritet që të votojnë edhe krerët më të lartë të shtetit, por edhe kryetarët e partive kryesore në vend.

Kështu, mësohet se Presidenti i vendit Bujar Nishani pritet të votojë në orën 10.00 në qendrën e votimit 1766/2 në shkollën e mesme “Andon Zako Cajupi” në Tiranë. Kreu i së djathtës, Sali Berisha do të votojë në qendrën e votimit ngritur tek “Liceu Artistik” rreth orës 10.00, pasi në këtë orar pritet edhe takimi i zotit Berisha me kryesuesin e delegacionin AD HOC të Parlamentit Europian, Eduard Kukan.

Ndërsa lideri i së majtës, Edi Rama pritet të votojë në shkollën “Pjetër Budi". Pasi të hedhin votën e tyre, drejtuesit politikë, pritet të bëjnë edhe deklaratat e para në lidhje me procesin e zgjedhjeve.

Kreu i LSI-së Ilir Meta pritet të votojë në njësinë 5 në kopshtin numër 10 te ish-blloku, ndërsa kreu i FRD-së Bamir Topi pritet të votojë në shkollën "Servete Maçi" në Tiranë. Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pritet të votojë në orën 9.00 në shkollën “Pjetër Budi”.

(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 69605.jpg
    69605.jpg
    71 KB · Shikime: 21
  • 69580_3.jpg
    69580_3.jpg
    21.9 KB · Shikime: 22

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top